• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Përgjegjësi për zjarret ka edhe qeveria”/ Dom Gjergj Meta: Të përforcojnë strukturat me mjete ndërhyrëse

12:48 : 13/08/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kleriku katolik Dom Gjergj Meta ka reaguar në lidhje me situatën e zjarre që është duke kaluar vendi ynë përgjatë dy ditëve të fundit.

Në një postim në Facebook, Dom Gjergj Meta shkruan se zjarret që në këto ditë po rrezikojnë jetën e banorëve, shtëpitë e tyre, florën dhe faunën që gjendet në male dhe në pyje, në pjesën më të madhe janë të qëllimshme.

Kleriku thekson në postim e tij se përgjegjësi per zjarret ka edhe qeveria, pasi sipas tij duhet të  forcojnë ruajtjen e pyjeve, të përmirësojnë dhe përforcojnë strukturat me mjete ndërhyrëse.

“Për këtë kanë përgjegjësi edhe organet shtetërore që të mos jenë neglizhentë, por të forcojnë ruajtjen e pyjeve, të përmirësojnë dhe përforcojnë strukturat me mjete ndërhyrëse. Të merret më seriozisht kjo gjë se vjen shpejt edhe viti tjetër e duhet të shkojmë përtej retorikave”, shrkuan Dom Gjergj Meta.

Postimi i plotë:

Lexo edhe:

Shkrumbohen nga flakët dy banesa në Shkodër, familjet në qiell të hapur

Digjet një grumbull gomash në Fushë-Milot, tym i dendur në zonë

NJË THIRRJE NGA ZEMRA

Zjarret që në këto ditë po rrezikojnë jetën e banorëve, shtëpitë e tyre, florën dhe faunën që gjendet në male dhe në pyje, në pjesën më të madhe janë të qëllimshme. Ky është një krim që kërkon përgjigje para njerëzve e para Zotit.

Krijimi na është dhënë në roje dhe jo për ta prishur apo për të abuzuar me të duke e shkatërruar. Zjarret rrezikojnë edhe mundin dhe djersën e shumë njerëzve dhe familjeve të tyre. Kemi përgjegjësi të gjithë për të ruajtur si sytë e ballit çdo pëllëmbë vend tonin nga shkatërrimi.

Ju bëj thirrje nga zemra të gjithëve, individë dhe institucione, të përballemi me situatën me veprime konkrete, por sidomos me shqyrtimin e ndërgjegjes tonë, në mënyrê që të dalim nga këto situata e të mos krijojmë të tjera.

Përgjegjêsve ju them se një ditë do të japim llogari para Zotit. Askush nuk ia ka pa hajrin abuzimit me ambjentin, shkatërrimit të tij, pasi është njëkohësisht edhe shkatërrimi ynë e i të ardhmes tonë mbi planet. Thirrini zërit të ndërgjegjes, ndaleni dorën tuaj! Dërguesit dhe dorasët kanë përgjegjësi njësoj para njerëzve e para Zotit.

Për këtë kanë përgjegjësi edhe organet shtetërore që të mos jenë neglizhentë, por të forcojnë ruajtjen e pyjeve, të përmirësojnë dhe përforcojnë strukturat me mjete ndërhyrëse. Të merret më seriozisht kjo gjë se vjen shpejt edhe viti tjetër e duhet të shkojmë përtej retorikave.

Zoti bekoftë çdokend që e ka për zemër ruajtjen e mjedisit, të gjithë ata që në këto ditë po luftojnë me zjarret e qoftë pranë të dëmtuarve nga flakët. Me shpresën se sadopak këto fjalë do të dëgjohen i uroj secilit paqe në zemër e dashuri për këtë vend, për Shqipërinë tonë, që e kemi shumë të shtrenjtë.

Dom Gjergji

Etiketa: Dom Gjergj Metaflakezjarret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkrumbohen nga flakët dy banesa në Shkodër, familjet në qiell të hapur

11:59 : 11/11/2025
AKTUALITET

Digjet një grumbull gomash në Fushë-Milot, tym i dendur në zonë

20:32 : 03/11/2025
AKTUALITET

Aksident në Qafë Plloçë/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, njëra shpërthen në flakë

18:31 : 21/10/2025
BOTA

VIDEO/ Merr flakë bagazhi, avioni “Air China” bën ulje emergjente

09:47 : 20/10/2025
AKTUALITET

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

22:12 : 19/10/2025
AKTUALITET

Ngjarja në Maliq, Ministria e Shëndetësisë: 6-vjeçarja në gjendje kritike, po trajtohet në terapi intensive

20:25 : 19/10/2025
Para

Pirro Vëngu fshihet pas propagandës! Shqipëria nuk i ka mbyllur procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës

TË GJITHA

Mbyllet burgu i Bënçës në Tepelenë, punonjësit largohen nga puna

11:04 : 14/11/2025

Gjermani/ Arrihet pajtueshmëri për shërbimin e ri ushtarak, çfarë pritet

11:01 : 14/11/2025

Kokainë e fshehur në makinë, arrestohen tre të rinj në Vlorë (Emrat)

10:48 : 14/11/2025

Ortakët e sanksionuar nga USA të “Sinaloa”, miliona dollarë nga Meksika në Shqipëri

10:45 : 14/11/2025

Tragjike/ 30-vjeçari shqiptar dhe e fejuara e tij humbin jetën në aksident në SHBA

10:37 : 14/11/2025

U qëllua me 10 plumba në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Sheqerit

10:36 : 14/11/2025

Teliti: Buxheti i Tiranës i deformuar, investimet 4 herë nën plan

10:32 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com