Denoncime të reja të mbërritura në redaksinë e “Lajmifundit.al” sugjerojnë se kreditë me dokumente të falsifikuara kanë qenë një praktikë e ndodhur shpesh në Raiffeisen Bank. Pas rasteve në Lezhë dhe Vlorë, të denoncuara më herët, episodi i ri lidhet me qytetaren nga Laci, me iniciale Xh.Xh.
Ajo është nga ato raste të rralla, kur jo vetëm ka nxjerrë bllof bankën për pranimin e dokumenteve false në një dosje kredie, por ka arritur të marrë edhe dëmshpërblim për dëmin që i është shkaktuar nga banka me ecejaket për ti marrë fillimisht paratë e më pas edhe banesën, për një kredi të marrë në fakt nga ish burri i saj.
Cfarë ka ndodhur konkretisht?
Qytetarja me iniciale Xh.Xh (dokumenti që disponojmë ka identitetin e plotë) është divorcuar nga bashkëshorti, me vendimin gjyqësor nr. 470, datë 15.12.2006 ku nga Gjykata është zgjidhur martesa ligjore ndërmjet saj dhe ish bashkëshortit.
Por një vit më vonë, në datën 29.07.2007 rezulton se ish burri, ka nënshkruar një kontratë kredie ndërmjet palës së paditur shoqëria Raiffaisen Bank sha në cilësinë e kredidhënësit dhe shtetasve R. O. (ish bashkëshorti i të dëmtuarës) në cilësinë e kredimmarrësit dhe vetë denoncueses Xh.Xh ( e njour edhe me mbiemrin O….) në cilësinë e bashkredimarrësit, për shumën prej 900.000 (nëntëqind mijë) lekë.
Faksimile e dokumentit
Pra një vit pasi bashkëshortët ishin ndarë me vendim gjykate, Raiffeisen Bank nënshkruan kontratë kredie me shtetasin R.O, ish burrin e shtetases Xh.XH duke futur edhe këtë të fundit në detyrimin e kredimarrëses dhe garantores së kredisë nëse ish bashkëshorti nuk paguante këstet.
Dhe kështu ka ndodhur. Tri vite më pas, me shkresën nr. 595, datë 14.09.2010 Raiffeisen Bank ka njoftuar shtetasen Xh.Xh mbi detyrimin e rrjedhur nga kjo kontratë.
Natyrshëm, qytetarja është shprehur se nuk ka dijeni për ekzistencën e kësaj kontrate pasi me vendimin gjyqësor nr. 470, datë 15.12.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor është zgjidhur martesa ligjore ndërmjet saj dhe ish bashkëshortit.

Por Raiffeisen Bank nuk është tërhequr dhe ka vijuar ekzekutimin e kësaj kontrate, duke detyruar qytetaren që të depozitojë kallzim penal në Prokurori.
Pas nisjes së hetimeve për falsifikim dokumentesh, me shkresën nr. 1829 prot, datë 01.03.2011 Raiffeisen Bank e ka njoftuar qytetaren se nuk kishte asnjë detyrim ndaj bankës duke i kërkuar ndjesë për shqetësimin.
Por ndryshe nga sa banka shkruante në këtë dokument, në datën 13.06.2012 qytetarja është njoftuar për rifillimin e ekzekutimit të kontratës së kredisë.
Pra Raiffeisen Bank fillimisht me dokument i ka kërkuar falje gruas dhe i ka bërë me dije se ndaj tyre nuk kishte asnjë detyrim, por një vit më vonë, ka nisur sërish ti kërkojë paratë e kredisë së marrë nga ish bashkëshorti i cili kishte përdorur dokumente false për ta përfshirë ish gruan në kredimarrje në një dosje të pranuar nga Raiffeisen Bank.
Por e vërteta nis të dalë pasi prokuroria con cështjen në gjyq dhe me vendimin gjyqësor nr. 34-3, datë 10.01.2012 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin. Lënë në fuqi me vendimin nr. 586, datë 01.06.2012 është vendosur deklarimi fajtor i të pandehurit R. O për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, citon lajmifundit.al. Procedimi penal ishte regjistruar bazuar në kallzimin penal të ish bashkshortes Xh. Xh (O) mbi falsitetin e kontratës së kredisë bankare datë 29.08.2007. Martesa ndërmjet bashkshortëve është zgjidhur me vendimin gjyqësor nr. 470, datë 15.12.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 1020, datë 12.09.2007.
Mbi bazën e kërkesës së qytetares së dëmtuar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 8155, datë 17.07.2014 në përfundim të shqyrtimit gjyqësor ka vendosur:
“Pavlefshmërinë absolute e kontratës së kredisë bankare datë 29.08.2007 të lidhur ndërmjet Raiffaisen Bank sha dhe shtetasit R. O. dhe shtetases Xh. Xh., (O) vetëm për pjesën e paditëses. Detyrimin e palës së paditur Raiffaisen Bank sha të dëmshpërblejë shhtetasen Xh. Xh (O) për dëmin moral të shkaktuar në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. U shpall në Tiranë në datë 17.07.2014.”
Interesant është arësyetimi i vendimit të gjykatës, në lidhje me pavlefshmërinë e kontratës së kredisë për pjesën që lidhet me shtetasen Xh.Xh, ku theksohet se ky fakt është pranuar nga pala e paditur (Banka Raiffeisen) ndaj edhe nuk ka vend të analizohet.
Cështja ka vijuar më tej në shkallët e tjera të gjyqësorit ku kanë dalë detaje të tjera. Konkretisht, në kërkimin e dëmshpërblimit qytetarja thekson se për kredinë me dokumente false dhe kontratën që nuk e kishte nënshkruar asnjëherë, Banka Raiffeisen kishte vazhduar ekzekutimin e detyrimit deri në sekuestrimin e banesës!!!/Lajmifundit.al
LEXO EDHE:
Dosja/ Raiffeisen Bank pranon skandalin: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme, por jemi viktimë