• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vilë në Palasë për 100 mijë euro? Loja me ankandet, çfarë fshihet pas “zhvlerësimit” të pronave të krimit

17:14 : 09/08/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Mendoni një moment se jeni në një hapësirë të madhe, në një stadium, shesh apo koncert, ku janë mbledhur shumë njerëz. Dikush merr mikrofonin dhe pyet: Cili prej jush do të blinte një vilë te “Olea Residence” për 100 mijë euro?.

Shumë fytyra do të çuditeshin, por akoma më shumë duar do të ngriheshin lart. E kush nuk do të donte një vilë në bregdetin magjik të Dhërmiut që kushtojnë 1 milionë euro, me çmimin e një apartamenti të thjeshtë tek “Astiri”, në Tiranë?

Imagjinoni se, pa u shuar habia e parë, folësi u drejtohet sërish: Kush prej jush do të blinte truall për 20 euro metri katror në Jalë? Në këtë pikë, turma do të përfshihej nga ilariteti, batutat dhe talljet për personin që bën pyetjet. Shumëkujt do t’i dukej e pabesueshme ajo ofertë, në një kohë që trualli në bregdetin më të preferuar shqiptar kushton të paktën 6-7 herë më shumë, rreth 120-140 euro për metër katror.

Lexo edhe:

“Ik se do të vdesësh”/ Fermeri nga Puka qëllohet me armë zjarri në afërsi të banesës

Misteri i vrasjes së Anesti Ramës, prokuroria zbardh dinamikën: U gjet i shtrirë në sallon

Në fakt, sado e pabesueshme të duket, këto janë çmimet, me të cilat Agjencia e Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka vlerësuar pasuritë që Shteti u ka marrë personave të dënuar për përfshirje në aktivitete kriminale.

Agjencia ka publikuar një katalog me pasuritë e paluajtshme të konfiskuara dhe të kaluara në favor të Shtetit me vendime gjyqësore.

Në katalogun prej 554 faqe, të mbushur me figura dhe të konsultuar nga “Boldnews.al”, vërehen disa detaje interesante. Shumë pasuri të paluajtshme të konfiskuara, në çdo zonë të Shqipërisë, janë dukshëm të nënvlerësuara. Agjencia e Pasurive të Sekuestruara thotë se vlerësimi është bazuar kryesisht në çmimet e referencës.

Por, përtej këtij argumenti zyrtar, duket se gjithçka kryhet për të realizuar ankande “fiktive”, ku pasuritë e konfiskuara, mund t’u shkojnë për vlera minimale personave të lidhur me pronarët realë ose të tjerëve, të lidhur me pushtetin.

Vila “për një copë bukë”

Në 13 Tetor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme e shkallës së parë miraton kërkesën e Prokurorisë-SPAK, për konfiskimin e pasurive të një shtetasi shqiptar, E.S., i cili akuzohej se ka qenë i përfshirë në një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike kokainë nga Kolumbia drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Mes gjashtë pasurive të konfiskuara dhe të kaluara në pronësi të Shtetit gjendet edhe një vilë në kompleksin “Ionian Olea”, në bregdetin e Dhërmiut.

Në foto: Vila e konfiskuar në Dhërmi, sipas Katalogut të Agjencisë

Kjo vilë është përfshirë në Katalogun e Agjencisë së Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Përshkrimi është: “Pasuria e llojit vilë dy katëshe në kompleksin “Ionian Olea” me nr. G44, Dhërmi. Pasuria me sipërfaqe ndërtimi 151.8 m2 është e pozicionuar në fshatin Dhërmi, në rivierën shqiptare. Pasuria e paluajtshme, është në një pozicion shumë të mirë dhe afër detit. Vlera e kësaj pasurie është 10.184.000 (dhjetë milionë e njëqind e tetëdhjetë e katër mijë) Lekë”.

Pra, një vilë në një kompleks të rëndësishëm turistik, shumë pranë detit në Dhërmi, sipas Agjencisë, ka vlerë rreth 100 mijë euro.

Në foto: Agjencia e ka vlerësuar vilën rreth 100 mijë euro

Vlera e përcaktuar nga agjencia shtetërore është dhjetë herë më lirë se sa çmimi real i godinave të ngjashme në atë zonë.

“Boldnews.al” ka kryer një verifikim në burime të hapura, duke konsultuar njoftimet publike nga agjencitë imobiliare. Të dhënat e thuajse të gjitha agjencive tregojnë se vlera e një vile në kompleksin “Ionian Olea” varion nga 850 mijë deri në 1 milionë euro.

Në foto: Një nga njoftimet publike për çmimin e vilave në “Ionian Olea”

Vila e përfshirë në Katalogun e Agjencisë së Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara dallohet që nuk është e mobiluar. Edhe në rast se nga vlera e saj zbritet kostoja e mobilimit, që në rastin më ekstrem mund të arrijë deri në shumën 50 mijë euro, sërish godina nuk mund të kushtojë kurrësesi me çmimin minimal prej 100 mijë euro.

Trojet në Dhërmi, gati falas

Në një vendim të datës 22 Shtator 2022, Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të Shtetit të 4 parcelave “kullotë”, të ndodhura në fshatin Gjilekë, në Palasë.

Agjencia thotë se këto pasuri ndodhen ngjitur me kompleksin rezidencial turistik “Green Coast”.

Njëra prej pasurive është 5667 m2 dhe vlera e saj është përcaktuar nga Agjencia në shumën 12.100.000 milionë lekë të reja. Një tjetër është 3783 m2 dhe vlera që citon Agjencia e Pronave të Sekuestruara është 8.100.000 lekë të reja.

Në foto: Katalogu i Agjencisë për tokat e konfiskuara në Palasë

Po kështu, vijohet edhe me dy pasuritë e tjera; sipërfaqja 499 m2 vlerësohet me 1.100.000 lekë të reja dhe e fundit me sipërfaqe 7.000 m2, me vlerësim nga Agjencia në shumën 15.000.000 lekë të reja.

Bazuar në llogaritë e thjeshta, çmimi, sipas referencave të cituara nga Agjencia, është 2.135 lekë të reja (rreth 20 euro) për metër katror.

Ky çmim është dukshëm shumë herë më i ulët se sa çmimi i tregut për trojet në Palasë, e cila është një prej zonave më të preferuara për turizëm elitar.

Në foto: Toka në Palasë kushton mesatarisht 120-140 euro për m2, sipas agjencive imobiliare

Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara tregojnë qartësisht se pronat që Shteti u ka marrë personave të akuzuar apo dënuar për veprime kriminale, kanë një nënvlerësim të dukshëm.

Çfarë fshihet pas?

Ligji për “Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara”, i miratuar në vitin 2019, ka për qëllim “mirëadministrimin dhe përdorimin sa më efiçent dhe ekonomik…të pasurive të konfiskuara, rikthimi në komunitet i pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme dhe kompensimi financiar i viktimave të krimit”.

Gjithnjë referuar ligjit, “Administrimi i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara realizohet duke respektuar parimet e miradministrimit, efektivitetit, eficiencës, ekonomicitetit, transparencës dhe të ligjshmërisë, si dhe të shmangies, shpërdorimit e keqpërdorimit”.

Në rregull! Termat e përdorur në ligj japin shpresë se pasuritë e konfiskuara të krimit të organizuar do të shndërrohen në benefite ekonomike dhe sociale për të gjithë shoqërinë ose për grupe të caktuara vulnerabël.

Ky qëllim, natyrisht, realizohet duke shitur në ankand pasuritë e konfiskuara, pasi, afërmendsh, një shtrese të ndjeshme, si viktimat e krimit apo pjesëtarë me aftësi ndryshe të shoqërisë, u duhen financime monetare sociale e nuk mund të shkohet nëpë mend se pretendojnë të gjithë vila në bregdet apo godina në Tiranë, Durrës, Fier, e qytete të tjerë.

Në foto: Një nga pasuritë e paluajtshme të konfiskuara në Tiranë

Këtu mbërrijmë tek pika e ankandeve dhe çmimi i vlerësuar për pasuritë e konfiskuara. Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka të drejtën ligjore për të zhvilluar ankande, me qëllim shitjen e pasurive të marra nga Shteti të atyre që janë konsideruar nga gjykatat si eksponentë të grupeve kriminale.

Çmimi që ka vlerësuar Agjencia për pronat e konfiskuara është pikërisht ai, me të cilin nisin ankandet. Pra, ajo vila në Palasë që kushton 1 milionë euro sipas tregut të lirë, në rast se do të nxirret në ankand, do të jetë me vlerë fillestare vetëm 100 mijë euro. Njëlloj, edhe për shumë pasuri të tjera të konfiskuara, që gjenden në Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, e madje edhe në Rrëshen e Peshkopi.

Logjikisht, askush nuk do të hyjë në një ankand, ku vlera e pasurisë së konfiskuar do të rritet deri në çmimin real të tregut, pasi, nëse dikush ka në gjendje shumën e lartë, mund t’i drejtohet thjesht ndërtuesit ose investitorit, pa hyrë në procedura të mërzitshme burokratike.

Pra, qëllimi i blerësve të mundshëm në ankand, është që të blejnë një pronë sa më lirë. Këtë duket se ua siguron Agjencia, nëpërmjet çmimeve shumë herët më të ulët se sa tregu, e duke dëmtuar në këtë mënyrë interesin publik, i cili përbën qëllimin primar të kësaj strukture.

Dështimi i ankandeve për “probleme teknike”

Një pjesë e rëndësishme e ankandeve të zhvilluara nga Agjencia e Pronave të Konfiskuara dështojnë, nën argumentin se “nuk ka pasur persona të interesuar”.

Foto-ilustrim për ankandet

“Boldnews.al” ka biseduar me disa individë, të cilët herë pas here shprehin interes për t’u përfshirë në ankandet e Agjencisë, me qëllim blerjen e pronave të caktuara. Në bisedat me ta, mësohet se, ka ndodhur shpesh që ankandet janë anuluar, pasi “sistemi elektronik” i dorëzimit të ofertës dhe dokumentave “ka dështuar në momentin e fundit”.

Pra, ata kanë tentuar të paraqisin ofertat, por sistemi nuk i ka pranuar dhe, si rrjedhim, Agjencia ka dalë me njoftimin se “ankandi u anulua për shkak të mospjesëmarrjes”. Më tej, askush nuk di të thotë se çfarë ndodh me ato prona të shpallura në ankand dhe në duart e kujt kanë përfunduar realisht.

Etiketa: Agjencia e Pronave të KonfiskuaraankandkrimOlea ResidencepronaVilë në Palasë“Ionian Olea”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ik se do të vdesësh”/ Fermeri nga Puka qëllohet me armë zjarri në afërsi të banesës

12:48 : 02/08/2025
AKTUALITET

Misteri i vrasjes së Anesti Ramës, prokuroria zbardh dinamikën: U gjet i shtrirë në sallon

11:59 : 02/08/2025
AKTUALITET

Ironia e Dervishit: Nuk është krim të tallesh me udhëheqjen, krim është ta marrësh seriozisht

20:52 : 01/08/2025
Ajola Xoxa në SPAK
AKTUALITET

Ajola Xoxa përdori trashëgiminë e babait për “lavatriçe parash”, kontrata fiktive për shitje pronash

15:45 : 01/08/2025
AKTUALITET

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025
AKTUALITET

Gjykata lë në burg Ilirjan Selmanin, 31-vjeçari mohon vrasjen e Kozeta Teços

14:13 : 31/07/2025
Para

Mevlani publikon vajzën duke dëgjuar këngën e tij

TË GJITHA

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias: Hiqni menjëherë bllokadën ndaj News24

19:39 : 09/08/2025

Itali/ 76-vjeçari shqiptar kërcënon gruan me thikë, ndërhyn policia

19:23 : 09/08/2025

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë

19:10 : 09/08/2025

“Ofensiva” ruse për shpëtimin e mandatit të Dodikut

18:54 : 09/08/2025

Eksperti: Samiti SHBA-Rusi i jep Putinit legjitimitet në skenën globale/ Çfarë pritet të ndodhë

18:42 : 09/08/2025

Zjarr i madh përfshin pyllin me pisha në Himarë, rrezikohen edhe banesat

18:22 : 09/08/2025

Policia del jashtë, ushtria zapton zyrat e News24 dhe mediave të tjera

18:06 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com