• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sherr me thika mes nxënësve pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, tre të plagosur (DETAJE)

12:15 : 02/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Tre adoleshentë janë plagosur me thikë ditën e sotme pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz. Dy prej tyre, me inicialet A.L. dhe B.T., janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi kanë marrë dëmtime serioze në kraharor. Një tjetër bashkëmoshatare ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

Sherri fillimisht ka nisur brenda oborrit të shkollës dhe më pas ka përfunduar jashtë, ku nxënëset janë përplasur me thika. Në konflikt kanë qenë të përfshirë rreth pesë nxënës.

Aktualisht, dy 16-vjeçarët e plagosur ndodhen në sallën e urgjencës dhe po ekzaminohen nga mjekët.

Fatmirësisht nga ngjarja e sotme nuk ka viktima, por fenomeni mbetet shqetësues. Ky rast është pjesë e një serie ngjarjesh të dhunës mes të rinjve që kanë tronditur vendin. Vetëm disa muaj më parë, më 14 gusht 2025, 14-vjeçari Erald Xhejo u vra në fshatin Pirg të Maliqit nga bashkëmoshatari i tij Enedio Guri.

Në vitin 2024, 14-vjeçari Martin Cani, i cili u vra nga një bashkëmoshatar pas një konflikti të nisur në rrjetet sociale. Po atë vit, ngjarje të rënda ndodhën edhe në Shkozë dhe Gramsh, ku adoleshentë përdorën thika dhe sende të forta për të sulmuar bashkëmoshatarët e tyre.

Lexo edhe:

Plagosja me thikë në Vlorë, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori i tij (EMRAT)

Plagoset me thikë 30-vjeçari në Vlorë

Në Shkozë, 18-vjeçari Aurelio Dervishi humbi jetën pas një përplasjeje për një vajzë, ndërsa në Gramsh, 15-vjeçari Fatjon Bici u vra gjatë një konflikti mes dy grupeve të rinjsh.

Këto ngjarje tregojnë një fenomen shqetësues të dhunës mes të rinjve në Shqipëri.  Pas vrasjes së Martin Canit, qeveria ia faturoi fajin platformës TikTok dhe kryeministri Edi Rama urdhëroi mbylljen e rrjetit social në Shqipëri. Pra në vend që të investojë vazhdimisht në mbrojtjen dhe edukimin e të rinjve, duket se shpesh preferohet spektakli politik

  • Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza”, në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas dhe po marrin deklaratat e tyre.

Etiketa: adoleshenteIbrahim Rugovakamezthike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagosja me thikë në Vlorë, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori i tij (EMRAT)

08:46 : 12/11/2025
AKTUALITET

Plagoset me thikë 30-vjeçari në Vlorë

22:01 : 10/11/2025
AKTUALITET

Plagosën me thikë 36-vjeçarin, shpallen në kërkim 2 persona në Peqin

19:35 : 10/11/2025
AKTUALITET

Zvicër/ Shqiptari nga Kosova plagos rojen e sigurisë në një klub nate

14:58 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë

16:23 : 07/11/2025
AKTUALITET

Kaos i përditshëm me trafikun në Kamëz, a po e bllokon Neritan Buzi qëllimisht rrugën? VIDEO

09:00 : 06/11/2025
Para

Shembjet te "5 Maji"/ GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetimet per Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

TË GJITHA

Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së: Ka qenë nder të udhëhiqja partinë

16:03 : 12/11/2025

REL: Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

15:59 : 12/11/2025

Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të mitur, merret nën hetim shqiptari në Greqi

15:51 : 12/11/2025

Afera e “Llogarasë”/ Balluku nuk jep llogari, i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren

15:47 : 12/11/2025

Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbetet në fuqi në KPA

15:37 : 12/11/2025

Kualifikueset e Botërorit, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Andorra (Video)

15:25 : 12/11/2025

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

15:25 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com