• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Adriatik Lapaj nuk heq dorë nga mandati, e ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS

16:35 : 04/08/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Adriatik Lapaj duket se nuk heq dorë nga marrja e mandatit të vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Forca politike që ai drejton, “Shqipëria Bëhet” ka depozituar ditën e sotme një ankimim në Kolegjin Zgjedhor kundër vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) në tërësi dhe pjesërisht ndaj Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

“Shqipëria Bëhet” i kërkon Kolegjit Zgjedhor që të njohë dorëheqjet e dhëna nga kandidatët e listës së mbyllur dhe mandati t’i kalojë kandidatit më të votuar në listën e hapur, i cili është Adriatik Lapaj.

Gjithashtu, Kolegjit Zgjedhor i kërkohet që të mosnjohë si të vlefshme dhe revokimet e dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit dhe Kleana Xhuveli, vajza e tezes së Adriatik Lapajt.

Ndryshe nga çfarë përcakton ligji dhe Kodi Zgjedhor, “Shqipëria Bëhet” argumenton se vullneti i qytetarëve është shprehur qartë përmes votës preferenciale dhe se ky duhet të jetë edhe kriteri kryesor për përfaqësim në Kuvend.

Lexo edhe:

Humbi për 1 votë mandatin në Kushtetuese, caktohet data për shqyrtimin e kërkesës së Llagamit

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

KAS më 30 korrik vendosi që mandati i vetëm i fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun Tiranë t’i kalonte të parës së listës së mbyllur, Ana Dajko.

KAS-i i rrëzoi vendimin Ilirjan Celibashit, i cili i kishte dhënë mandatin Kleana Xhuvelit, e renditur e 4-ta në listën e mbyllur të subjektit, por që kishte revokuar dorëheqjen.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve tha se dorëheqjet në bllok nga kandidimi apo mandati janë ligjërisht nul dhe Celibashi nuk duhet t’i kishte pranuar ato të dorëzuara më 11 maj nga të gjithë kandidatët e listës së fiksuar të Koalicionit “Shqipëria Bëhet”.

Etiketa: adriatik lapajEndrit ShabaniKleana XhuveliKolegji ZgjedhormandatiNisma Shqiperia BehetZeqir Kordhoni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Humbi për 1 votë mandatin në Kushtetuese, caktohet data për shqyrtimin e kërkesës së Llagamit

15:33 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

19:18 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Begaj, mashë e Ramës”/ Kaso: Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Kushtetueses për llogari të ekzekutivit

20:39 : 15/10/2025
AKTUALITET

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, ja afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki

19:50 : 15/10/2025
AKTUALITET

‘Shqipëria Bëhet’ bashkohet protestës së banorëve të Kurdarisë përpara Parlamentit

13:21 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nuk miratoi afatet për zgjedhjet e 9 nëntorit, PS padit KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor

20:40 : 07/10/2025
Para

Duelet ndaj Olimpija Ljubljanës/ Egnatia bën ndryshime në listën e UEFA-s, largohet sulmuesi?

TË GJITHA

Një gol vendos sfidën, Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës

19:30 : 28/10/2025

Aksidentohet ish-banorja e BBV: Shkova deri te Zoti, por më ktheu prapë

19:22 : 28/10/2025

6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar

19:13 : 28/10/2025

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

19:03 : 28/10/2025

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025

Detajet nga krimi në Berat/ Shkak u bë një foto, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës

18:29 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com