• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

REL: Nga Republika Sërpska kërkohet shkëputje e pamundur

12:27 : 26/08/2025
në RAJONI

Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës nuk parashikon të drejtë për vetëvendosje për entitetet, që do të thotë se as paralajmërimi për miratimin e një rezolute për vetëvendosjen e Republikës Sërpska (RS), i iniciuar nga Kuvendi i këtij entiteti, nuk ka fuqi juridike.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar udhëheqjen e entitetit që të reagojë ndaj aktgjykimit kundër Millorad Dodikut me njoftimin për përgatitjen e një rezolute për vetëvendosje të këtij entiteti të Bosnje e Hercegovinës.

Shumica në Kuvendin e Republikës Sërpska, e udhëhequr nga Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) e Dodikut, më 22 gusht ka miratuar një varg konkluzionesh, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnje e Hercegovinës i hoqi Dodikut mandatin e presidentit të RS-së.

Dodik mbeti pa mandat pasi u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës me gjashtë vjet ndalim për ushtrimin e funksioneve publike.

Lexo edhe:

Bosnjë, jep dorëheqjen kryeministri i Republikës Sërpska

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska

Ndër të tjera, përmes konkluzioneve, deputetët kanë hedhur poshtë aktgjykimin dhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për president të RS-së, kanë paralajmëruar referendum, dhe kanë ngarkuar Kolegjin e Kuvendit që të përgatisë tekstin e Rezolutës për vetëvendosjen e popullit serb dhe të Republikës Sërpska.

Megjithatë, nuk është përcaktuar ndonjë afat për hartimin e dokumentit, ndërsa vetë Kolegji nuk ka autorizim për të shkruar rezoluta – roli i tij kryesor është planifikimi i punës së Kuvendit.

Në përbërjen aktuale, ky organ përbëhet nga kryetari dhe katër nënkryetarë të Kuvendit, si dhe tetë shefat e grupeve parlamentare.

Sipas Rregullores së Kuvendit, përmes një rezolute “tregohet gjendja dhe problemet” në një fushë të caktuar, si dhe përcaktohen politika e masa që duhet të ndërmerren më tej lidhur me atë çështje.

Kjo është hera e dytë këtë vit që Kuvendi i Republikës Sërpska hap çështjen e vetëvendosjes, pas miratimit në mars të draftit të Kushtetutës së re të entitetit, ku thuhet se “RS ka të drejtë për vetëvendosje”.

Ide të ngjashme janë shfaqur edhe në vitin 2019, përmes konkluzioneve të miratuara atëherë.

Konkluzione pa fuqi juridike

Profesori i së drejtës kushtetuese, Davor Tërllin, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se konkluzionet e miratuara nga Kuvendi i Republikës Sërpska nuk do të kenë fuqi juridike.

Ai konsideron se bëhet fjalë për një pjesë të “përgjigjes më të gjerë politike” ndaj aktgjykimit dhe heqjes së mandatit të Dodikut.

“Tani po tentohet të krijohet njëfarë përshtypjeje se RS do të zbatojë të drejtën për vetëvendosje, ndërkohë që ide të ngjashme janë shfaqur edhe më herët”, tha Tërllin.

Çdo rezolutë për vetëvendosje, shton ai, as nuk është kushtetuese dhe as në përputhje me obligimet ndërkombëtare.

“Neni 1 i Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës e definon Bosnje e Hercegovinën si një shtet unik me dy entitete, pa përmendur askund të drejtën e entiteteve për t’u shkëputur njëanshëm. E gjithë Marrëveshja e Dejtonit, që është marrëveshje ndërkombëtare, e mbron në mënyrë eksplicite tërësinë territoriale të Bosnje e Hercegovinës”, shpjegon Tërllin.

Ai kujton se Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës më herët ka shfuqizuar “akte jodetyruese” të miratuara nga Kuvendi në Banjallukë.

Në maj të vitit 2022, Gjykata Kushtetuese shtetërore hodhi poshtë disa dispozita të konkluzioneve dhe deklaratave që Kuvendi i RS-së kishte miratuar në dhjetor 2021, të cilat obligonin Qeverinë e entitetit që brenda gjashtë muajsh të dërgonte në procedurë ligje për disa fusha që rregullohen në nivel shtetëror.

Të njëjtin mendim e ndan edhe Nedim Ademoviq, ekspert për të drejtën kushtetuese. Ai më herët kishte deklaruar për Radion Evropa e Lirë se në Kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës nuk ekziston koncepti i vetëvendosjes, por që në Bosnje zbatohet Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, i cili parashikon një mundësi të tillë.

Megjithatë, ai kishte sqaruar se kjo është e mundur në praktikë vetëm nëse një popull arrin të dëshmojë se është i shtypur si pakicë në bashkëjetesë me shumicën politike – gjë që, sipas tij, nuk është rasti në Republikën Sërpska.

Pasojat e mundshme juridike

Nëse rezoluta do të miratohet, profesori i së drejtës kushtetuese, Davor Tërllin, pret reagim nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës, Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) dhe organet shtetërore të drejtësisë.

“Definitivisht këtu duhet të përfshihet një rreth i caktuar personash. Ata mendojnë se nëse përfshihen më shumë organe, më shumë individë brenda disa trupave të mëdha, mund të shmangin përgjegjësinë e disa anëtarëve. Por, është shumë e lehtë të identifikohet kush ka nënshkruar çfarë”, thekson Tërllin.

Ai thotë se në këtë rast, ndoshta Dodik nuk do të ishte përgjegjës drejtpërdrejt, por ata që e ndihmojnë, që nënshkruajnë aktet dhe i vendosin në rend dite të Kuvendit të RS-së.

Profesori Tërllin, po ashtu, vlerëson se miratimi i rezolutës nuk do të ishte akt i hapur i shkëputjes, por vetëm një vazhdim i mbajtjes gjallë të narrativave të mëhershme, të cilat pushteti në RS i përdor nën drejtimin e Dodikut.

“Qëllimi është të qëndrohet në pushtet sa më gjatë, dhe ndoshta të tentohet ende për ndonjë negociatë. Por kemi parë se, sado që ai ka tentuar, nuk ka arritur të gjejë bashkëbisedues as në bashkësinë ndërkombëtare, as te elitat politike në Sarajevë”, përfundon Tërllin.

Shefi i Grupit Parlamentar për drejtësi dhe rend, dhe anëtar i Kolegjit të Kuvendit, Nebojsha Vukanoviq, e ka hedhur poshtë që në fillim idenë e rezolutës.

“Ne në asnjë mënyrë nuk do të marrim pjesë në këtë politikë aventuriere të Millorad Dodikut. Mendojmë se kjo është shumë e rrezikshme – Dodiku dëshiron ta radikalizojë më tej situatën dhe të luajë me RS-në, dhe kjo, për ne, është e papranueshme. Ne e paralajmërojmë vazhdimisht për pasojat”, tha Vukanoviq për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se për partinë e tij Bosnje e Hercegovina e Dejtonit është “shkrim i shenjtë” dhe se “një Bosnjë e tillë u përshtatet plotësisht”.

“Vetëvendosja” e shpallur jokushtetuese para 25 vjetësh

Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës, me një vendim të pjesshëm në vitin 2000, kishte konstatuar se ishte jokushtetuese atëkohë Preambula e Kushtetutës së RS-së, ku përmendej e drejta e popullit serb për vetëvendosje.

Në atë kohë, Gjykata gjithashtu kishte shpallur jokushtetuese edhe disa dispozita të tjera kushtetuese, që flisnin për vullnetin e RS-së për t’u lidhur “me shtetet tjera të popullit serb”, si dhe se “RS është shtet i popullit serb dhe i të gjithë qytetarëve të saj”.

Nga Gjykata Kushtetuese ishte bërë e qartë se “përmendja e sovranitetit, pavarësisë shtetërore, krijimit të shtetit dhe lidhjes së gjithanshme e të ngushtë të RS-së me shtete të tjera të popullit serb” bie ndesh me Kushtetutën e shtetit dhe me dispozitat e saj që garantojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës./REL

Etiketa: republika Sërpska

Lajme të lidhura

RAJONI

Bosnjë, jep dorëheqjen kryeministri i Republikës Sërpska

13:57 : 18/08/2025
Lajmet e Dites

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska

14:46 : 09/07/2025
Lajmet e Dites

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA

15:22 : 08/07/2025
BOTA

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

10:18 : 09/06/2025
Lajmet e Dites

Republika Sërpska” Duam aleancë ushtarake me Serbinë dhe Hungarinë

15:25 : 04/04/2025
RAJONI

SHBA-ja dhe BE-ja kundërshtojnë vendimet e ndërmarra nga Republika Sërpska

20:17 : 06/03/2025
Para

Tre javë para se ai ta vr*ste, 36-vjeçarja i shpëtoi jetën bashkëshortit nga vetëv*rja

TË GJITHA

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!

15:57 : 26/08/2025

Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës në Vlorë

15:37 : 26/08/2025

Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht

15:27 : 26/08/2025

Europa në flakë, 10 mijë km² të djegura vetëm këtë verë

15:06 : 26/08/2025

Arrestohen në Itali dy vëllezër shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri/ EMRAT – Akuzat

14:49 : 26/08/2025

Legjislatura e 11-të e Kuvendit, shtohen 3 komisione parlamentare

14:32 : 26/08/2025

Rama pret e përcjell vartësit, në Kryeministri shkon edhe Behgjet Pacolli

14:13 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com