• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sherr me thika mes nxënësve pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, tre të plagosur (DETAJE)

12:15 : 02/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Tre adoleshentë janë plagosur me thikë ditën e sotme pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz. Dy prej tyre, me inicialet A.L. dhe B.T., janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi kanë marrë dëmtime serioze në kraharor. Një tjetër bashkëmoshatare ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

Sherri fillimisht ka nisur brenda oborrit të shkollës dhe më pas ka përfunduar jashtë, ku nxënëset janë përplasur me thika. Në konflikt kanë qenë të përfshirë rreth pesë nxënës.

Aktualisht, dy 16-vjeçarët e plagosur ndodhen në sallën e urgjencës dhe po ekzaminohen nga mjekët.

Fatmirësisht nga ngjarja e sotme nuk ka viktima, por fenomeni mbetet shqetësues. Ky rast është pjesë e një serie ngjarjesh të dhunës mes të rinjve që kanë tronditur vendin. Vetëm disa muaj më parë, më 14 gusht 2025, 14-vjeçari Erald Xhejo u vra në fshatin Pirg të Maliqit nga bashkëmoshatari i tij Enedio Guri.

Në vitin 2024, 14-vjeçari Martin Cani, i cili u vra nga një bashkëmoshatar pas një konflikti të nisur në rrjetet sociale. Po atë vit, ngjarje të rënda ndodhën edhe në Shkozë dhe Gramsh, ku adoleshentë përdorën thika dhe sende të forta për të sulmuar bashkëmoshatarët e tyre.

Lexo edhe:

Sherri me thika pranë gjimnazit në Kamëz, njëri nga adoleshentët e plagosur në gjendje të rëndë

Adoleshentja u hodh nga pallati, zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë

Në Shkozë, 18-vjeçari Aurelio Dervishi humbi jetën pas një përplasjeje për një vajzë, ndërsa në Gramsh, 15-vjeçari Fatjon Bici u vra gjatë një konflikti mes dy grupeve të rinjsh.

Këto ngjarje tregojnë një fenomen shqetësues të dhunës mes të rinjve në Shqipëri.  Pas vrasjes së Martin Canit, qeveria ia faturoi fajin platformës TikTok dhe kryeministri Edi Rama urdhëroi mbylljen e rrjetit social në Shqipëri. Pra në vend që të investojë vazhdimisht në mbrojtjen dhe edukimin e të rinjve, duket se shpesh preferohet spektakli politik

  • Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza”, në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas dhe po marrin deklaratat e tyre.

Etiketa: adoleshenteIbrahim Rugovakamezthike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sherri me thika pranë gjimnazit në Kamëz, njëri nga adoleshentët e plagosur në gjendje të rëndë

13:50 : 02/10/2025
AKTUALITET

Adoleshentja u hodh nga pallati, zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë

11:50 : 02/10/2025
AKTUALITET

Sherr me thika pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, plagosen 3 adoleshentë

11:24 : 02/10/2025
AKTUALITET

Grabiti një dyqan duke kërcënuar me thikë shitësen, arrestohet i riu në Tiranë

15:18 : 30/09/2025
AKTUALITET

E rëndë në Kamëz, 38-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

11:11 : 30/09/2025
AKTUALITET

Kërcënoi motrën me thikë, arrestohet 38-vjeçari në Laç

10:37 : 30/09/2025
Para

Shembjet te "5 Maji"/ GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetimet per Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

TË GJITHA

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

15:10 : 02/10/2025

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt

14:52 : 02/10/2025

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ KQZ propozon datën 1 nëntor për çeljen e fushatës zgjedhore

14:45 : 02/10/2025

Morën peng një të mitur dhe kërkuan para, arrestohen 2 persona në Tiranë

14:44 : 02/10/2025
Në foto: Erion Veliaj, në momentin e arrestimit

Veliaj kërkon lirinë, Gjykatën e Lartë shqyrton kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

14:26 : 02/10/2025
Në foto: Edmir Bregu i vrarë në 2021, Astrit Avdylaj, Enea Kume dhe Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut)

SPAK godet grupin kriminal, urdhërarreste për ‘Rrumin e Shijakut’ dhe Astrit Avdylajn/ Zbardhet vrasja e Edmir Bregut

14:24 : 02/10/2025

EMRI/ Qarkullonte me armë zjarri, kapet 22-vjeçari i shpallur në kërkim në Kurbin

14:18 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com