• Kontakt
Thursday, September 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I mori 25 mijë euro një biznesi nëpërmjet mashtrimit, Prokuroria kërkon 10 vite burg për hackerin nga Nigeria

09:14 : 25/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 10 vite burg për Sabastian Victor Negbenedor, shtetas nga Nigeria, i akuzuar për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Nigeriani dyshohet se përvetësoi 25 mijë euro nga një biznes i administruar nga E.B., i cili importon detergjentë nga Italia.

Denoncimi u bë pasi pagesa e dërguar nga biznesi shqiptar për një furnizues italian përfundoi në një llogari tjetër në Gjermani, pas një ndryshimi të vogël në adresën e emailit të kompanisë.

Hetimet zbuluan se Negbenedor përdorte një metodë të sofistikuar mashtrimi: ai hakeronte email-et dhe faqet e biznesit me siguri të ulët, duke iu paraqitur si furnizuesi i vërtetë dhe duke kërkuar që pagesat të kryheshin në llogaritë e tij. Sipas Prokurorisë, ky mekanizëm kishte prekur disa biznese në Shqipëri.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Tiranës:

Lexo edhe:

Vila, kompani dhe makina luksoze, sekuestrohen pasuritë e biznesmenit të imobiliarëve

Skandali me mikrokreditë/ Xama akuza SPAK: Po mbyll pa lavdi aferën 37 milion euro

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon deklarimin fajtor dhe dënimin me 10 vite burg të të pandehurit, shtetasit nigerian S.N. për veprën penale ‘Mashtrim kompjuterik’ parashikuar nga nenet 143/b/2 të Kodit Penal.

Ky shtetas u denoncua nga shtetasi E.B. i cili prej 10 vitesh administron biznesin e tij të detergjentëve që i importon nga Italia në Sauk. Prej vitesh ai komunikonte me një adresë emaili me palën italiane, ku bënte porosinë dhe pasi merrte mallin u dërgonte transferten nëpërmjet bankës.

Një ditë, nga emaili i palës Italiane i vjen një kërkesë që pagesën të mos ta bënte më në llogarinë e kompanisë në Itali por në Gjermani me faturën përkatëse. Kallëzuesi duke parë që emaili ishte i njëjtë (më pas u konstatua se ndryshonte vetëm një gërmë) dhe aty ishte dhe fatura e saktë e kompanisë italiane e dërguar në komunikimet elektronike të mëparshme dhe duke ditur që janë kompani shumëkombëshe, kreu pagesën.

Pas disa kohësh ai kontaktohet nga kompania Italiane pasi nuk kishin marrë shumën prej 25000 eurosh nga ku kuptoi se pagesën e kishte bërë në një adresë tjetër.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u zbulua se përfituesi ishte shtetasi S.N., dhe se ai ka kryer aktivitetin kriminal të “Mashtrimi kompjuterik” parashikuar nga nenet 143/b/3 i K.Penal duke i përvetësuar viktimës shumën prej 25.000 euro.

Gjate hetimit dhe gjykimi u zbulua dhe mekanizmi i kryerjes së këtij mashtrimi kompjuterik, i cili ka arritur të mashtrojë disa biznese në Shqipëri. Prokuroria zbuloi se emailet dhe faqet e kompanive me nivel mbrojtjeje të ulët apo pasëorde të thjeshta, hakeroheshin nga hackera ndërkombëtarë të cilët gjurmojnë këto faqe dhe bisedat që kanë lidhje me pagesa faturash dhe transferta monetare me destinacion nga brenda për jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Më pas, ata hyjnë në komunikime me bizneset duke u paraqitur vetë si subjektet furnizuese të mallrave. Këtë e bëjnë duke hapur faqe të ngjashme dhe adresa emaili te ngjashme dhe për t’u bërë të besueshëm i referohen bisedave të mëparshme të bëra nga subjektet me furnizuesit e vërtetë në rrugë telematike (biseda këto te hakeruara). Pasi bëhen të besueshëm nxjerrin justifikime menaxhimi dhe kërkojnë që pagesat të kryhen në llogari të tjera, duke përvetësuar gjithë pagesat e bizneseve, të cilët mendojnë se po paguajnë partnerin e tyre.

Si një rast i përsëritur, Prokuroria pranë Gjykatës e Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë gjen rastin tu bëjë thirrje bizneseve që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve, duke marrë masa për një mbrojtje të lartë të sistemeve të tyre kompjuterike, të faqeve të tyre të biznesit si dhe të emaileve apo pasëordeve si dhe të kontrollojnë me kujdes autenticitetin e çdo faqeje biznesi dhe të çdo adrese emaili e komunikim që bëhet apo ku kërkohet ndryshimi i destinacionit të pagesës së faturave të furnizimit.

Etiketa: hackerNigeriaProkuroria e Tiranës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vila, kompani dhe makina luksoze, sekuestrohen pasuritë e biznesmenit të imobiliarëve

12:04 : 28/08/2025
AKTUALITET

Skandali me mikrokreditë/ Xama akuza SPAK: Po mbyll pa lavdi aferën 37 milion euro

20:11 : 21/07/2025
AKTUALITET

Florian Sulejmani jep dorëheqjen nga drejtimi i AMP-së

20:03 : 09/07/2025
AKTUALITET

Shantazhoi 60 vajza/ Ridel në skenë përndjekësi serial nga burgu francez

16:55 : 29/06/2025
AKTUALITET

“Manipuloi tregun”/ Gjykata e Apelit shpëton nga burgu Nadir Çaushollin e “CFO Pharma”

09:21 : 31/05/2025
AKTUALITET

Arbjan Mazniku thirret për të dëshmuar në Prokurori

12:36 : 28/04/2025
Para

Sveçla: Dronë serbë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës! Po hetojmë me KFOR-in

TË GJITHA

Shtyhet seanca paraprake ndaj Ilir Metës, avokati: Do ti nënshtrohem një ndërhyrjeje kirurgjikale

11:35 : 25/09/2025

Provokoi Këlliçin, gjobitet avokati i Redi Mollës. Gjyqtarja: Mesa duket, dikujt i paska hyrë në xhep 5D

11:27 : 25/09/2025

Skandal në Klos! Tubancionet në natyrë, banorët të shqetësuar: Ja si mbushet Ujëmbledhësi (VIDEO)

11:21 : 25/09/2025

“Njoh drejtorë”/ I mori para një personi duke i premtuar favore në shtet, arrestohet 54-vjeçari në Korçë (EMRI)

11:20 : 25/09/2025

Nga tentativat e arratisjes te vetë*rasja, kush është Bledar Selmanaj, i dënuar për v*asjen e shokut të tij

10:59 : 25/09/2025

Gjykata e Lartë cakton datën për zgjedhjen e anëtarit të ri të Kushtetueses

10:52 : 25/09/2025

Person me rrezikshmëri të lartë, kush është i riu që mori peng 19-vjeçarin në Sarandë

10:46 : 25/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com