• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Akuzohet për komplot për grusht shteti, “arrest shtëpie” ish-presidenti brazilian

08:43 : 05/08/2025
në BOTA

Një gjykatës në Brazil ka vendosur masën e arrestit shtëpiak ndaj ish-presidentit të shtetit, Jair Bolsonaro, pasi gjeti se ai ka shkelur një ndalesë për përdorimin e rrjeteve sociale.

Ky vendim ka thelluar edhe më shumë përplasjet mes gjykatës dhe politikanit, i cili akuzohet për komplot për grusht shteti.

Bolsonaro po përballet me gjykim në Gjykatën Supreme lidhur me dyshimet se ka planifikuar që të qëndrojë në pushtet edhe pasi humbi zgjedhjet e vitit 2022 ndaj presidentit, Luiz Inacio Lula da Silva.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka synuar të ndëshkojë Brazilin, pasi e ka vlerësuar gjyqin ndaj Bolsonaros si proces të motivuar politikisht, dhe ka vendosur tarifa të larta ndëshkuese ndaj ekonomisë më të madhe në Amerikën Latine.

Lexo edhe:

Brazil, protesta kundër tarifave prej 50% të Donald Trump

Si e konsolidoi mafia shqiptare praninë e saj në tregtinë e drogës në Amerikën Latine

Bolsonaros, 70 vjeç, i është ndaluar përdorimi i rrjeteve sociale gjatë kohëzgjatjes së procesit gjyqësor dhe palëve të treta po ashtu u është ndaluar që të shpërndajnë deklaratat e tij publike.

Por, të dielën aleatët e tij sfiduan urdhrin duke shpërndarë në internet pamje të një bisede midis Bolsonaros dhe djalit të tij të madh, Flavio, gjatë një tubimi.

Gjykatësi i Gjykatës Supreme, Alexandre de Moraes, reagoi ashpër, duke deklaruar se drejtësia nuk do të lejojë që një i akuzuar “ta trajtojë si budalla”, për shkak të “fuqisë së tij politike dhe ekonomike.”

Duke kritikuar Bolsonaron se “vazhdimisht” nuk respekton kufizimet që gjykata ka vendosur ndaj tij gjatë gjykimit, gjykatësi urdhëroi që ai të dërgohet në arrest shtëpiak dhe këtë dënim ta vuajë në shtëpinë e tij në kryeqytet, Brazilia.

Ai po ashtu ia ndaloi ish-presidentit – që ka shërbyer në këtë post nga viti 2019-2022 – që të pranojë vizitorë, përveç avokatëve, të përdorë telefon mobil. Gjykatësi po ashtu paralajmëroi se çdo shkelje e këtyre kufizimeve do të çojë në arrestimin e tij.

Uashingtoni dënoi kufizimet e reja dhe të hënën në mbrëmje Byroja për Çështje të Hemisferës Perëndimore në Departamentin amerikan të Shtetit lëshoi një deklaratë për këtë çështje.

“Ministri Alexandre de Moraes, tashmë i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për shkelje të të drejtave të njeriut, vazhdon të përdorë institucionet braziliane për të heshtur opozitën dhe për të kërcënuar demokracinë”, u tha në deklaratën e byrosë, që u publikua në X. “Lëreni Bolsonaron të flasë!”.

Zyrtarët amerikanë shtuan se do të “mbajnë përgjegjës të gjithë ata që bashkëpunojnë me apo lehtësojnë veprimet e sanksionuara”.

Muajin e kaluar, gjykatësi Moraes kishte urdhëruar që Bolsonaro të mbante një byzylyk elektronik në kyçin e këmbës dhe vendosi ndalesën për përdorimin e rrjeteve sociale.

Trump reagoi ndaj këtij vendimi, duke ia ndaluar gjykatësit Moraes hyrjen në SHBA dhe duke ia ngrirë asetet në bankat amerikane.

Prokurorët e akuzojnë Bolsonaron dhe shtatë të akuzuar të tjerë se kanë tentuar që të përmbysin rezultatin zgjedhor të vitit 2022, në mënyrë që Bolsonaro të qëndronte në pushtet, por ky plan dështoi pasi, sipas prokurorëve, ushtria nuk pranoi të bëhej pjesë e tij.

Gjykimi pritet të përfundojë në javët në vijim dhe nëse gjendet fajtor, Bolsonaro mund të dënohet deri me 40 vjet burgim.

Në janar të vitit 2023, mbështetësit e Bolsonaros kishin hyrë në Kongresin brazilian, pasi Lula u inaugurua si president.

Pavarësisht se i është ndaluar pjesëmarrja në jetën politike, Bolsonaro shpreson që do të mund të rikthehet në pushtet gjatë zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 2026 në Brazil./REL

Etiketa: Brazilgrusht shtetiJair Bolsonaro

Lajme të lidhura

BOTA

Brazil, protesta kundër tarifave prej 50% të Donald Trump

21:11 : 01/08/2025
AKTUALITET

Si e konsolidoi mafia shqiptare praninë e saj në tregtinë e drogës në Amerikën Latine

18:07 : 28/07/2025
BOTA

Serbia e mbushur me mercenarë rus, kampet e ngritura synonin grusht shteti në Moldavi

20:48 : 16/07/2025
BOTA

Gruaja e presidentit Lula sulmoi TikTok-un, presidenti kinez bojkoton samitin e Brazilit

21:02 : 06/07/2025
BOTA

Brazil/ 35-vjeçari mbyt ish të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:30 : 27/05/2025
RAJONI

Kosova ndalon mishin e pulës nga Brazili pas rasteve me gripin e shpendëve

10:16 : 20/05/2025
Para

Vuçiç: Nuk do ta njoh vendimin për dënimin e Dodikut

TË GJITHA

Frrok Lleshaj dyshohet se u ekzekutua me pistoletë me silenciator! Në hasmëri me dy familje

11:11 : 05/08/2025

Meksikë: 32 trupa të pajetë gjenden dy muaj pas masakrës në një festë

11:02 : 05/08/2025

Tragjike në Pogradec! Rrufeja godet për vdekje bariun, ngordhin dhe 20 bagëti

10:55 : 05/08/2025

Kultivoi lëndë narkotike në oborrin e banesës në Lazarat, arrestohet 55-vjeçari

10:46 : 05/08/2025

Situata nga zjarret: 16 vatra në 24 orët e fundit në vend

10:44 : 05/08/2025

Vrasja e Gentian Bejtjas/ Gjykata lë në burg Flodian Plakun, çfarë deklaroi para gjykatësve

10:43 : 05/08/2025

Vrasja e Frrok Lleshajt, policia shoqëron pesë persona

10:34 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com