• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Skandal në Itali! Një faqe p*rnografike publikon foto të manipuluara të Giorgia Melonit

19:19 : 28/08/2025
në BOTA

Një skandal i madh ka shpërthyer në Itali pas publikimit të fotove të manipuluara të grave të njohura nga jeta publike italiane, në një faqe pornografike. Ndër figurat e përmendura janë Kryeministrja Giorgia Meloni dhe udhëheqësja e opozitës, Elly Schlein.

Sipas raportimeve të “The Guardian”, bëhet fjalë për faqen Phica, një emër që përbën një anagram të një fjale vulgare në italisht, ku janë ngarkuar këto imazhe të manipuluara, të shoqëruara me komente seksiste dhe fjalor të papërshtatshëm.

Fotot e publikuara në seksionin “VIP” të faqes përfshinin politikane nga të gjitha partitë dhe ishin shkrepur gjatë daljeve të tyre publike, konferencave apo pushimeve. Ato ishin përpunuar digjitalisht për të theksuar pjesë të trupit apo për të sugjeruar poza me përmbajtje seksuale.

Kjo platformë, e cila thuhet se ka mbi 700 mijë abonentë, është krijuar që në vitin 2005 dhe ka funksionuar për një kohë të gjatë pa ndërhyrje. Situata ndryshoi kur disa përfaqësues të Partisë Demokratike, parti e qendrës së majtë, paraqitën kallëzime penale ndaj faqes. Tashmë çështja është në duart e autoriteteve italiane që kanë nisur një hetim zyrtar mbi aktivitetin e saj.

Lexo edhe:

Meloni në telashe për emigrantët, gjyqtarët miratojnë masa të rrepta ndaj kampeve në Shqipëri

Publikoi foto p*rnografike të manipuluara të Giorgia Melonit, zbulohet administratori i faqes online

Përveç figurave politike, mes viktimave janë edhe personalitete të njohura si aktorja Paola Cortellesi dhe influencer-ja e njohur italiane Chiara Ferragni, fotot e të cilave janë përdorur pa leje.

Një ndër të parat që reagoi publikisht ishte Valeria Campagna, politikane e Partisë Demokratike, e cila paraqiti një kallëzim zyrtar dhe bëri thirrje për solidaritet ndaj të gjitha grave të prekura. Italianët e kanë cilësuar këtë si një moment të ngjashëm me lëvizjen #MeToo.

Ndërkohë, është duke u zhvilluar një peticion publik për mbylljen e faqes Phica, i cili deri më tani ka mbledhur mbi 150 mijë nënshkrime.

Në një postim në Facebook të mërkurën, Campagna shkroi: “Jam e neveritur, e zemëruar dhe e zhgënjyer, por nuk mund të qëndroj e heshtur pasi zbulova që fotografitë e mia ishin publikuar në këtë faqe pa pëlqimin tim. Jo vetëm foto me rroba banje, por edhe momente nga jeta ime publike dhe private. Nën to, kishte komente seksiste, të ulëta dhe të dhunshme. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mua. Ka të bëjë me të gjitha ne. Me të drejtën tonë për të qenë të lira, të respektuara dhe për të jetuar pa frikë.”

Pas saj reaguan edhe politikanet e tjera nga Partia Demokratike: Alessia Morani, Alessandra Moretti dhe Lia Quartapelle, duke mbështetur fushatën kundër faqes dhe kërkuar ndëshkimin e atyre që qëndrojnë pas saj.

“Për fat të keq, nuk jam e vetmja. Duhet t’i denoncojmë këto grupe burrash që veprojnë në formë bandash dhe nuk ndëshkohen, pavarësisht ankesave të shumta. Këto faqe duhet të mbyllen menjëherë. Mjaft më!”, shkroi Morani në Instagram.

Ndër politikanet e së djathtës ekstreme që janë vënë në shënjestër janë edhe Alessandra Mussolini, mbesa e diktatorit Benito Mussolini dhe anëtare e partisë Lega, si dhe Daniela Santanchè, Ministre e Turizmit në qeverinë italiane.

Etiketa: Giorgia Meloni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meloni në telashe për emigrantët, gjyqtarët miratojnë masa të rrepta ndaj kampeve në Shqipëri

21:36 : 05/09/2025
BOTA

Publikoi foto p*rnografike të manipuluara të Giorgia Melonit, zbulohet administratori i faqes online

16:51 : 02/09/2025
BOTA

Gjykata italiane pushon hetimin ndaj Melonit për lirimin e komandatit libian

22:41 : 04/08/2025
AKTUALITET

Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një ‘precedent të rrezikshëm’

09:23 : 29/07/2025
BOTA

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

16:40 : 27/07/2025
AKTUALITET

Rama merr pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës, pritet me puthje e përqafime nga Meloni

11:32 : 10/07/2025
Para

Shenjestër e shpërthimit me lëndë plasëse në Fushë-Krujë? Reagon Jozi

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com