Është zbuluar tashmë emri i parë që do të ulet në panelin e opinionistëve të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, dhe bëhet fjalë për një figurë të njohur.
Sipas burimeve të Telegrafit, këtë detyrë do ta marrë Dalina Buzi. Zgjedhja e saj vjen pas një sërë diskutimesh brenda produksionit.
Oferta për këtë rol është bërë nga vetë Olsa Muhameti, producentja e spektaklit. Burimet bëjnë me dije se Dalina e ka pranuar tashmë ftesën, duke zyrtarizuar kështu rolin e saj në sezonin e ri.
“Big Brother VIP Kosova 4” pritet të nisë në fund të nëntorit, sipas planifikimeve të produksionit.