• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E përfshirë në vrasjen e Nikulajt/ Britanikja: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri

11:17 : 11/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Harriet Bridgeman akuzohet nga Prokuroria e Lezhës si e përfshirë në grupin e vëzhgimit  ardhur nga Britania në vrasjen e Ardian Nikulajt më 2023.

Në gjykatën Royal Court of Justice ku u zhvillua procesi i aplikimit për leje për të apleuar vendimin e ekstradimit, dhënë më 2024 për të, dy britanikë të tjerë dhe Edmond Haxhia, avokati i saj ka shpalosur disa pretendime se përse ajo nuk duhet ekstraduar dhe përballur me drejtësinë shqiptare

Argumenti kryesor i dhënë, ishte se Bridgeman do të përballet me kushte çnjerëzore, për shkak të mungesës së infrastrukturës mjekësore të përshtatshme.

“Ekziston një rrezik real që aplikantja do t’i nënshtrohet kushteve dhe trajtimeve çnjerëzore për shkak të mungesës së pajisjeve të përshtatshme mjekësore, dhe se këto kushte do të jenë shtypëse për shkak të problemeve të saj shëndetësore.” tha avokatja e saj.

Lexo edhe:

Gjyqi në Londër ndaj të kërkuarve për vrasjen e Nikulajt, çfarë ndodhi

Vrasja e Nikulajt/ Shkon në 4 numri i të arrestuarëve, në pranga e reja britanike

Avokatja Townshend kundërshtoi mënyrën se si gjyqtari që lejoi ekstradimin kishte regjistruar gjendjen e Bridgeman:

“Sipas meje, gjyqtari gaboi kur vendosi se nuk ekzistonte rrezik real i shkeljes së nenit 3; ai regjistroi gabimisht se PTSD-ja e saj nuk ishte komplekse dhe se depresioni ishte i moderuar, jo i rëndë.”

“Kjo nënvlerëson seriozitetin e sëmundjes, gjë që ka pasoja të drejtpërdrejta mbi trajtimin e nevojshëm dhe nëse Shqipëria mund të ofrojë trajtim të tillë.”

Ajo shtoi: “Gjyqtari gaboi kur arriti në përfundimin se kushtet dhe trajtimi në spitalin e Tiranës nuk përbënin rrezik për trajtim çnjerëzor apo degradues.”

Më tej në gjykatë avokatja tha “Bridgeman vuan nga PTSD komplekse dhe depresion i moderuar deri në të rëndë”.

Gjyqtari theksoi ajo nuk e kuptoi seriozitetin dhe natyrën e sëmundjes së saj, gjë që çoi në gabime të tjera në lidhje me trajtimin e kërkuar.

Ajo argumentoi se sistemi penal shqiptar, në veçanti spitali i burgut të Tiranës, nuk është i pajisur për të ofruar kujdesin e nevojshëm për shëndetin mendor të Bridgeman:

“Një nga bazat kryesore të trajtimit të këtij lloj çrregullimi është terapia e të folurit, dhe për dikë që është shtetase britanike dhe nuk flet asnjë fjalë shqip, gjendja e saj mendore ka gjasa të përkeqësohet ndjeshëm gjatë burgimit në Shqipëri.”

Sa i përket rrezikut të vetëvrasjes, ajo shtoi:“Do të jetë shumë e vështirë për të që të komunikojë se si ndihet, apo  çfarë mund të ketë ndërmend të bëjë me veten, nëse nuk mund të shprehet siç duhet me stafin e burgut.”

Bridgeman ka tentuar vetëvrasje disa herë më parë, duke përdorur: një gaz nga tubi i shkarkimit të makinës dhe një tjetër rast sasi të tepruar paracetamoli.

Ka pasur katër tentativa që nga vetë seanca për ekstradim. Avokatja me tej tregoi raportin e mjekes që përshkruante vajzën e Bridgeman si një faktor “mbrojtës”:

“Që kur vajza e saj ka jetuar me të që nga prilli, nuk ka pasur më tentativa vetëvrasjeje — nëse ajo ekstradohet, ky faktor mbrojtës hiqet dhe rreziku për vetëvrasje do të rritet.”

Thelbi i argumentit të saj për kujdesin shëndetësor nëse ekstradohet në Shqipëri ishte se:

“Në asnjë rrethanë nuk ka mjaftueshëm informacion që të tregohet se masat e nevojshme janë në vend, veçanërisht pasi ajo është shtetase britanike, nuk flet shqip dhe nuk do të ndihmohet nga stafi i burgut që nuk flet anglisht.”/ Top Channel

Etiketa: Harriet Bridgemanvrasja e ardian nikulajt

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqi në Londër ndaj të kërkuarve për vrasjen e Nikulajt, çfarë ndodhi

10:00 : 05/07/2023
AKTUALITET

Vrasja e Nikulajt/ Shkon në 4 numri i të arrestuarëve, në pranga e reja britanike

16:00 : 29/04/2023
Para

Mashtrim kompjuterik/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona (EMRAT)

TË GJITHA

“Gjithçka ndodhi në 7 sekonda” / Rindërtohet skema e ngjarjes në Gjykatën e Apelit

14:55 : 11/10/2025

Afera me CEZ-DIA/ Kërkoi shfuqizimin e dënimit, rrëzohet kërkesa e Kastriot Ismailajt

14:34 : 11/10/2025

Hiqej si prokuror i SPAK-ut, lihet në burg 49-vjeçari në Sarandë/ EMRI

14:19 : 11/10/2025

Serbia bën prapakthehu, rikthejnë flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit

14:03 : 11/10/2025

Çifti zviceran humb në Parkun e Shebenikut

13:53 : 11/10/2025

Vuajti dënimin për vrasjen e një biznesmeni, lirohet nga 41 biss Altin Kodra

13:43 : 11/10/2025

Fermerët e Maliqit ankohen për mungesë tregu: Shteti të na ndihmojë

13:38 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com