• Kontakt
Thursday, October 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si u mashtruan banorët e Lushnjës nga skema piramidale “XEUX”! Ekspertët: Kanë patur garanci nga lart!

20:19 : 25/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në 28 gusht 2025, në Bulevardin e Palmave në qytetin e Lushnjes, në restorantin “La Bonta” do të uleshin për kafe disa persona. Duke hyrë në bisedë me një nga kamarierët e restorantit, këta persona kërkuan të ishin pjesë e skemave “Xuex” duke investuar në këto platforma.

Por ajo që nuk dinte kamarieri ishte fakti se këta “klientë” ishin agjentë të Policisë së Shtetit me detyrë zbulimin e grupit që merrej me mashtrimin e qytetarëve.

Rekrutimi nuk ishte i fshehtë, përkundrazi, bëhej hapur, në tavolina ku investitorët e rinj bindeshin të hapnin llogari në aplikacionin Binance imitime dhe të futeshin në grupe të mbyllura Telegrami.

Në 14 shtator 2025, Policia dhe Prokuroria e Fierit do të finalizonin operacionin “Xuex” duke goditur skemat piramidale online me bazë kryesore në qytetin e Lushnjes.

Policia do të sekuestronte celularë, kompjutera dhe shuma të konsiderueshme parash. Personat e arrestuar ishin agjentë terreni që reklamonin platformat dhe rekrutonin qytetarët për investime në kriptomonedha jo reale, me mashtrimin se nëpërmjet këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet.

Lexo edhe:

Theu masën e sigurisë, bie në pranga 44-vjeçari në Lushnjë

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, furgoni me turistë përfundon në kanal, 4 të plagosur

Operacioni i kryer me bujë dhe deklarata publike nga Policia e Shtetit flet për informim të qytetarëve, por ndërhyrja ashtu si njoftimi kanë qenë me vonesë.

Madje pompoziteti për të treguar rezultatet pas dëmit, tregojnë se shteti nuk ka parandaluar asnjë dhe asgjë, por thjesht ka arrestuar personat e dyshuar si organizatorë. Sipas ekspertit të IT-së Shahin Dokuzi, fakti që gjërat u bënë kaq hapur në këtë skemë mashtrimi të krijon dyshime për mbështetje.

“Do të thotë e kanë pas një besim mbrapa se do të mbroheshin sepse kushdo që do mashtrojë, do përpiqej të fshihej ndërsa ky rast ishte shumë hapur”, tha për “Vetting” Shahin Dokuzi.

Tashmë paratë e shqiptarëve kanë avulluar dhe koka e grupit ngelet pa autor, gjithmonë nëse autoritetet nuk kanë devijuar hetimet për personin që mund të jetë realisht organizatori.

Sipas ekspertit të ekonomisë Artan Gjergji, kjo është një skemë e strukturuar mashtruese që nuk ka lidhje me tregun financiar dhe kriptomonedhat.  “Ka ndodhur që tashmë shënjestra nuk janë më qytetarët e huaj, por janë kthyer qytetarët shqiptarë’, tha për “Vetting eksperti Gjergji.

Skemat piramidale nuk janë një risi në Shqipëri pasi ato kanë ndodhur më herët në vitin ’97. Madje problemi është se kjo gjë u përsërit për së dyti dhe autorët kryesorë janë larguar nga skena e krimit. Sipas dosjes së Prokurorisë, një nga personazhet më të rëndësishëm në skemë, që ka arrestuar policia, por pretendon se është viktimë është Arbër Çela.

Kontrolli në banesën dhe lokalin “La Bonta” të Çelës nxori në pah shuma të mëdha parash në valuta të ndryshme, dy telefona të shtrenjtë, një laptop, një DVR dhe një automjet luksoz. Në telefonin e tij hetuesit gjetën gjurmë të lidhura drejtpërdrejt me XUEX dhe me transaksione të shumta.

Çela ka pranuar se kishte hedhur 2,300 dollarë dhe kishte fituar 8 deri në 9 mijë, të cilat i kishte tërhequr në Prizren. Madje në hyrjen e lokalit kishte një poster që reklamonte platformën XUEX, duke ngritur pikëpyetje të forta jo vetëm mbi rolin e këtij personi, por edhe ndaj hetimeve të Prokurorisë së Fierit.

Përfshirja nuk ndalej tek ai. Në dosje del emri i Ereledio Shebekut, një i ri që ndihmonte të tjerët të regjistroheshin në platformë. Gazetarët e “Vetting” do të siguronin një intervistë ekskluzive me një të ri nga Lushnja, i cili ka qenë viktimë e kësaj skeme.

“Ky që vuri 1 mijë, s’po i tërheq dot lekët mbrapsht edhe s’ka marrë asnjë lekë edhe ky që ka. Janë 2 vëllezër edhe këta kanë investuar nga 2 mijë e 500 dhe s’i kanë marrë sepse nuk kanë shumë, kanë gati 3 javë që i kanë vendosur ato, s’po i marrim dot”, tha për “Vetting” viktima në kushtet e anonimatit. /VETTING

Etiketa: firma mashtrimiLushnjeXEUX

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Theu masën e sigurisë, bie në pranga 44-vjeçari në Lushnjë

13:09 : 13/10/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, furgoni me turistë përfundon në kanal, 4 të plagosur

11:25 : 13/10/2025
AKTUALITET

I fali mandatin Zegjinesë, Balluku emëron Maldrita Bardhon nënkryetare të Bashkisë së Lushnjës

22:09 : 07/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Dy kushërinjë dhunojnë me grushte dhe sende të forta 52-vjeçarin, arrestohen në flagrancë

11:01 : 05/10/2025
AKTUALITET

Xhindet e biznesit të pistë/ Si mashtron ‘hoxha’ i Lushnjës hallexhinjtë

22:37 : 03/10/2025
AKTUALITET

FOTOT/ Aksident në aksin Lushnjë-Çermë, makina “fluturon” në ajër dhe bie në oborrin e banesës

16:59 : 29/09/2025
Para

Torturë, përdhunim dhe vrasje "live" në Instagram, 3 vajza bien pre e një bande droge në Argjentinë

TË GJITHA

Itali/ Po trafikonte 1.2 kg kokainë, shqiptari kapet në momentin e shkëmbimit

14:47 : 16/10/2025

Skandali në Gjykatën e Lartë/ Zbulohet audio, si e shpalli kancelarja të pavlefshme votën për Naureda Llagamin!

14:39 : 16/10/2025

Plagosje me armë zjarri pranë mbikalimit të Rinasit

14:34 : 16/10/2025

Trump autorizon CIA-n për operacione të fshehta në Venezuelë

14:21 : 16/10/2025

KLGJ zvarrit emërimin e magjistratëve të rinj, ndërsa stoku i çështjeve rritet

14:06 : 16/10/2025

Qëlluan me armë për të kanosur fqinjin e tyre, arrestohen babë e bir në Shkodër

14:06 : 16/10/2025

Aksident me dy të plagosur në tunelin e Skërficës

13:57 : 16/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com