Policia ka referuar materiale në Prokurori për ish-kreun e Dhomës së Avokatisë, Arben Lena pasi akuzohet se ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një të burgosuri në Shënkoll.
Sipas bluve, avokati 56-vjeçari, i cili është nën ‘arrest me burg’, për një tjetër ka përdorur prokurorën që ia ka marrë 70-vjeçari.
Tërheqja e parave nga llogaria bankare e të burgosurit raportohet se ka ndodhur gjatë periudhës 2020-2022, ndërsa avokati ka shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. L., 56 vjeç, me profesion avokat, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari (aktualisht në IEVP Shënkoll), duke përdorur prokurorën që ia ka marrë duke shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij”, – njoftimi i policisë.