• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ministri izraelit njofton planin për aneksimin e Bregut Perëndimor: Koha për sovranitet të plotë

17:19 : 03/09/2025
në BOTA

Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, një figurë e ekstremit të djathtë në qeverinë izraelite, ka deklaruar se po harton harta për aneksimin e territoreve në Bregun Perëndimor të pushtuar, zona ku palestinezët synojnë të krijojnë shtetin e tyre të pavarur.

Në një konferencë për shtyp në Jerusalem, Smotrich u shfaq përpara një harte që sugjeronte se pjesa më e madhe e Bregut Perëndimor do të përfshihej nën sovranitetin izraelit, duke përjashtuar vetëm gjashtë qytete të mëdha palestineze, përfshirë Ramallahun dhe Nablusin.

“Ka ardhur koha për të zbatuar sovranitetin izraelit në Jude dhe Samari, për të hequr njëherë e përgjithmonë nga rendi i ditës idenë e ndarjes së tokës sonë dhe krijimit të një shteti terrorist në qendër të saj,” deklaroi ministri, duke përdorur terminologjinë biblike që përdoret shpesh nga zyrtarët izraelitë për të përshkruar Bregun Perëndimor.

Smotrich theksoi se synimi i tij është “territori maksimal dhe popullsi minimale (palestineze)” nën kontrollin izraelit. Ai u bëri thirrje autoriteteve izraelite, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, të pranojnë planin e hartuar nga një agjenci e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila është nën mbikëqyrjen e tij.

Ministri, i cili është vetë kolonist dhe ka kërkuar për vite me radhë aneksimin e plotë të Bregut Perëndimor, theksoi se nuk ka interes që popullata palestineze të përfitojë nga “ajo që shteti i Izraelit ka për të ofruar”.

Lexo edhe:

Plani për Gazën, ushtarët arabë në territor “të nxehtë”

Vendoset nën hetim një izraelit, dyshohet se përdhunoi një 26-vjeçare në një hotel në Theth

Zyra e Kryeministrit Netanyahu nuk ka komentuar ende mbi deklaratat dhe planet e Smotrich. Nuk është e qartë nëse kryeministri mbështet iniciativën e ministrit të tij.

Çdo përpjekje për të avancuar me aneksimin ka të ngjarë të përballet me reagime të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë vendet arabe dhe perëndimore.
Mbetet e paqartë gjithashtu se çfarë qëndrimi do të mbajë Shtëpia e Bardhë dhe Presidenti amerikan Donald Trump lidhur me këtë çështje.

Etiketa: Bezalel SmotrichGazaIzraelipushtim

Lajme të lidhura

BOTA

Plani për Gazën, ushtarët arabë në territor “të nxehtë”

12:03 : 18/10/2025
AKTUALITET

Vendoset nën hetim një izraelit, dyshohet se përdhunoi një 26-vjeçare në një hotel në Theth

11:52 : 18/10/2025
BOTA

OKB: Izraeli vazhdon të vrasë civilë në Gaza, pavarësisht armëpushimit

22:08 : 15/10/2025
BOTA

Izraeli pritet të rihapë pikën kufitare të Rafahut

18:39 : 15/10/2025
BOTA

Çfarë është vendkalimi kufitar i Rafah-ut dhe pse është kaq i rëndësishëm?

16:30 : 15/10/2025
BOTA

Marrëveshja e paqes në Gaza, Izraeli: Një nga trupat e kthyer nga Hamasi nuk u përket pengjeve!

12:40 : 15/10/2025
Para

“Filloi ky budallai”, Milaim Zeka: Me Oltën nuk flas, merrej me fjalët e mia

TË GJITHA

Kosova pranohet në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

15:59 : 18/10/2025

Tre shqiptarë rrahin brutalisht një italian për t’i grabitur orën Rolex

15:49 : 18/10/2025

Aksident i rëndë në Ferizaj, lëndohen 5 anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve

15:38 : 18/10/2025

Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti

15:29 : 18/10/2025

U konfliktua me disa persona dhe i kërcënoi me armën e shërbimit, nis hetimi ndaj policit të Kamzës

15:19 : 18/10/2025

Ish-diplomati rus i përfshirë në skandalin “McGonigal” dënohet me dy muaj burgim

15:08 : 18/10/2025

“Po na cenoni aktivitetin politik”/ Tom Doshi ankohet te Celibashi, kërkon zyra nga shteti në gjithë vendin

14:55 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com