Skuadra e Tigres ka dhuruar spektakël në përballjen kundër Elso-s, duke fituar me rezultatin e thellë 5-0. Një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund, ku Tigres tregoi forcë dhe superioritet në të gjitha repartet e lojës.
Sulmuesi Daniel Muçaku u bë protagonist menjëherë sapo hyri në fushë, duke shënuar një gol të bukur dhe duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon te Tigres. Me lëvizjet e tij të shpejta dhe instinktin e një sulmuesi tipik, ai vërtetoi se është një armë vendimtare për skuadrën.
Në krahun tjetër, Mario Roshi, mbrojtësi i hekurt i Tigres, vazhdon të tregojë siguri dhe maturi në lojë. Me ndërhyrje të sakta, kontroll të qetë të topit dhe shpërndarje të saktë të lojës, Roshi po kthehet në liderin e prapavijës. Ndeshje pas ndeshjeje, ai fiton gjithnjë e më shumë besim dhe po tregon se është një garanci e fortë për mbrojtjen.
Tigres jo vetëm që fitoi me rezultat të thellë, por edhe tregoi se është një skuadër e kompletuar, me lojtarë që japin maksimumin dhe mbajnë ritëm të lartë në çdo minutë. Loja kundër Elso-s ishte një tjetër dëshmi se kjo skuadër ka ambicie të mëdha dhe është gati të shkojë larg këtë sezon.