• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si Avni Ponari po rrënon basketbollin shqiptar: Federata në krizë dhe pushteti në dorë të një njeriu

12:01 : 23/08/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, SPORT

Pas shumë thirrjesh e kritikash, që më së shumti bëhen publike në median e shkruar dhe në studio televizive – pasi kërkesat zyrtare dhe kritikat censurohen nga kapiteni – presidenti që nuk merr guximin të përballet me anëtarët e tij, të flasë hapur dhe marrë përgjegjësitë e mbarëvajtjes së aktivitetit basketbollistik, si në arenën kombëtare, ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Kërkesa pa përgjigje ndaj anëtarëve, një verë me aktivitete ndërkombëtare dhe asnjë analizë për rezultatet skandaloze, me të cilat një vit më parë u mbushën rrjetet duke u shitur si “suksese të rreme”. FSHB është në krizë jo për shkak të mungesës së talenteve apo pasionit në fushë, por për shkak të një federate që e ka humbur besimin, legjitimitetin dhe autoritetin moral për të drejtuar. Ky është realiteti i hidhur i Federatës Shqiptare të Basketbollit nën drejtimin e Avni Ponarit. Në qendër të gjithçkaje mbetet pyetja që të gjithë e bëjnë: Pse ka frikë presidenti të mbledhë Asamblenë e Federatës Shqiptare të Basketbollit? Mesa duket, ai ka frikë nga Asambleja. Herët e fundit që ajo është mbledhur, i është kthyer në boomerang, pasi shoqatat me të drejtë kanë ngritur shqetësime për drejtimin autoritar të “një burri të vetëm”, kanë denoncuar mungesën e transparencës dhe arrogancën e drejtimit.

Sot, në vend që të përballet me zërin e komunitetit, ai zgjedh të fshihet, të censurojë dhe të shmangë përballjen me klubet. Asambleja nuk është luks – është obligim ligjor dhe moral. Çdo president që ka frikë nga Asambleja, ka frikë nga e vërteta. Në një federatë normale, vendimet merren mbi bazën e dokumenteve të nënshkruara, të vulosura dhe të pranuara nga anëtarët. Në FSHB, përkundrazi, shohim një praktikë skandaloze: vendime pa firmë, pa vulë dhe pa autor të qartë. Kush i merr këto vendime? Kush mban përgjegjësi për to? Në asnjë vend demokratik nuk është e pranueshme që një federatë sportive të marrë vendime pa asnjë legjitimitet institucional. Ky është skenar i ilegjitimitetit total, ku ligji, me sa duket, është shkelur hapur dhe institucionet kompetente duhet të reagojnë menjëherë. Është koha që Gjykata dhe Ministria e Sportit të shpallin moskompetencën totale të FSHB-së si nga përbërja dhe nga veprimtaria jashtë kompetencave ligjore të percaktuara në statute dhe rregullore.

Një federatë që mbyll gojën me gjoba

Në vend që të krijojë hapësira për debat, FSHB ka zgjedhur një rrugë tjetër: të gjobisë ata që flasin. Në rregulloren e saj thuhet: “Deklaratat fyese të personave drejtues të shoqatave, trajnerëve, lojtarëve apo personave të tjerë që qëndrojnë në stol, të cilat dëmtojnë imazhin e FSHB-së, të bëra publikisht në media apo rrjete sociale – gjobiten me 1 milion lekë”. Pra, në një kohë kur vetë federata fyen ditë pas ite shoqatat – duke mos i pyetur, por duke i përdorur ato si vegël për të mbushur arkat e veta me vendime ekonomike të njëanshme – tenton të mbyllë gojën e kujtdo që guxon të flasë. Kjo është jo vetëm arrogancë, por edhe frikë e pastër nga e vërteta. Madje ka shkuar aq larg sa të fshijë edhe komentet kritike në rrjetet e saj sociale – një praktikë e turpshme për një institucion që duhet të jetë i hapur, transparent dhe demokratik. Ky është tregues i qartë se federata është zhytur në llumin e turpit, dhe se presidenti Ponari nuk pranon as realitetin, as përgjegjësitë e veta.

Federata, e kthyer në një “mol” privat per Ponarin dhe rrethin e tij të ngushtë

Lexo edhe:

‘Dhoma gazi për shqiptarët’, FSHB letër FIBA-s për thirrjet raciste në Maqedoni: Merrni masa!

Pjerin Ndreu rrahu zyrtarin e Federatës së Basketbollit/ FSHB: Përgjegjësit të vendosen para ligjit

Çfarë federate është kjo ku sekretar bëhet një njeri pa arsim si Franko Bushati? Ku drejtorë ekipesh kombëtare emërohen njerëz pa eksperiencë si Klaudio Ndoja – që u kthye në simbol të dështimit duke rrënuar gjeneratën më të mirë të ekipit kombëtar U18? Këto emërime nuk janë thjesht gabime – janë fyerje për basketbollin shqiptar. Mos ndoshta kjo federatë është thjesht një rrjet për të mbajtur pushtetin dhe për të shfrytëzuar të mirat publike? Deri më sot, faktet flasin qartë: asnjë vendim në interes të përbashkët, vetëm njëanshmëri dhe përçarje për interesat e presidentit dhe servilëve të tij.

Ministria e Sportit nuk mund të heshtë

Ministria e Sportit, si institucioni që çertifikon legjitimitetin dhe delegon misionin për organizim të aktiviteteve basketbollistike kombëtare dhe ndërkombëtare në të gjitha kategoritë, duhet të shqyrtojë seriozisht alternativat pasi kjo federatë po humb çdo ditë kompetencat ligjore dhe sportive, duke mbetur thjesht federata e 3×3 dhe  bashkëpunimit me gjyqtarët e futbollit. Çudira që vetëm kjo federatë mund të shpikë dhe sajojë për shkak të amortizimit të saj në drejtim. A do të vazhdojë ministria të mbyllë sytë ndaj shkeljeve flagrante të FSHB-së? A do të lejojë që fondet publike të shpërdorohen pa llogari dhe me rezultate negative. Është detyrë e shtetit të sigurojë që fondet shkojnë për zhvillim – jo për shkatërrim. Për më tepër që këtyre fondeve i atashohet dhe kontributi i trajnerëve të tenderuar që zgjidhen sipas “kush paguan më shumë” merr ekipin kombëtar. Është detyrë e institucioneve shtetërore të vendosin një kontroll të plotë mbi këtë federatë që sot funksionon jashtë çdo norme ligjore.

Avni Ponari nuk është pronari i basketbollit

Ky president mendon se basketbolli është prona e tij. Por ai harron një gjë: sakrificat e klubeve, lodhja e trajnerëve, pasioni i sportistëve dhe kontributi i brezave nuk janë për të, por për këtë sport. Paratë mund të blejnë shumë gjëra, por nuk blejnë respektin, historinë dhe lavdinë e një sporti.

Thirrje për komunitetin

Basketbolli shqiptar është një pasuri kombëtare, një traditë që ka rritur breza të tërë me kulturë, disiplinë dhe qytetari. Nuk mund të lihet peng i interesave personale. Nëse ky president nuk ka guximin të përballet me realitetin, atëherë duhet të pranojë dështimin dhe të tërhiqet. Sepse një gjë është e qartë: Basketbolli shqiptar nuk është dhe nuk do të jetë peng i interesave personale. Dhe sa më shumë të vonohet kjo ditë, aq më shumë Avni Ponari do të mbahet mend jo për atë që bëri për sportin, por për atë që i mori atij. /Gazeta Sot/

Etiketa: Avni PonariFSHBministria e sportit

Lajme të lidhura

RAJONI

‘Dhoma gazi për shqiptarët’, FSHB letër FIBA-s për thirrjet raciste në Maqedoni: Merrni masa!

20:29 : 04/08/2025
AKTUALITET

Pjerin Ndreu rrahu zyrtarin e Federatës së Basketbollit/ FSHB: Përgjegjësit të vendosen para ligjit

16:04 : 11/04/2025
AKTUALITET

Shqipëria e pafat në Jerevan humbet ngushtë përballë Armenisë

22:10 : 25/02/2024
AKTUALITET

Shpërblimi i mohuar, shfryn Luiza Gega: Ministria s’më jep hakun, ndihem e fyer

16:23 : 16/01/2024
SPORT

Ankesë në FSHB, Partizani akuzon arbitrin Gjoni: Dashakeqës, të merren masa!

17:17 : 28/03/2023
SPORT

Klubet vendosin për formulën e kampionatit, sezoni nis pas ndeshjeve të kombëtares

14:00 : 03/02/2021
Para

EMRAT/ Dh*nuan dhëndrin, arrestohet babai me dy djemtë në Malësi të Madhe

TË GJITHA

Vr*u gruan me th*kë në sy të fëmijëve, arrestohet Pandeli Nakoleci

16:31 : 23/08/2025

Kërcënimi i gazetarit nga Jul Morina, Bardhi: Vetëm në shtetet mafioze ndodhin! Të veprojë Prokuroria

16:20 : 23/08/2025

SKANDALI/ Biznesmeni Jul Morina kërcënon gazetarin Almer Toska pas publikimit të investigimit

16:07 : 23/08/2025

Moti i keq përfshin Elbasanin, raportohet për përmbytje dhe dëme

15:47 : 23/08/2025

“Limon i shtrydhur”? Tenderat mln euro, Arlinda Pogaj “sulm” medias për t’u justifikuar para Edi Ramës

15:37 : 23/08/2025

Rusia sulmon me breshëri dronësh Ukrainën

15:16 : 23/08/2025

Aksident tragjik në Maqedoni, humbin jetën dy adoleshente shqiptare

15:03 : 23/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com