• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paradoksi shqiptar, për të burgosurit shpenzohen 9 herë më shumë se për nxënësit

15:51 : 08/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga veriu në jug, nga klasa e parë në të dymbëdhjetën… në emër të çdo nxënësi në vend shpenzohen 368 lekë në ditë. Duke përfshirë pagat e mësuesve, sanitareve, shpenzimet për libra, mjete kancelarike në klasa dhe gjithçka tjetër që prek mësimdhënien… për rreth 1 mijë e 300 shkollat e gjimnazet e vendit u vunë në dispozicion 45.7 miliardë lekë këtë vit.

Thënë ndryshe, për çdo një nga rreth 345 mijë të regjistruarit në arsim janë 132 mijë e 511 lekë në dispozicion në vit apo 11 mijë e 42 lekë në muaj. Kjo shifër është më pak se në Kosovë dhe 8 herë më e ulët se në vendet e Bashkimit Europian.

Paradoksi shqiptar, për të burgosurit shpenzohen 9 herë më

“Shumë herë kemi diskutuar për nevojën që shpenzimet për arsimin të rriten dhe të përqendrohen tek nxënësit. Krahasuar me vendet fqinje dhe standardet europiane, buxheti aktual nuk i mbulon plotësisht nevojat për një arsimin cilësor. Çdo nxënës duhet të ketë mundësi të barabarta për të mësuar dhe për të zhvilluar potencialin e tij, pa u kufizuar nga mungesa e burimeve financiare”, tha për, Mirela Karabina, ish-ministre teknike e Arsimit.

Shqipëria shpenzon shumë më shumë për një të dënuar me burg se për një nxënës në shkollat e vendit. Kosto ditore për çdo të dënuar, ku përfshihen shpenzimet për ushqim, siguria, trajnimi i stafit policor apo shërbimi shëndetësor dhe ai social përllogaritet në 3 mijë e 400 lekë, ndërsa për të paraburgosurit 2 mijë e 800 lekë. Këto shira janë 7 deri në 9 herë më të larta se ato që shkojnë për nxënësit.

Lexo edhe:

Buxheti 2026/ Teliti: Shëndetësia në koma, arsimi në krizë!

PD: Buxheti 2026 do e zhysë më thellë në krizë arsimin dhe rininë shqiptare

Paradoksi shqiptar, për të burgosurit shpenzohen 9 herë më

“Nëse duam që nxënësit tanë të konkurrojnë me bashkëmoshatarët në rajon dhe Europë, investimi duhet të fokusohet jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në trajnimin e mësuesve dhe përmirësimin e programeve mësimore. Pa një buxhet më të lartë dhe të menaxhuar mirë, do të jetë e vështirë të ngrihemi në nivelin e standardeve europiane”, tha, Qemal Çejku, ekspert i sistemit parauniversitar.

Me gjithë rritjen, buxheti për arsimin këtë vit është më pak se 2.4 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto i cili për 2025-n parashikohet të arrijë në mbi 2.6 trilionë lekë.

Paradoksi shqiptar, për të burgosurit shpenzohen 9 herë më

“Kur shpenzimet për arsimin janë më pak se 2.4% e PBB-së, nuk mund të presim që cilësia e shkollave dhe e mësimdhënies të ndryshojë në mënyrë domethënëse. Kjo jo vetëm që e vendos Shqipërinë në fund të rajonit, por edhe i lë fëmijët tanë me mundësi të kufizuara për të përfituar nga arsimi. Rritja e investimeve nuk është luks, është domosdoshmëri për të siguruar një të ardhme më të mirë për vendin”, shtoi Çejku.

Dhe kjo është një ndër arsyet e largimeve masive nga vendi. Vëmendja duhet kthyer shpejt dhe me forcë ndaj zonave periferike thonë ekspertët. Kjo për të lehtësuar sadopak “faturën” e braktisjes së vendit.

“Shumë familje po e shohin emigrimin si zgjidhjen e vetme për t’u ofruar fëmijëve një arsim dhe një jetë më të mirë. Kjo është një kambanë alarmi për politikëbërësit. Duhet të investohet me prioritet në zonat periferike dhe rurale, aty ku mungesat janë më të mëdha. Nëse nuk rrisim financimin dhe nuk përmirësojmë kushtet e shkollave, do të vazhdojmë të humbasim jo vetëm nxënësit, por edhe të ardhmen e vendit”, thekskoi ish-ministrja Karabina./ A2CNN

Paradoksi shqiptar, për të burgosurit shpenzohen 9 herë më

Etiketa: arsimimesuesenxenesitpagatë burgosurit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Buxheti 2026/ Teliti: Shëndetësia në koma, arsimi në krizë!

11:01 : 09/11/2025
AKTUALITET

PD: Buxheti 2026 do e zhysë më thellë në krizë arsimin dhe rininë shqiptare

13:44 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

08:09 : 08/11/2025
AKTUALITET

Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

08:27 : 27/10/2025
AKTUALITET

10 degët e ekonomisë, që kishin paga më të ulëta se mesatarja kombëtare më 2024

14:34 : 24/10/2025
AKTUALITET

Nxënësit mësonin anglisht me “aromë rakie”, pushohet nga puna mësuesi që shkonte në punë i dehur

21:01 : 13/10/2025
Para

“Ruji fëmijët...."/ Ja si Ragip Gila udhëzonte të vëllanë për armët dhe dr*gën që iu gjetën në banesë

TË GJITHA

Gjykata e Parisit liron nga burgu ish-presidentin Nicolas Sarkozy

14:07 : 10/11/2025

EMRAT/ Lejuan kalimin e kamionit me drogë, pezullohen 2 policë të pikës kufitare “Hani i Hotit”

14:00 : 10/11/2025

Berisha: Balluku i ka thënë Ramës se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon

13:45 : 10/11/2025

Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu: Mu bë padrejtësi

13:39 : 10/11/2025
Screenshot

Dokumenti sekret për Asim Vokshin/ KED nën drejtimin e Sadushit shkeli procedurat për verifikimin e integritetit

13:25 : 10/11/2025

“Bela Mafia“ bëhet “belaja Rama”

13:21 : 10/11/2025

PD mbledh grupin parlamentar pas bojkotit të komisioneve/ Korreshi: Të ngujohemi te zyra e Peleshit

13:17 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com