Nga Gjenderal Piro Ahmetaj
Pikësëpari, në kapacitetin e Senior Expertit për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e ShBA/NATO-s, si dhe për shkak të angazhimeve me Institutin e Luftës, AC, CSCE, etj, në Washington; Qëndrën Marshall, Gjermani, NDC, etj, kam ndjekur me interes të shtuar 1275 ditë/netë luftime të përgjakshme në fushëbetejën me/për Ukrainën. Ndërsa në vijim, gjeni përmbledhje strategjike/përditësuar rreth dinamikës së luftës 3.5 vjeçare dhe përpjekjet për: “ndalimin e gjakderdhjes si dhe sfidën e vendosjes e paqes së qëndrueshme në Ukrainë, PA damkën e legjitimimit të pushtuesit, pra Rusisë-Putiniste”:
Në 22 shkurt 2022, Rusia ndërmori agresion ushtarak (të pa-preçedentë nga Lufta e II-Botërore) ndaj integritetit territorial të një vendi sovran. Ambicjet dhe qëllimi i ndërmarrjes/marrëzisë vrastare të Putinit ishte: “Jo vetëm të pushtonte shpejt Ukrainën (max. 9 Maj 2022), por edhe të poshtëronte rendin global, vlerat perëndimore, kohezionin, si dhe fuqinë ushtarake të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/BE)”.
Por falë qëndresës martire të ukrainasve dhe mbështetjes jetike nga SHBA/NATO/BE, edhe mbas 3 vjetësh e 6 muaj luftime të përgjakshme Rusia – Putiniste nuk ka përmbushur asnjë nga këto objektiva strategjike. Po ashtu, përballja heroike e Ukrainës me mbështetjen jetike të perëndimit shërbejnë edhe si demostrim force ndaj Putinit të shpërfytyruar nga përgjegjësite e krimeve në Ukrainë, që: “nëse do të guxonte të sulmonte cilindo nga 32 vendet e NATO-s, e garantuar që do të mposhtej dhe do poshtërohej nga fuqia e pakonkurueshme ushtarake e Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/BE)”.
Nga ana tjetër, duhet ta nënvizojmë se, ka një dallim të qartë mes paleve ndërluftuese, pasi ndërsa Ukraina brënda të drejtës të vetëmbrojtjes sovrane ka sulmuar vetëm njësi dhe infrastruktura ushtarake të pushtuesit, nga ana tjetër ushtria-Putiniste, vijon sulmet barbare mbi çerdhet, shkollat, spitatet, pallatet, ambasadat përëndimore, ujësjellsat, centralet elektrike si dhe infrastrukturat me peshë jetike për qytetarët e Ukrainës!
Së DYTI, gjëndja e palëve ndërluftuese mbas 42 muaj luftimesh. Megjithë rezistencën heroike, disa krahina të Ukrainës lindore (në total rreth 20 %) janë pushtuar nga Rusia, si Donbasi, Luhansk dhe Zaporizhzhia. Pra: “ndërsa Ukraina ka mbi 600 mijë km2, Rusia zotëron 3 herë më shumë se i gjithë territori RSh”!
Humbjet njerëzore: Në total rreth 1.6 million ushtarë dhe civilë janë vrarë ose plagosur (mbi 1.1 milion Rusë dhe më pak se ½ milion Ukrainas), si dhe me kosto të jashtëzakonshme, p.sh Rusia shpenzon deri 1 Miliard € në ditë, pasi ka pësuar humbje të mëdha në armatime, avionë, dronë, tanke, raketa dhe në burime natyrore. Edhe Ukraina ka dëme kolosale (ekspozita në Rinas ilustron pasojat e sulmeve neo-naziste), të cilat do mbeten një sfidë mjaft e vështirë për t’u rimëkëmbur.
Gjëndja e trupave Ruse. Pavarësisht mbi 1.3 milion të vrarë, moralit të rrënuar të ushtrisë dhe të kombit rreth luftës, Kremlini mban në frontin e luftës rreth 350,000 ushtarë nga mobilizimi i detyruar ose mercenarë nga Koreja e Veriut, Mali, Kina, etj. Ka ende shumë tanke T-80/T-90; flotë avionësh Su-30, 35 dhe 25; raketa balistike S-400 dhe Iskander; sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore S-400 dhe Pantsir, por ka probleme serioze për furnizimin e trupave me municione, etj.
Gjëndja e ushtrisë ukrainase. Aktualisht, ka mbi 300,000 ushtarë aktivë; tanke Leopard, Challenger dhe T-64/T-72; Avionë Su-27 dhe MiG-29; mbrojtje ajrore të fuqishme, përfshirë S-300, Patriot dhe NASAMS; sisteme të artilerisë së lëvizshme HIMARS dhe Dronë të gjeneratës së fundit. Ukraina ka patur dhe vijon të ketë mbështetje konstante nga SHBA/Perëndimi (më shumë se gjysëm trilion €) me armatime dhe teknologji moderne si dhe sisteme të inteligjencës.
Me kundërmësymjen dhe ri-marjen e Khirsonit në 2023; pushtimin e Kursk-un (sipërfaqj e qarkut të Tiranës) brënda Rusisë; me goditjen e guximshme (breshër dronësh/117, në thellësitë stratagjike deri 5500 km) dhe shkatërrimi i 40 bombarduesve bërthamore me kosto mbi 7 miliard); konfirmimi në ditën e pavarësisë (24 Gusht) i prodhimite të raketave me rreze deri 1000 Km, demostrojnë fuqinë e pamposhtur ushtarake si dhe vendosmerinë sublime të kombit Ukrainas deri në çlirimin e territoreve të pushtuara.
Pesha e Aleancës Euroatlatike: Në 3 vjet e gjysëm, mbi 500 Bilion € (tanke, raketa, avion dhe dronë të gjenerates së fundit). Menjëhere mbas takimit te Trump-Putin (dhe sigurisht me bekimin e Tij/USA), NATO konfirmoi mbështetjen e një liste nevojash për Ukrainën me 50 Miliard €. Përtej shifrave dhe makinerisë së deziformimit, kjo demostron kohezion dhe mbështetje të pakushtëzuar deri në fitoren e Ukrainës ndaj të keqes së përbashkët (Rusisë – Putiniste).
Së TRETI, Plani i Paqes, mbas takimit Trump-Putin. Përtej mendjeve të ushqyera nga makineria staliniste e dezinformimit (p.sh pritjen me qilimin e kuq, etj), Presidenti Trump para/pas takimit ka ri-konfirmuar “privalimin e interesave Amerikane”, por kurrësesi nuk ka “legjitimimuar pushtimet dhe as statusin e fitimtarit të luftës”. Prandaj e përsëris më fortë se: “Trump e nxorri/diskretitoi Bishën e plagosur rëndë nga ngujimi/izolimi në shpellën e krimeve”, si dhe për t’i imponuar: “ndalimin e menjëhershëm të gjakderdhjes si dhe negociata me Kievin për statusin e rajoneve të pushtuara nga Rusia”!
Ndaj, prioriteti i Trump, ose çka i bashkon palët (Ukraine – Rusi) është ndalimi i gjakëderdhjes njerëzore. Ndërsa është fakt se Zelensky, mbështetur në Hartën -Kushtetuese këmbëngul të rikthejë çdo pëllëmbë të pushtuar (përfshi Krimenë), nga ana tjetër Putini kërkon të mbajë/legjitimojë territoret e pushtuara në Ukrainë. Por kush mund të jenë “tre opsionet” dhe a mund të arrihet një zgjidhje/paqe e qëndrueshme (?):
Opsioni Nr 1, ose pajtimi në tavolinë: “Rusia dhe Ukraina do duhet të dakordohen për të ndaluar luftimet si dhe nisjen e negiciatave për t’i dhënë zgjidhje diplomatike territoreve të pushtuara”. Në këtë opsion, pjesa më e madhe e teritoreve të pushtuara marrin Autonomi-Plus pa çënuar kufijt zyrtar të Ukrainës. Ky opsion do të ndalte luftën, por do të shkaktonte tensione të brendshme në Ukrainë, pasi ukrainasit do ta merrnin: “si një dorëzim në tavolinë të sovranitetit të vendit”.
Opsioni Nr.2: Ndalimi luftimeve dhe krijimi i zonave të garantuar nga artikulli 5, për një periudhë kalimtare, si dhe vijimi negociatave deri te një marrëveshje afatgjatë. Forcat e vendeve të NATO-s, do të vendosen mes territoreve të pushtuara (Buffer-Zone/neutrale) për të garantuar paqen (siguria ajrore e konfirmuar nga USA). Ky opsion nuk e ndryshon hartën kushtetuese të Ukrainës, por do duhej angazhimi i ShBA/NATO/BE, të cilat mbas dështimit në Afganistan, etj, mund të mos marrin rol kaq të drejtëpërdrejtë!
Opsioni Nr.3: Fitore e plotë e Ukrainës ose Rusisë, ose “kapitullim” i njërës palë”: (A) Ukraina me ndihmën e Perëndimit arrin të çlirojë teritoret e pushtuara (përfshi Krimenë), duke imponuar një tërheqje të plotë ë ushtrisë Ruse nga Ukraina (si Millosheviçi në Qershor 1999) si dhe të ri-vendos dhe ushtrojë autoritin shtetëror mbi të gjithe tërësinë teritoriale të Ukrainës.
(B) Rusia arrin të gjunjëzojë Ukrainën si dhe të vendos autoritetin e Mëmës-Rusi mbi territoret e pushtuara. Ky opsion është tërësisht i pamundur, si dhe do të përshkallëzonte luftën deri në shkatërrimin fatal të Ukrainës. Në këtë opsion (që s’ka për të ndodhur kurrë), Presidenti Trump, ShBANATO/BE, do të diskretitoheshin si “roje e pushtimeve të Putinit” (!). Ndërsa në rrafshin global, një Rusi triumfatore, do të shërbente si “andora” për pushtime të tjera … ?!
Në SHTESE, si në dhjetra vlerësime, edhe këtë opinion po e përmbyll me disa “konsiderata strategjike”:
Historia botërore e luftërave nuk e njeh këtë model paqe (të gjithë fitimtare, ose Win-Win). Kjo, pasi marrëveshjet e përkohshme mes palëve ndërluftuese (si autonomia-Plus e Krimesë në 2014, apo asociacioni për Mitrovicën), mund ti kënaqë interesat e liderëve të kohës, por nuk kanë prodhuar paqe për qytetarët, përkundrazi destabilitet dhe gjakëderdhje. Shkurt, një “Rusi fitimtare”, do të zgjaste sundimin e “Carit të Ri të Kremlinit-Putini”, por nuk do të prodhonte paqe afatgjatë për Ukrainën e gjakosur si dhe hidhte në erë besimin në rendin global, vlerat e demokracisë dhe fuqinë ushtarake të aleances euroatlantike.
Ndërsa për oshilacionet staliniste të Lavrovit, Vuçiçit, etj e përsëris edhe më fortë se nuk ka asnjë referencë krahasuese me rastin e Kosovës, pasi: “Lufta e NATO-s në 1999 ishte për çlirimin e Kosovës së pushtuar dhe përgjakur nga Serbia”, prandaj në 9 Qeshor 1999 në Kumanovë u nënëshkrua marrëveshja ushtarake midis “palës humbëse”, Ushtria e Millosheviçit si dhe “palës fitimtare”, USA/NATO/UK” !
Kështu, Ukraina shërben edhe si mesazh për Ministrin e Millosheviçit (z. Vučič), që: “të mos armatoset kot me Avion Mig-29, Rafale si dhe Raketa apo Dronë me 1.64 miliard € nga Izraeli, etj”. Kjo pasi gjithësesi Serbia ka ZERO këllqe për t’u përballur me aftësitë mbrojtëse në rritje të Kosovës (mbas pajisjes së FSK nga USA me Raketa-Jv, Dronë, etj) dhe kurrësesi me fuqinë e sprovuar (99) ushtarake të ShBA/NATO.
I gjej tërësisht mjerane kur: “bollshevikët e sëmurë, fatëkeqësisht edhe në Tiranë dhe Prishtinë” i ri-sjellin opinionit kombëtar oshilacionet e regjimit kriminal të Enver Hoxhës: “USA po sillet si xhandar ndërkombëtar, ndërsa Presidenti Trump si bixhozxhi/matrapaz fshati që sot shet/blen Ukrainën, nesër Kosovën, etj broçkulla”. Prandaj, e ri-theksoj se për interesat gjeopolitike mbarë-Kombëtare, nuk kemi opsion tjetër përveçse të mbështesim pa kushte vendimarrjet dhe programet e USA/NATO-s për Ukrainën, duke “dënuar fortë luftën neo-Staliniste, si nga më ç’njerëzoret në historinë moderne të njerëzimit”.
Së fundmi, mbetem besimplotë se, falë fuqisë së pakonkurueshme ushtarake të ShBA/NATO si dhe Leadershipit të fortë të Presidentit Trump: “paqja në Ukrainë, rendi global i sigurisë, vlerat e qytetërimit dhe demokracisë; fuqia ushtarake dhe interesat Euroatlantike (përfshi Kombëtare) do të triumfojnë mbi neo-nazistët, neo-stalinistët, neo-Millosheviçët, shtetet dhe organizatat terroriste”!
* Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare,
Ballkanit si dhe marrëdhëniet me USA/NATO,
Ish: zv/SHSHP, Këshilltar i Presidentit si dhe,
Përfaqësues i RSh në SHAPE/NATO.