• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Gëllçi” në Strasburg/ Avokati: “Adoleshenca“ e Dumanit që ma turpëron shtetin

15:26 : 02/08/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Avokati i Thoma Gëllçit, Dorian Matlija, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të SPAK, Altin Dumani, në lidhje me çështjen “Gëllçi” në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).

Në një prononcim publik, Dumani deklaroi se në Strasburg janë paraqitur informacione të pasakta, duke theksuar se Gëllçi ishte arrestuar dhe jo vetëdorëzuar, siç pretendohet nga mbrojtja.

Në kundërpërgjigje, Matlija e cilësoi këtë deklaratë si të pasaktë dhe fyese, duke sqaruar se Gëllçi ishte vetëdorëzuar pas një komunikimi me Policinë e Shtetit, dhe se kjo është e dokumentuar në aktet e dërguara në GJEDNJ.

Sipas Matlijës, thelbi i çështjes nuk lidhet me mënyrën e ekzekutimit të masës së sigurisë, por me cenimin e të drejtave themelore të klientit të tij, siç u konstatua nga vetë Gjykata e Strasburgut në vendimin e saj. Ai shton se vendimi i GJEDNJ-së duhet të shërbejë si një mësim për autoritetet, por sipas tij, kreu i SPAK nuk ka reflektuar mbi gjetjet e kësaj gjykate.

Avokati ka kritikuar ashpër qasjen e Dumanit, duke e përshkruar atë si një “profesionist në fazën e adoleshencës”, që sipas tij, shfaq një vetëbesim të tepruar dhe bën deklarata të pavërteta edhe në forume të rëndësishme ndërkombëtare, si OKB-ja apo Gjykata Kushtetuese, duke përmendur si shembull çështjen e gazetarit Elton Qyno.

Lexo edhe:

Krimet zgjedhor/ Kalemaj: Të përfshihet falja e 200 mln eurove gjoba që bëri Rama dy ditë para 11 majit

Nga Kodi i ri Penal, Krimet zgjedhore tek Veliaj e Gëllçi, çfarë iu tha Altin Dumani gazetarëve

Reagimi i plotë Dorian Matlija:

Në përgjigje të gazetarëve, sot Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për rastin “Gëllçi” në Strasburg, duke thënë se “Avokatura e Shtetit nuk na njoftoi… Në Strasburg kanë shkuar informacione të pasakta. Thoma Gëllçi është arrestuar, ndërkohë që në Strasburg është dërguar informacion sikur është vetëdorëzuar“.

Te kjo deklaratë ka dy probleme, një të vogël e një të madh.

Problemi i vogël është që Altin Dumani, pa ndonjë nevojë, njollos pa të drejtë një individ, duke hedhur idera se ka gënjyer në Strasburg. Ai thotë se Thoma Gëllçi është arrestuar. Po, sigurisht që është arrestuar, sepse kishte një urdhër arresti me vendim gjykate, por problemi është te mënyra e arrestimit. Si u arrestua? Duke e ndjekur këmba këmbës me vrap, apo duke e ndjekur me makinë si nëpër filma? Apo duke dalë nga kufiri në moment të fundit? Apo i shkuan në shtëpi dhe i vunë prangat aty?

Thoma Gëllçi telefonoi vetë oficerin e policisë gjyqësore dhe i tha që ishte i gatshëm të vetëdorëzohej te policia. Dhe këtë shkoi e bëri, pavarësisht urdhërit të arrestit të nxjerrë nga SPAK. Sepse është nonsens për një jurist që të bëjë batuta të tilla sikur Thomai paska thënë që është dorëzuar vetë, mundësisht duke kërkuar të arrestohet pa ndonjë urdhër arresti… Por le ta lëmë këtë detaj mënjanë sepse ky është problem i vogël që Thoma Gëllçin nuk e nxin dot për sa kohë në Strasburg nuk shkuan vetëm fjalët e Thomait, por edhe dosja e gjyqit. Dhe Strasburgu ka një seksion të tërë juristësh shqiptarë që dinë të lexojnë shqip dhe nuk ndodh të bëjnë gabime kur i përkthejnë dokumentat për gjyqtarët e Strasburgut.

Problemi i madh këtu është që Dumani nuk ka nxjerrë leksione nga vendimet e gjykatave supreme për të drejtat e njeriut, siç është Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Strasburgut, të paktën në ato raste që unë i kam ndjekur vetë.

Por, përpara se ta shpjegoj këtë, po bëj një parantezë të vogël këtu.

Fazat e jetës profesionale i ngjajnë shumë fazave të jetës së njeriut si qenie. Në fillim të jetës, kur jemi fëmijë, shumë gjëra nuk i dimë, kemi pasiguri dhe duam mbështetje e mbrojtje nga prindërit. Edhe në fillimet e karrierës, profesionisti është i pasigurtë, ka paqartësira, frikëra, ka nevojë për kujdes dhe mentorim. Pastaj vjen faza e dytë, ajo e adoleshencës, ku njeriu merr kot, i duket vetja se i di të gjitha, bëhet trim dhe mendjemadh. Edhe adoleshenca profesionale është e tillë, ku profesionisti kujton së tashmë ia mori dorën punës, i mësoi çfarë i duhej dhe flet me sigurira, por njëkohësisht këput edhe broçkulla që vetë i duken si mençurira. Në fazën e pjekurisë pastaj, njeriu mëson që gjërat janë shumë më të komplikuara dhe bëhet më i përulur e më i kujdesshëm, më i matur dhe më i mençur. Kështu edhe profesionisti i pjekur, mëson leksionin bazë “sa të rrosh do mësosh”.

Altin Dumani, me këtë deklaratë për Gëllçin, më ngjau në fazën e adoleshencës profesionale, që i duket vetja se nuk ka çfarë të mësojë nga Strasburgu, përkundrazi është Strasburgu që duhej të mësonte ca fakte prej tij. Nëse do ishte i matur do thoshte: “Rastin Gëllçi e kemi studiuar dhe kemi nxjerrë leksionet për gjërat që nuk duhet t’i bëjmë më”. Dhe vërtet që aty Strasburgu i tha troç që nuk arreston dot njerëz sepse ke dyshime që do arratisen, pa pasur prova. Për më tepër, do i ndalosh daljen jashtë shtetit dhe jo të kërkosh burgosjen. Strasburgu i tha troç që edhe kur thua që personi do rrezikojë provat, duhet të thuash edhe se cilat prova do mblidhje, pse janë të rëndësishme ato, pse nuk i mblodhe dot për dy vjet e kusur hetime, çfarë vlere do kishin ato kundër Gëllçit, që të duhej kaq shumë ky arresti, kur Gëllçi nuk ishte më as drejtor, por një qytetar i thjeshtë? Strasburgu i tha që arrestimi nuk duhej bërë fare, dhe pavarësisht se e u vetëdorëzua, kjo nuk ka rëndësi për sa kohë arrestimi ishte i paligjshëm.

I nxori leksionet e duhura Dumani, që mos kërkojë arrestime kot, për hir të bravadove institucionale të SPAK në lajmet e darkës? Më duket se jo, sepse edhe sot ai po flet për detajin më të parëndësishëm të asaj dosjeje, për të cilën Strasburgut nuk i luan asnjë gram në peshore. Si të ishte arrestuar me bujë si nëpër filma, apo si të ishte dorëzuar vetë, kjo është pesë me hiç për argumentat bazë që e bënë atë çështje të fituar nga Gëllçi. Kjo çështja e vetëdorëzimit, në këtë rast ka vlerë vetëm për diletantizmin e Dumanit që nuk ngurron ta transformojë për gazetarët duke harruar që këto deklarata i ndjek edhe publiku i specializuar, si ne avokatët për shembull.

Dumani nuk nxori leksione as nga vendimmarrja e OKB-së dhe Gjykatës Kushtetuese për çështjen e gazetarit Elton Qyno. Edhe sot që flasim, SPAK refuzon të fshijë të dhënat e marra nga telefonat e gazetarit, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese e tha troç “të asgjësohen të gjitha të dhënat e marra”.

Mirëpo, ky “profesionisti adoleshent”, për më keq nuk ka në dorë drejtimin e një zyre private, të vogël sa një biçikletë që nuk aksidenton dot njeri, por ka në dorë levat e komplikuara të një makinerie shumë të rëndë shtetërore si SPAK. Ai, me bindjen se i di të gjitha dhe me vrullin e vetëbesimit, i këputi ca broçkulla e të pavërteta te OKB, për të cilat mua sinqerisht që më erdhi turp nga përfaqësimi i shteti tim, pavarësisht se më interesonte ta fitoja atë gjyq. Ashtu siç SPAK foli vetë edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe jo Avokatura e Shtetit, e prapë edhe aty u thanë ca gënjeshtra me shkrim para gjykatës më të lartë shqiptare për Elton Qynon. Edhe aty më erdhi turp. Dhe të mendosh që rasti Qyno erdhi pas rastit Lapsi, ku u mor vesh që nuk kishte mësuar asgjë as nga rasti Lapsi.

Jemi shumë që presin që Dumani të rritet, t’i hapet pak mendja dhe të kuptojë që kur flasin gjykatat supreme të të drejtave të njeriut, ai, me parimin “sa të rrosh do mësosh”, të marrë lapsin e të mbajë shënim leksionet e reja të jetës profesionale, që mesa duket ato gjykatat e ulëta, duke vendosur “afërmendsh” siç kërkon ai, nuk kanë ç’ti mësojnë por vetëm sa i llastojnë egon e fazës së adoleshencës profesionale.

Për momentin, shumë mirë që Avokatura e Shtetit nuk e pyeti për çështjen e Gëllçit në Strasburg, se do më kishte ardhur turp edhe aty për shtetin tim si te rasti i Qynos para OKB-së.

Etiketa: "Adoleshenca”Dumanigellcishtetiturpëron

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Krimet zgjedhor/ Kalemaj: Të përfshihet falja e 200 mln eurove gjoba që bëri Rama dy ditë para 11 majit

14:17 : 31/07/2025
AKTUALITET

Nga Kodi i ri Penal, Krimet zgjedhore tek Veliaj e Gëllçi, çfarë iu tha Altin Dumani gazetarëve

12:14 : 31/07/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal, Dumani: S’jemi të përfshirë! Nuk e komentoj pa parë draftin

11:47 : 31/07/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dumani: Në total ka pasur 193 materiale të administruara

11:29 : 31/07/2025
BOTA

58 ish-ambasadorë të BE-së letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

12:14 : 28/07/2025
AKTUALITET

Dumani merr këshilltare në SPAK Brunilda Bekteshin e Vettingut

10:32 : 28/07/2025
Para

Vera e poshtërimit të Europës

TË GJITHA

E rëndë në Dibër! 22-vjeçari plagos me thikë të ëmën

17:23 : 02/08/2025

Zjarr pranë një pike karburanti në Yzberisht

17:19 : 02/08/2025

Lëkundje tërmeti në vend, epiqendra dhe magnituda

17:03 : 02/08/2025

Ish-luftëtarët e UÇK-së, kritika Gjykatës së Hagës

17:01 : 02/08/2025

Zyrtari i lartë amerikan i Mbrojtjes takon krerët shtetërorë të Kosovës. Fokusi te bashkëpunimi ushtarak

16:46 : 02/08/2025

Impianti i gazit, në punë prej vitit 2022/ Dokumentat që injoroi Policia në show-n kundër “Delvina Gas”

16:35 : 02/08/2025

Fshati shqiptar nën drejtimin e grave, ndërsa burrat kanë ikur emigrant në Britani

16:18 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com