• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali me plehrat/ Leli Kaja i “Eco-Elb” bën viktimën: Nuk kam çfarë të bëj, duhet landfill i ri

13:24 : 30/07/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Administratori i kompanisë publike të menaxhimit të mbetjeve në Elbasan, “Eco-Elb”, Leli Kaja, veshi së fudmi petkun e viktimës dhe pranoi dështimin e situatën kritike të plehrave, duke deklaruar se ai ka bërë aq sa mundet, por se kapacitetet që ka në dispozicion janë të kufizuara.

“Unë kam njoftuar me letra bashkitë e qarkut Elbasan, që janë aksionerët e ‘Eco-Elb’, për situatën kritike në landfill. Kaq është puna ime”, deklaroi Kaja, në një interpelancë të zhvilluar të martën e kësaj jave (29 korrik 2025), të kërkuar nga opozita në Këshillin Bashkiak të qytetit.

Kjo ishte dalja e parë publike e Kajës, pas një kontrolli që Prokuroria e Elbasanit zhvilloi në zyrën dhe banesën e tij në 21 Korrik të këtij viti, në kuadër të një hetimi të nisur për “shpërdorim detyre”, “ndotja e ambjentit” dhe “zjarrëvënie të qëllimshme”. Hetimet kanë nisur pas zjarreve periodike që përfshijnë fushën e mbetjeve pranë Bradasheshit.

“Duhet një landfill i ri, diku tjetër, pasi fusha aktuale e mbetjeve nuk ka më hapësirë”, deklaroi më tej administratori i “Eco-Elb”, në përgjigje të pyetjeve të ngritura nga këshilltarja demokrate, Bianka Çopja.

Lexo edhe:

EMRAT/ Tjetër atentat trondit Shkodrën, vritet një person dhe plagosen tre të tjerë

Mbetjet urbane/ Tirana gjeneron 14.52 kg për frymë në ditë, gati 10 herë më shumë se BE

Nevoja për një landfill të ri artikulohet për herë të parë nga menaxherët lokalë, ndërkohë që opozita dhe anëtarë të shoqërisë civile e kanë ngritur këtë opsion prej shumë kohësh, duke vlerësuar se situata në fushën e mbetjeve është një bombë e vërtetë ekologjike.

“Depozitohen mbi 150 ton mbetje në ditë. Bëjmë kapsulim të pjesshëm, por nuk kemi mundësinë për më shumë”, vijoi më tej Kaja, duke justifikuar malin e plehrave që ka arritur në atë pikë që ka ndryshuar edhe relievin gjeografik të zonës.

Kaja, “përplasje” me Llatjan

Në fjalën e tij gati 10-minutëshe, Leli Kaja e theksoi disa herë faktin që u ishte drejtuar bashkive me shkresa, sidomos asaj të Elbasanit, duke lënë të kuptohet se raportet mes tij dhe kryebashkiakut të Elbasanit, Gledjan Llatja, nuk janë miqësore së fumdi.

Leli Kaja, i cili i ka shpëtuar deri më tani valës së “dorëheqjeve me urdhër”, të lëshuar nga kryeministri Edi Rama për drejtorët bashkiakë në të gjithë Shqipërinë, duket se është piketuar për “kandidat” për t’u vendosur para drejtësisë për keqmenaxhimin e situatës me mbetje.

Duke e vlerësuar veten si “koka e turkut” e vetme për dështimin spektakolar me menaxhimin e mbetjeve dhe zjarrjet e shpeshta që shpërndajë tym toksik në të gjithë qytetin, Leli Kaja ka vendosur të thotë disa të vërteta mbi skandalin e landfillit.

Megjithatë, ai ende po ruan rezerva. Në të gjitha daljet e tij dhe deklaratat publike, Leli Kaja shmang arsyen kryesore të krizës mjedisore në landfillin e Elbasanit-mungesën e inceneratorit. Mos-djegia e mbeturinave, sipas asaj që ishte parashikuar

fillimisht, ka sjellë mbi-kapacitet të plehrave, duke mbërritur në situatën pa kthim të hedhjes në erë të të gjithë investimit.

Dështimi me inceneratorin

Qeveria shqiptare miratoi në vitin 2014 kontratën koncesionare për ndërtimin dhe operimin e landfillit dhe impiantit të djegies së mbeturinave në Elbasan. Kontrata me kosto koncesionare mbi 22 milionë euro iu dorëzua “Albtek Energy”, një kompanie pa asnjë eksperiencë dhe pa kapacitetet e nevojshme për ndërmarrjen e një investimi të tillë.

Në fund të afatit 7-vjeçar të kontratës koncesionare, Bashkia e Elbasanit mori në dorëzimin veprën publike, ndërkohë që inceneratori, megjithëse i ndërtuar si karabina, ishte tërësisht jo-funksional, për shkak të teknologjisë së dobët dhe të vjetëruar.

Leli Kaja, administratori i “Eco-Elb”, shoqërisë publike që u krijua në vitin 2022 me aksionerë shtatë bashki të Qarkut Elbasan, është në dijeni të plotë të mos-funksionimit të inceneratorit.

Megjithatë, ai ka heshtur, madje e ka mbuluar problematikën e inceneratorit, duke e thjeshtuar situatën për gjatë të gjithë viteve që drejton shoqërinë “Eco-Elb”.

Ai nuk përmendi shqetësime serioze as në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të 30 Majit 2025, kur Bashkia e Elbasanit dhe ato të Librazhdit, Cërrikut, Prrenjasit, Belshit, Peqinit dhe Gramshit, vendosën të rrisnin faturën e depozitimit të mbetjeve në landfill, nga 2500 lekë për ton që ishte deri më tani, në 2600 lekë për ton.

Rritja e çmimit të depozitimit, i cili do të rëndojë në buxhetin e bashkive dhe, rrjedhimisht edhe në taksat e qytetarëve, u justifikua me faktin që shtimi i të ardhurave për kompaninë publike “Eco-Elb” do të shtonte aftësitë e saj për të trajtuar mbetjet.

Por, gati dy muaj pas rritjes së çmimit, administratori Leli Kaja, paraqitet në Këshillin Bashkiak dhe jep opsionin që duhet ndërtuar një landfill i ri, në një vend të ndryshëm nga ai ku gjendet aktuali.

Kaja ishte thirrur në interpelancë së bashku me drejtuesit teknikë të landfillit, por ai u paraqit vetëm, duke iu shmangur pyetjeve të karakterit operativ, të cilat ngrinin çështje thelbësore për mënyrën se si menaxhohen mbetjet.

Ai u kufizua vetëm të thoshte se, për të shmangur zjarret në fushën e mbetjeve “ne bëjmë lagie me ujë dhe mbulim të pjesshëm të mbeturinave”.

Kjo mënyrë primitive e përballjes me problemin e zjarreve në landfill, natyrisht, ka rezultuar e dështuar dhe këtë e provuan në kurrizin, por sidomos në mushkëritë e tyre qytetarët e Elbasanit, në ditët e para të Korrikut 2025, kur për më shumë se një javë, tymi toksik nga djegia e mbeturinave krijoi re gjigande mbi qiellin e të gjithë zonës.

Etiketa: Albtek EnergyECO ElblandfillLeli kajallatjaplehratskandaliviktime

Lajme të lidhura

Pamje nga vendi i ngjarjes
AKTUALITET

EMRAT/ Tjetër atentat trondit Shkodrën, vritet një person dhe plagosen tre të tjerë

08:53 : 08/09/2025
AKTUALITET

Mbetjet urbane/ Tirana gjeneron 14.52 kg për frymë në ditë, gati 10 herë më shumë se BE

08:02 : 04/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ I vuri zjarrin mbetjeve në landfillin privat, arrestohet pronari i “Buna Recycling”

10:14 : 02/09/2025
AKTUALITET

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarent”

22:56 : 24/08/2025
AKTUALITET

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025
AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
Para

Aksident në aksin Lushnjë-Fier, dy të plagosur rëndë

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 10 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 09/09/2025

Anglia “shkërmoq” Serbinë në Beograd, “Tre Luanët” shkëlqejnë me 5 gola

22:58 : 09/09/2025

A duhet të zëvendësohen Noka e Bardhi në PD? Xhaferri: Jam për përmirësim…

22:55 : 09/09/2025

Mbi 81% e certifikatave të pronësisë në fshat janë në emër të burrave

22:51 : 09/09/2025

Shqipëria mban gjallë shpresat për Botëror, penalltia e Asllanit vulos fitoren ndaj Letonisë

22:44 : 09/09/2025

Parlamenti Europian dënon dhunën në Serbi, paralajmërohet Vuçiç

22:42 : 09/09/2025

Emigrantët shqiptarë “braktisin” Italinë e Greqinë, “magneti” i ri janë Gjermania dhe Europa Veriore

22:24 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com