Ka përfunduar në GJKKO seanca ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt lidhur me fazën e pyetjes së dëshmitarëve të thirrur nga SPAK ku këtë të premte u pyetën 3 prej tyre përfshirë Vullnet Muçën, vëllain e Aleksansër Lahos.
Në seancën e ardhshme u përsërit thirrja për disa dëshmitarë të tjerë, mes të cilëve Luan Mata, babai i Ervin Matës i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata urdhëroi shoqërimin e detyrueshëm të biznesmenit Luan Mata pas nuk është paraqitur gjatë thirrjeve të deritanishme vullnetarisht.
Dëshmia e tij sipas SPAK, do të merret lidhur me vendosjen e tritolin në hotelin e tij në rrugën e “Dibrës” në maj të 2020. Në këtë ngjarje u dyshua se ishin implikuar Ramazan Rraja, Plarent Dervishi dhe Julian Meçaj. Sipas SPAK, Dervishi dhe Meçaj akuzohen se i kanë dhënë autorëve automjetin që kanë përdorur Rraja për të vendosur tritolin