• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun privat MSSC, kanë krijuar ombrella “të ligjshme” korrupsioni

12:13 : 13/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Do të duhej zhurma e madhe me rrethimin policor dhe ushtarak dhe marrjen e godinës së Televizionit News 24 në 9 Gusht të këtij viti, që shqiptarët të mësonin për ekzistencën e një kompanie të re shtetërore me emrin “KAYO”.

Administratori i saj Ardi Veliu dhe më pas kryeministri Edi Rama, deklaruan se bëhej fjalë për një kompanie të rëndësishme shtetërore ushtarake, e cila do çojë në një nivel të denjë për një vend anëtar të NATO armatimin, pajimet dhe uniformat e ushtrisë e të forcave të tjera të Sigurisë në Shqipëri. Madje sipas kryeministrit, objektivi kryesor i saj do të jetë prodhimi në vendin tonë i dronëve luftarak dhe i autoblindave. Më herët Edi Rama duke folur për standardet e ushtrisë dhe policisë shqiptare në kuadrin e anëtarësimit në BE, ka folur për një epokë të re cilësore dhe dinjitoze të uniformave. Por duket se historia vazhdon: Premtime të reja, avazi i vjetër!

Çfarë është kompania “KAYO” në letra dhe cili është objektivi i saj

Kompania e prodhimit të armëve “KAYO” është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në datë 16 tetor të vitit 2024, kurse data e themelimit të kompanisë është 24 shtatori 2024. Kompania KAYO do të drejtohet nga një bord me 7 anëtarë, teksa administrator do të jetë ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ajo është krijuar me një kapital fillestar, prej 150 milionë lekësh.

Lexo edhe:

Tregti me sende të vjedhura, lihet në fuqi dënimi me burg për shoferin e Ardi Veliut

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt

Shoqëria “KAYO” ka objekt veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin, asgjësimin dhe tregtimin,brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe armët ushtarake, të municioneve, të teknologjive dhe pajisjeve ushtarake, uniformat, mjetet, pajisjet dhe sistemet e armatimit e komunikimit si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të sigurisë e mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake. Përgjatë zhvillimit të veprimtarisë së saj, Shoqëria ndjek gjithashtu interesa ekonomikë dhe tregtarë.

DOKUMENTET/ Si kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun privatDOKUMENTET/ Si kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun privat

Kompani e re me ortakë të vjetër dhe si mund të bësh pa frikën prej SPAK, “korrupsion me ligj”

Pavarësisht ambicies dhe proklamimit të bujshëm që kryeministri Edi Rama i ka bërë “KAYO”, si një shoqëri e cila në bashkëpunim me kompani prestigjioze në botë do të prodhojë dronët e parë Made in Albania, se më në fund ushtarakët, policët dhe forcat e tjera të Sigurisë, do të kenë veshje dhe pajisje cilësore dhe dinjitoze si homologët në NATO dhe BE, puna e parë që ka bërë administratori i saj, Ardi Veliu, ka qenë krijimi i disa kompanive- ombrella, për të vazhduar aferat e vjetra korruptive me të njëjtët klientë, por këtë herë pa tenderime dhe prokurime publike. Pra krijimin e një monopoli, privat-shtet, në këtë fushë.

Subjekti “M.K.D.” me NUIS “M52008029J” është themeluar si shoqëri aksionere, në datën 01.08.2025, me objekt aktiviteti, prodhimin apo tregtimin e armëve dhe municioneve për forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe strukturat e tjera të Sigurisë.

Subjekti “GUNA TACTICAL” me NUIS “M52008021O” është themeluar si shoqëri aksionere gjithashtu, në datën 01.08.2025, me objekt aktiviteti prodhimin apo tregtimin e uniformave dhe aksesorëve për forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe strukturat e tjera të sigurisë.

DOKUMENTET/ Si kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun privatDOKUMENTET/ Si kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun privat

E përbashkëta e krijimit të këtyre subjekteve, nuk është vetëm e njëjta datë e krijimit, por edhe se janë të njëjtët ortakë që kanë krijuar dy kompani.

“M.K.D” ka si ortakë aksionerë: 20 % kompaninë shtetërore, “KAYO” me NUIS “M42216020F”, me administrator Z. Ardi Veliu dhe 80% kompaninë private shqiptare, “MSSC (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY)” me NUIS “L01306040L”, me pronar të vetëm Z. Emiljano Dusha.

“GUNA TACTICAL” ka si ortake aksionere: 51 % kompaninë shtetërore “KAYO” me NUIS “M42216020F” me administrator Z. ArdiVeliu dhe 49% kompaninë private shqiptare “MSSC (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY)” me NUIS “L01306040L”, me pronar të vetëm, po Z. Emiljano Dusha.

Kush është “MSSC” me pronar të vetëm Emiljano Dusha, i cili është përzgjedhur si ortak nga KAYO?

Duke ju referuar të dhënave për transaksionet e Thesarit të Shtetit në website-in Open Spending Albania, kompania “MSSC (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY)” është një përfituese shumëvjeçare e fondeve të buxhetit të shtetit shqiptar. Kjo kompani është furnizuese e rregullt me armë dhe municione për forcat e armatosura dhe të sigurisë.

Kontratat e furnizimit që kjo kompani ka bërë me strukturat ushtarake dhe të sigurise kanë qenë me vlera të negociuara në menyre të drejtpërdrejtë dhe pa procedura tenderimi.

Vlera e kontratave të realizuara nga kjo kompani, vetëm në harkun kohor, 2018-2025, është 5’929’396’039 Leke të reja, apo rreth 59’000’000 Euro.

Gjatë periudhës, Tetor-Dhjetor 2024, (Ministria e Mbrojtjes është pronare e KAYO), nga strukturat e kësaj ministrie janë realizuar 7 (shtatë) kontrata me negocim me kompaninë “MSSC”, me një vlerë prej 577’567’186 Lekë të reja, apo rreth 6’000’000 Euro.

Gjatë periudhës, Korrik 2018- Dhjetor 2020, kur administrator aktual i kompanisë “KAYO”, Z. Ardi Veliu ka qenë Drejtor i Përgjithshem i Policisë së Shtetit, nga strukturat e kësaj policie janë realizuar 9 (nëntë) kontrata me negocim me kompanine “MSSC”, me një vlerë prej 309’254’013 Lekë të reja, apo rreth 3’000’000 Euro.

DOKUMENTET/ Si kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun privatDOKUMENTET/ Si kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun privat

Cilat janë kriteret se si është përzgjedhur kompania private “MSSC” si ortake me kompaninë shtetërore“KAYO”?

Përzgjedhja e kompanisë “MSSC” është bërë në mënyrë të fshehtë, sipas preferencës së administratorit të kompanisë “KAYO”, Ardi Veliu.

Nëse në rastin e “M.K.D.” mund të ketë një numër të kufizuar kompanish me eksperiencë në prodhimin apo tregtimin e armëve dhe municioneve ushtarake, ndryshon situata me kompaninë tjetër “GUNA TACTICAL”.

Përzgjedhja e kompanisë “MSSC” si ortake e “KAYO” në krijimin e  “GUNA TACTICAL”, si ndërmarrje ekskluzive për prodhimin apo tregtimin e uniformave dhe të aksesorëve ushtarakë për nevojat e forcave të armatosura dhe strukturave të tjera të sigurisë në Republikën e Shqipërisë, është një akt i pastër korruptiv, i pajustifikuar dhe i pambështetur në asnjë logjikë apo praktikë normale ligjore apo ekonomike, pa asnjë sens apo kriter.

Nuk është bërë asnjë njoftim apo ftesë për kompanitë shqiptarë të cilat kanë eksperiencë shumë-vjecare në prodhimin e uniformave ushtarake edhe të institucioneve të tjera të sigurisë. Disa prej këtyre kompanive kanë eksperiencën dhe aftësinë të prodhojnë me standardet dhe kërkesat e uniformave të NATO-s dhe aktualisht janë duke prodhuar uniforma për NATO-n.

Ndërkohë që në fshehtësi nga Ardi Veliu, për krijimin e “GUNA TACTICAL”, është përzgjedhur ortaku i armëve, Emiljano Dusha, pronar i vetëm i kompanisë shqiptare “MSSC”.

Aktiviteti kryesor i kompanisë “MSSC” është tregtimi i armëve dhe i pajisjeve ushtarake.

Nga kontratat e realizuara me shtetin gjatë viteve 2018-2025 me vlerën 59’000’000 Euro, nuk rezulton asnjë kontratë për uniforma ushtarake, apo të sigurisë.

Kjo kompani nuk zotëron një repart për prodhimin e uniformave ushtarake, apo të sigurisë. Pra, kjo kompani nuk ka eksperiencë apo historik në prodhimin e këtyre uniformave.

Pra me krijimin e “GUNA TACTICAL”, “MSSC” është zgjedhur si ortake e “KAYO” për të plotësuar në mënyrë eksluzive nevojat e forcave të armatosura dhe strukturave të tjera të sigurisë në Republikën e Shqipërisë.

Natyrisht që “GUNA TACTICAL” do të ketë kontrata të drejtpërdrejta dhe pa tender, duke vendosur Çmimet e uniformave dhe të pajisjeve sipas dëshirës.

Mjaftojnë faktet e mësipërme për të vërtetuar se “GUNA TACTICAL” nuk garanton cilësi apo standartet e uniformave, por garanton vetëm Çmime më të larta dhe më shumë fonde të vjedhura nga buxheti i shtetit.

Duket qartë skema. Ajo është krijuar në mënyrë të posaçme si një ombrellë dhe mekanizëm korruptiv, për të abuzuar dhe vjedhur në mënyrë të qetë dhe ligjore fondet e shtetit./Alfapress.al

Etiketa: ardi veliukompania shtetërore KAYOkorrupsionMSSC

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tregti me sende të vjedhura, lihet në fuqi dënimi me burg për shoferin e Ardi Veliut

16:28 : 10/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt

14:52 : 02/10/2025
AKTUALITET

Skandali në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë/ 1.1 mln lekë për të marrë titullin “mjeshtër” në saldim

21:30 : 30/09/2025
AKTUALITET

SPAK: I pandehur edhe ndërtuesi Rrok Gegaj, bashkë me ish-kryebashkiaken e Tropojës (AKUZAT)

16:34 : 30/09/2025
AKTUALITET

“Diella”, gjetje në imazh… një provë e vështirë në praktikë

10:12 : 30/09/2025
AKTUALITET

DASH “nxin” qeverinë Rama, Bardhi: Provoi denoncimet e opozitës për kriminalizimin e ekonomisë

13:48 : 28/09/2025
Para

Çmimin Nobel në Ekonomi e marrin Mokyr, Aghion dhe Howitt

TË GJITHA

“Qiejt sot janë të qetë”, Trump: Ky është fundi i luftës e terrorit dhe fillimi i shpresës

13:23 : 13/10/2025

Berisha kundër mazhorancës për Avokatin e Popullit: Rama i pangopur, ta hedhin kandidaturën në votim!

13:19 : 13/10/2025

Padi për shpifje/ Gjykata dhe Prokuroria i “thyejnë hundët” mashtruesit të ilaçeve, Nadir Çausholli

13:11 : 13/10/2025

Theu masën e sigurisë, bie në pranga 44-vjeçari në Lushnjë

13:09 : 13/10/2025

Deklaratat e Von der Leyen, Berisha: Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter për integrimin në BE

13:04 : 13/10/2025

Lirohen dhjetëra pengje palestinezë, autobusi mbërrin në Gaza

12:53 : 13/10/2025

Gjyqtari kushtetues/ Konflikti Sadushi-Llagami dërgohet për kompetencë në Gjykatën Kushtetuese

12:48 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com