Kalabria bëhet rajoni i parë me statut të vetëm në Itali që aktivizon programet e Rai-t të dedikuara për një gjuhë minoritare.
Marrëveshja e fundit e nënshkruar midis Presidencës së Këshillit të Ministrave në Itali – Departamentit për Informacionin dhe Botime – dhe RAI-t, dhe Kontratës së Shërbimit Publik , i cili njeh identitetin për të drejtat pakicat gjuhësore historike është bërë për arbëreshët e këtij rajoni.
Një program 13-mujor, me projektin që u bë nga Massimo Fedele, drejtor i RAI-t në Kalabri.
Programi do të fillojë transmetimin më 21 shtator, me një episod çdo të diel në televizion.
Në radio, një program që përfshin dhe eksploron të gjitha aspektet e kulturës arbëreshe do të transmetohet nga e hëna deri të premten, me përsëritje në fundjavë, shkruan Ansa.