• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

Kryeministrat dhe presidentët e shteteve si Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Serbia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia ishin pjesë e samitit të Komunitetit Politik Europian. Fokusi: çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë.

08:44 : 03/10/2025
në BOTA

Në Kopenhagë në kuadrin e samitit të BE-së u zhvillua edhe takimi i Komunitetit Politik Europian, ku morën pjesë rreth 50 kryetarë shtetesh dhe qeverishë, për të diskutuar sfidat aktuale të kohës. Lufta në Ukrainë dhe shkeljet e fundit të hapësirës ajrore në vende të BE-së nga dronë ishin në qendër të konsultimeve. Vendet e BE-së dhe të NATO-s duan të gjejnë zgjidhje për mbrojtjen nga ndërhyrje të tilla. Njëkohësisht diskutohet edhe për krijimin e një mburoje ndaj dronëve.

Përvoja e Ukrainës me dronë mund të ndihmojë

Ukraina konsiderohet me rëndësi thelbësore për një tjetër temë të rëndësishme të këtij samiti: Krijimi i një mburoje kundër ndërhyrjeve të dronëve në hapësirën ajrore të BE-së – përfshirë edhe ato në Danimarkë javën e kaluar.

Ukraina ka përvojë në përdorimin e dronëve dhe ndalimin e tyre. Volodymyr Zelenskyy, presidenti i Ukrainës, theksoi: “Sot Europa përballet vërtet me kërcënime dronësh. Ukraina ka eksperiencë me këtë çështje për shkak të luftës, mbase më e madhja në botë. Dhe sigurisht që ne do s’do të heshtim. Do ta mbështesim Danimarkën, sepse ata janë miqtë tanë të vërtetë.”

Lexo edhe:

Buxheti 2026/ Shëndetësia, mbrojtja sociale dhe arsimi “në mëshirë të fatit”

Koreja e Veriut paralajmëron për më shumë “veprime sulmuese”

Presidentja e Moldavisë Maia Sandu duke folur
Në Kopenhagë presidentja e Moldavisë Maia Sandu tha, se “ajo çfarë ndodhi në Moldavi gjatë muajve të fundit dhe veçanërisht në javët e fundit para zgjedhjeve, mund të ndodhë në çdo vend europian.Fotografi: Vadim Ghirda/AP Photo/picture alliance

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen i mirëpriti mësimet që Europa po nxjerr gjatë mbështetjes së Ukrainës. “Gjithçka bëjmë në Ukrainë është mbrojtja e vetes dhe pjesës tjetër së Europës. Pra po bëjmë shumë por na duhet të shpejtojmë dhe t’i shtojmë përpjekjet.”

Sandu: Të punojmë bashkarisht për të forcuar sigurinë kibernetike

Gjithësesi, jo kushdo në samit është mbështetës ndaj Ukrainës. Udhëheqësit europianë kanë mbajtur takime me dyer të mbyllura me shtetet pro-ruse si Serbia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia, për të kapërcyer përçarjet në Europë.

Moldavia sapo mori një rezultat pro-BE në zgjedhjet e fundit parlamentare. Gjatë fushatës elektorale në Moldavi ka pasur tentativa të forta për influencim nga Rusia në mbështetje të forcave pro-ruse. Gjatë samitit në Kopenhagë presidentja e Moldavisë Maia Sandu deklaroi: “Ajo çfarë ndodhi në Moldavi gjatë muajve të fundit dhe veçanërisht në javët e fundit para zgjedhjeve, mund të ndodhë në çdo vend europian. Prandaj na duhet të punojmë fort, të punojmë bashkë për të luftuar kundër financimit të paligjshëm. Na duhet të punojmë bashkarisht për të forcuar sigurinë kibernetike dhe na duhet të punojmë kundër dezinformimit.”/DW

Etiketa: luftesamiti i besiguriUkraine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Buxheti 2026/ Shëndetësia, mbrojtja sociale dhe arsimi “në mëshirë të fatit”

11:55 : 12/11/2025
BOTA

Koreja e Veriut paralajmëron për më shumë “veprime sulmuese”

13:00 : 08/11/2025
BOTA

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

17:26 : 07/11/2025
BOTA

“Shkatërrim total”, BBC brenda Gazës pas dy viteve luftë (Video)

21:36 : 05/11/2025
BOTA

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025
BOTA

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

08:22 : 03/11/2025
Para

Importet e pesticideve, me rritje në krahasim me një dekadë më parë

TË GJITHA

Dyfytyrësia e Gonzatos

12:05 : 13/11/2025

Tentativa e hakerimit të SPAK/ Merret nën hetim ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

11:44 : 13/11/2025

Opozita kërkesë Begajt: Mos dekreto ligjin për Barazinë Gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

11:41 : 13/11/2025

Çfarë pritet të ndodhë? Në prag të nisjes së protestave, Berisha takon sekretarin e Përgjithshëm të PL

11:41 : 13/11/2025

Kryenin marrëdhënie seksuale në ambiente publike në Shkodër, e pëson çifti i moshuar

11:38 : 13/11/2025

Europol arreston 4 pjesëmarrës në komplotin për rrëmbimin e një trafikanti shqiptar të drogës

11:33 : 13/11/2025

Drejtuesja e SHISH kërkon raportim me dyer të mbyllura, opozita kundër. Noka: E papranueshme, po tallet…

11:20 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com