• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Çmendet” moti/ Stuhi e fortë në disa qytete! Përmbytje, pemë të thyera dhe çadra që fluturojnë

13:45 : 30/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Pas temperaturave të larta që na kanë shoqëruar gjatë këtyre muajve të verës, kjo e shtunë ka sjellë reshje shiu dhe stuhi në disa qarqe të vendit.

Shërbimet meteorologjike kanë parashikuar që dita e sotme dhe mëngjesi i ditës së nesërme të shoqërohen nga moti i keq që do të sjellë përmbytje në disa zona.

Bashkitë Vlorë dhe Tiranë u kanë bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos parkojnë mjetet në zonat që kanë rrezik për përmbytje.

Për shkak të përkeqësimit të motit, edhe Policia Rrugore u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të mos udhëtojnë me shpejtësi.

Lexo edhe:

“Shikoni çfarë heqin qytetarët”, Florjan Binaj denoncon trafikun e Tiranës: Shiu i nxjerr bojën propagandës (VIDEO)

Reshje shiu gjatë ditës, njihuni me parashikimin e motit për sot

Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë shiu dhe ere e cila ka marrë përpara karriget e lokaleve, çadrat, mbeturinat dhe sende të tjera.

Në rrugën e Kavajës në Tiranë, për shkak të erës së fortë pemët në anë të rrugës kanë rënë mbi një automjet. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa në zonë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve.

Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë rrëzuar po ashtu edhe disa pemë te rruga Myslym Shyri, ish-stacioni i Trenit, Shkolla e Bashkuar apo te zona e Oxhakut, duke bllokuar dhe qarkullimin.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, mjegulla ka pushtuar kryeqytetin.

1756553112_mjegulla.JPG

Avionët nuk ulen dot në aeroportin e Rinasit

Një avion i linjës Paris-Tiranë dhe një tjetër i linjës Varshavë-Tiranë kanë ardhur vërdallë në det, në pamundësi për t’u ulur në Aeroportin Nënë Tereza si pasojë e motit të keq.

2 avionë nuk ulen dot në aeroportin e Rinasit! Vijnë vërdallë në ajër për disa minuta

Ndërsa në aeroportin e Rinasit, terminalet janë të tejmbushura nga pasagjerët që presin të nisen për në vendet e BE dhe jo vetëm.

Po ashtu raportohet që për shkak të stuhisë në dhjetra itenerare të ketë vonesa, por edhe në shumë të tjerë të jenë shtyrë fluturimet me disa orë apo anuluar.

Qyteti i Durrësit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore. Po ashtu, mësohet se është pezulluar përkohësisht lundrimi i anijeve të vogla, deri në përmirësimin e situatës.

Edhe pse ishte paralajmëruar për stuhi, autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë dhe në pak minuta shi, qyteti është përmbytur dhe ujrat e zeza kanë dalë në sipërfaqe, duke lënë një erë të papërballueshme në rrugë dhe duke shkaktuar kaos të madh në qarkullimin e automjeteve.

Vlora është përfshirë nga erëra shumë të forta që kanë sjellë një stuhi rëre, duke mbuluar qytetin bregdetar.

Pamjet tregojnë rrugë të mbushura me pluhur dhe dukshmëri të ulët, ndërsa era e fortë ka krijuar vështirësi të mëdha për qytetarët të cilët janë larguar nga plazhet të panikosur pasi era e fortë kishte marrë përpara çadrat që rrezikonin të lëndonin pushuesit.

Situata është shoqëruar edhe me trafik të rënduar, pasi shumë pushues kanë zgjedhur të largohen me shpejtësi nga qyteti, duke bllokuar akset hyrëse dhe dalëse të Vlorës. Kjo ka sjellë edhe vështirësi për transportin dhe ka përkeqësuar lëvizjen e automjeteve.

Edhe Lezha është përfshirë nga moti i keq. Reshje shiu kanë përfshirë qytetin duke shkaktuar përmbytje.

Përmbytjet kanë prekur disa zona kryesore, mes tyre bulevardin “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja.

Niveli i ujit ka arritur deri në 30 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Situata e rënduar nga moti i keq ka sjellë edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, ku probleme janë raportuar edhe në zonën turistike të Shëngjinit.

Ndërkohë në zonën bregdetare të Shëngjnit reshjet e shumta të shiut kanë kthyer rrugët në rrjedhë lumenjsh.

Në qytetin e Fierit është shtrirë një mjegull e dendur, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.

Autoritetet kanë bërë apel për kujdes maksimal, duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve të shmangin lëvizjet në oraret problematike, deri në stabilizimin e motit.

Etiketa: ere e forteshistuhi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shikoni çfarë heqin qytetarët”, Florjan Binaj denoncon trafikun e Tiranës: Shiu i nxjerr bojën propagandës (VIDEO)

21:58 : 17/10/2025
AKTUALITET

Reshje shiu gjatë ditës, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:02 : 17/10/2025
AKTUALITET

Paralajmërimi i meteorologut grek: Reshje shiu e dëbore në Shqipëri nga 2 tetori

21:44 : 30/09/2025
AKTUALITET

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot!

08:03 : 29/09/2025
AKTUALITET

Përmbytet rruga ‘Shefqet Kuka’ në Tiranë, pak minuta shi zbulojnë dështimin e kanalizimeve

15:54 : 28/09/2025
AKTUALITET

Vranësira dhe reshje, parashikimi i motit për ditën e sotme!

07:57 : 26/09/2025
Para

Vr*tet ish-kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Parubiy

TË GJITHA

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com