• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Përbindëshi i betonit” të Gentian Sulës shkatërron liqenin e Farkës

21:10 : 01/10/2025
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga një perlë natyrore ku njerëzit shkonin për ajër të pastër e qetësi, liqeni i Farkës po shndërrohet në skenografi të betonit. Çdo ditë që kalon, një tjetër copë gjelbërim zhduket nën themelet e rezidencave luksoze.

Ndërtimi pa kriter po shkatërron natyrën dhe po kthen një nga zonat më të bukura të Tiranës në kantier gjigant betoni.

Në një fotografi që qarkullon së fundmi në rrjet, pamjet tregojnë qartë sesi hapësira e gjelbërimit është zëvendësuar me ndërtesa të mëdha, ndërsa liqeni rrezikon të shndërrohet në dekor të pallateve luksoze, duke humbur funksionin dhe vlerën e tij si pasuri natyrore.

Sipas hulumtimeve të “JOQ“, bëhet fjalë për rezidencën “Swan Residence” e biznesmenit Gentjan Sula, e cila ka ndezur reagime të forta nga qytetarët.

Lexo edhe:

Fierza në krizë ekologjike! Liqeni i mbushur me mbeturina, anija e pastrimit jashtë funksioni

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

Komentet e qytet arëve të irrituar:

  • “Po e thajnë liqenin!” – Shumë qytetarë shprehen se këto ndërtime do të ndryshojnë krejtësisht ekosistemin. Për ta, liqeni do të humbasë kuptimin, pasi është kthyer vetëm në sfond të ndërtimeve të reja.
  • “Qeveritarë të paturp, vetëm fukaranë dinë ta ndëshkojnë” – Reagimet shënjestrojnë klasën politike dhe pushtetin vendor që lejojnë ndërtimet masive. Qytetarët thonë se institucionet mbyllin sytë përballë projekteve të mëdha, ndërsa ndëshkojnë qytetarë të thjeshtë që riparojnë shtëpitë e tyre.
  • “Kapitalizëm i egër në emër të fitimit” – Disa e shohin këtë si pasqyrë të mënyrës sesi është keqkuptuar demokracia në Shqipëri. Për ta, çdo gjë është shndërruar në biznes dhe askush nuk merr parasysh natyrën apo interesin publik.
  • “Derdhin ujërat në liqen” – Një tjetër shqetësim është ndotja. Banorë të zonës pohojnë se ujërat e zeza të ndërtimeve derdhen drejt e në liqen, duke e kthyer atë në një “gropë skeptike” ku humbet çdo standard mjedisor.
  • “Qeveri monstër, popull dele” – Reagimi më i ashpër lidhet me faktin se shoqëria hesht. Sipas tyre, është një kombinim i frikshëm: pushtet i babëzitur dhe qytetarë të dorëzuar që nuk protestojnë dot. Për ta, kjo është arsyeja pse nuk ka mbetur më asnjë cep i gjelbër pa u betonizuar.

Ky është vetëm një nga shembujt ku pasuria natyrore po zhduket përballë interesave të ndërtuesve, ndërsa Tirana e rrethinat e saj po kthehen ngadalë në një grumbull betoni./JOQ

Etiketa: farkeGent SulaGentian Sulaliqeniperbindesh betoniresortshkatërronSwan Residence

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fierza në krizë ekologjike! Liqeni i mbushur me mbeturina, anija e pastrimit jashtë funksioni

10:41 : 10/11/2025
AKTUALITET

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025
AKTUALITET

Show vazhdon! Rama shpërndan pamjet e shembjes së vilave të ish-deputetit socialist në Farkë

18:13 : 07/11/2025
AKTUALITET

Shqipëria në shitje! Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort

09:40 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Të shtëna me armë te liqeni”/ Një telefonatë ngre në “alarm” Policinë e Tiranës, çfarë ndodhi

17:27 : 30/09/2025
AKTUALITET

Rrezikohet diga/ Rama e kritikoi për katet pa leje, Armand Lilo nis ndërtimin e 5 kullave te liqeni

21:53 : 29/09/2025
Para

Ortakja lidh sahatin me ndihmën e policisë dhe OSHEE-së, hoteli në rrezik zjarri

TË GJITHA

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025

Reuter zbulon skenarin: Ja ndarja ‘de facto’ që mund ti bëhet Rripit të Gazës

22:14 : 11/11/2025

Hipi në një traget nga i cili nuk zbriti kurrë/ Zhdukja misterioze e Irena Selit, lidhja me 100 mijë euro të zhdukura

21:58 : 11/11/2025

“Makina mund të kishte eksploziv”/ Eksperti: Si i neglizhon Policia hyrje-daljet në Rinas

21:56 : 11/11/2025

“Balluku duhet arrestuar një orë e më parë”/ Kalaja: Rrezik potencial për të prishur provat

21:48 : 11/11/2025

Shpërthen bombola e gazit në Memaliaj, digjet banesa e një të moshuari

21:32 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com