Muajt e fundit, SPAK dhe institucionet ligjzbatuese partnere kanë goditur disa grupe kriminale shqiptare, që dërgonin paratë e krimit nga shtete të ndryshme (kryesisht evropiane) drejt Shqipërisë, përmes sistemit të njohur kinez Hawala, i cili bën të mundur transferimin e parave duke evituar lëvizjen fizike të parave dhe sistemin bankar. Paratë dorëzoheshin në lokacione të caktuara në Evropë dhe tërhiqeshin në pika vaulutore në Tiranë, kundrejt tarifës 6 %.
Krahas sistemit Hawala, qindra milionë euro hyjnë çdo vit në Shqipëri, përmes metodës tradicionale, me lëvizjen fizike të parave, me autobusë, transport makinash dhe forma të tjera. Disa operacione policore dhe informacione konfirmojnë se një nga grupet aktive të dërgimit të parave të pista nga Britania e Madhe dhe Belgjika drejt Shqipërirë, kamuflohet me kompaninë Pati Travel, e maskuar si një agjenci udhëtimesh, autobusët e të cilës janë kapur në pika kufitare me para të pista.
Bella’s Coffee në Ildord të Britanisë së Madhe është një nga pikat ku korrierët e kompanisē Pati Travel i vëllezërve Vullnet dhe Patriot Rexhmati marrin çantat me para të pista, i sistemojnë, i zhvendosin në Belgjikë dhe më pas i nisin për Shqipëri, kundrejt tarifës 12 %. Kafja njihet nê rrethin e figurave tê krimit si ‘Bella mafia’ pasi është kthyer në një nyje të rëndësishme për grupet kriminale shqiptare në Britaninë e Madhe, skutë nga e cila nisin paratë e pista drejt Shqipërisë, duke i ivenstuar më pas në pasuri të paluajtshme.
Gazetarë investigativë janë infiltruar dhe kanë dorëzuar shuma të caktuara parash në këtë kafe, duke provuar funksionimin e aktivitetit kriminal. Më shumë se sa figurat e trafikut të drogës, të cilët jetojnë gjithmonë me rrezikun mbi kokë të përfundimit në burg, po fitojnë pronarët e Pati Travel, Vullnet dhe Patriot Rexhmati, të cilët kanë nisur të investojnë miliona euro në biznes taksish dhe blerje pronash në jug të vendit, me qëllim për të ndërtuar.
Nuk është çudi që një ditë, bosët e Pati Travel, të shpallen investitorë strategjikë nga qeveria shqiptare! Krahas blerjes së pasurive të paluajtshme, në kamuflimin e Pati Travel, me bilance të brishta, është blerë edhe një flotë taksish. Miliona euro shpenzime pa burime të ligjshme.
Tre vjet më parë, autobusi i kompanisë Pati Travel, me targë AA633XJ, është kontrolluar në pikën kufitare të Horgoshit, ku i janë gjetur të fshehura shuma të mëdha euro. Paratë vinin nga Belgjika drejt Shqipërisë për llogari të një grupi kriminal.
Shofer i autobusit ishte Mustafa Brati, një person i besuar i vëllezërve Vullnet dhe Patriot Rexhmatit në Bruksel. Mediat raportuan se njeriu kyç dhe korrieri i vellëzerve Rexhmati është Edison Gjana, i cili ka për detyrë që të sistemojë paratë e pista në vende sa më të fshehta të autobusëve që vijnë për në Shqipëri./ Prapaskena
Lexo edhe:
Autobusi i PATI Travel, shkakton aksident me pasojë vdekje në Serbi