• Kontakt
Thursday, September 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

I shiti dozën vde*jeprurëse Matthew Perry-t, “mbretëresha e ketaminës” pranon fajësinë

21:54 : 03/09/2025
në SHOW BIZ

Një grua e njohur si ‘mbretëresha e ketaminës’ ka pranuar fajësinë për shpërndarjen e drogës që rezultoi me vdekjen e aktorit të njohur të serialit ‘Friends’, Matthew Perry. Aktori u gjet i vdekur në tetor të vitit 2023, në xhakuzi në shtëpinë e tij në Los Angeles, ndërsa si shkak i vdekjes u raportuan efektet akute të ketaminës.

Jasveen Sangha, 42 vjeç, pranoi fajësinë për pesë pika të aktakuzës, përfshirë edhe akuzën kryesore për shpërndarje të ketaminës që solli vdekjen. Fillimisht ajo përballej me nëntë akuza penale, ndërsa autoritetet e kishin përshkruar shtëpinë e saj si një ‘emporium droge’, pasi gjatë një bastisjeje kishin gjetur dhjetëra shishe ketamine.

Megjithëse në fillim mohoi akuzat, Sangha në gusht pranoi të ndryshojë deklarimin e saj, vetëm pak javë para nisjes së gjyqit. Dënimi pritet të shqiptohet më 10 dhjetor, ndërsa aktualisht ajo ndodhet në paraburgim federal. Sipas Departamentit të Drejtësisë, Sangha rrezikon deri në 65 vite burgim.

Ajo është njëra nga pesë personat që, sipas autoriteteve amerikane, furnizonin Perry-n me ketaminë, duke shfrytëzuar varësinë e tij për përfitime financiare. Midis të akuzuarve gjenden edhe dy mjekë – Dr. Salvador Plasencia dhe Dr. Mark Chavez, asistenti i Perry-t Kenneth Iwamasa, i cili e ndihmonte në sigurimin dhe injektimin e drogës, si dhe Eric Fleming, i cili i shiste aktorit ketaminë të marrë nga Sangha. Të gjithë të akuzuarit kanë pranuar fajësinë dhe pritet të dënohen gjatë muajve nëntor dhe dhjetor.

Vdekja e Perry-t dhe hetimi që pasoi zbuluan atë që një mjek në një intervistë për BBC e përshkroi si ‘Perëndimin e egër’ të rrjetit të ketaminës në Hollywood.

Lexo edhe:

“Sa do na paguajë ky idiot?”/Zbardhen mesazhet tronditëse të mjekëve pas vdekjes së Matthew Perry

Vdekja e Matthew Perry, që mjeku akuzohet për furnizim të paligjshëm me ketaminë pranon fajësinë

Në kuadër të marrëveshjes me prokurorinë, Sangha pranoi gjithashtu se kishte shitur ketaminë në gusht 2019 te Cody McLaury, i cili humbi jetën nga mbidoza vetëm disa orë pasi kishte blerë drogën. Autoritetet thonë se Sangha shpërndante drogë nga shtëpia e saj në North Hollywood të paktën që nga viti 2019, duke synuar kryesisht klientë nga bota e të famshmëve.

Gjatë një kontrolli në mars 2024, në banesën e saj u gjetën mbi 80 shishe ketamine dhe mijëra tableta, përfshirë metamfetaminë, kokainë dhe Xanax. Sangha frekuentonte rrethet e personave të njohur, ndërsa postimet e saj në rrjetet sociale tregonin një jetë luksoze me festa dhe udhëtime të shumta.

Sipas DEA-s (Agjencia Amerikane për Luftimin e Drogës), ketamina është një anestetik disociativ me efekte halucinogjene. Ajo përdoret në mjekësi si anestezion për njerëzit dhe kafshët, pasi shkakton ndjesinë e ndarjes nga dhimbja. Megjithatë, autoritetet theksojnë se substanca duhet të përdoret vetëm nën mbikëqyrje mjekësore, për shkak të rrezikut të lartë nga pasojat e saj të dëmshme.

Etiketa: ketaminaMatthew Perry

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“Sa do na paguajë ky idiot?”/Zbardhen mesazhet tronditëse të mjekëve pas vdekjes së Matthew Perry

20:00 : 22/08/2025
SHOW BIZ

Vdekja e Matthew Perry, që mjeku akuzohet për furnizim të paligjshëm me ketaminë pranon fajësinë

16:52 : 24/07/2025
SHOW BIZ

Vdekja e Matthew Perry, një mjek do të deklarohet fajtor për furnizimin e aktorit me ketaminë

13:27 : 17/06/2025
BOTA

Vdekja e Matthew Perry, një nga dy mjekët pranon fajin dhe kërkon falje

17:01 : 31/08/2024
SHOW BIZ

I shiti 50 shishe ketaminë aktorit Matthew Perry, merret nën hetim Jasveen Sangha

18:10 : 17/08/2024
SHOW BIZ

Humbi jetën nga mbidoza e ketaminës, 5 persona vihen nën akuzë për vdekjen e aktorit

12:03 : 16/08/2024
Para

Shkencëtarët amerikanë dhe kinezë krijojnë çipin 6G me shpejtësi rekord

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 4 Shtator/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 03/09/2025

“Një nga grupet kriminale më të rrezikshme në planet”/ Media belge: Si u shemb perandoria e Çopjave

22:53 : 03/09/2025

Miku i Ramës në takim me Putinin dhe presidentin Kinez

22:39 : 03/09/2025

Hamasi paraqet kushtet: Gati për një marrëveshje dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite

22:36 : 03/09/2025

Koka përplaset me Dash Sulën: Thoni se PD është e poshtër kur s’bëheni deputetë!

22:27 : 03/09/2025

Shega, mrekullia e vjeshtës që duhet shfrytëzuar çdo ditë

22:15 : 03/09/2025

Shkencëtarët amerikanë dhe kinezë krijojnë çipin 6G me shpejtësi rekord

22:02 : 03/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com