• Kontakt
Friday, August 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjykata Hagës refuzon kërkesën e Mlladiçit për lirimin nga burgu për arsye shëndetësore

19:39 : 29/07/2025
në BOTA

Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (ish-Tribunali i Hagës) e ka refuzuar kërkesën e Ratko Mlladiçit për lirimin e tij të përkohshëm për arsye humanitare, duke përmendur gjendjen e rënduar shëndetësore.

Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska – entiteti serb i Bosnjës – u dënua në vitin 2021 me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë.

Në vendimin e nënshkruar nga kryetarja e Mekanizmit, Graciela Gatti Santana, thuhet se edhe pse vlerësimet mjekësore tregojnë se Mlladiç i është afruar fundit të jetës, ai është duke marrë kujdes të gjithanshëm shëndetësor, gjë që është e dokumentuar në raportet mjekësore.

“Informacionet që kam në dispozicion tregojnë se rrethanat humanitare bindëse, të cilat Mlladiq i ka përmendur si arsye për lirimin, nuk janë vërtetuar”, thuhet në vendim.

Sipas gjykatës, Mlladiçit nuk vuan nga ndonjë sëmundje akute dhe terminale që do të mund të arsyetonte lirimin e tij. Për më tepër, ai është duke marrë kujdes mjekësor cilësor dhe të përshtatur me nevojat e tij specifike.

Lexo edhe:

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

Vdekja e Besnik Koçiut te ‘313-ta’, familjarët akuzojnë institucionet për neglizhencë

Gjykata thekson, gjithashtu, se janë ndërmarrë masa për t’i mundësuar atij kontakte të rregullta me familjen.

“Mbajtja e tij e mëtejshme në burg nuk përbën trajtim çnjerëzor apo degradues dhe, si e tillë, vazhdon t’i mbështesë parimet thelbësore të ndëshkimit që zbatohen për krimet për të cilat ai është dënuar. Prandaj, kërkesa duhet të refuzohet”, thuhet në arsyetimin e gjykatës.

Më 2 qershor, përmes avokatëve të tij, Mlladiçit kishte paraqitur kërkesë për lirimin e përkohshëm ose të parakohshëm, duke pretenduar se ishte diagnostikuar me një sëmundje terminale dhe se i kishte mbetur pak kohë për të jetuar.

Mbrojtja pretendon se shërbimi shëndetësor i burgut i ka njoftuar Mlladiqin dhe familjen e tij se “nuk mund të shërohet” dhe se “jeta e tij matet në muaj”.

Në kërkesë thuhej gjithashtu se, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, nuk ekziston rrezik për arratisje dhe se, në rast të lirimit, ai do të qëndronte në Serbi.

Ratko Mlladiq ishte në arrati për gati 16 vjet para se të arrestohej në Serbi në maj të vitit 2011 dhe të ekstradohej gjashtë ditë më vonë në Hagë.

Ai u shpall fajtor për gjenocidin ndaj afro 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, zonë e mbrojtur nga OKB-ja në verën e vitit 1995, për ndjekje dhe zhvendosje të detyruar të boshnjakëve dhe kroatëve në mbarë Bosnjën, për terrorizimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës, si dhe për mbajtjen peng të paqeruajtësve të OKB-së gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1995.

Ai u dënua për 10 nga 11 pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./ REL

Etiketa: Gjykata HagëslirimMlladiçqeli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

22:11 : 08/08/2025
AKTUALITET

Vdekja e Besnik Koçiut te ‘313-ta’, familjarët akuzojnë institucionet për neglizhencë

13:21 : 26/07/2025
AKTUALITET

E dënuar për rrëmbimin dhe djegien për së gjalli të Menduh Kurtdedës, lirohet nga burgu Marjeta Karaj

14:27 : 20/07/2025
AKTUALITET

Jo vetëm celularë, por dhe eskorta për Laert Haxhiun/ Kush e çoi bandën e Lushnjës në një sektor?

11:49 : 06/07/2025
AKTUALITET

Dhjetra telefonata alarmuan “Burgjet”, grupi i Laert Haxhiut në qeli me 4 celularë, kufje e karikues

17:28 : 04/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Fuste drogë në qeli për të burgosurit, arrestohet një efektiv i burgut të Drenovës

20:39 : 30/06/2025
Para

Andia Ulliri ankimon në KAS vendimin e Celibashit: Mandati i PD-së në Durrës më takon mua!

TË GJITHA

Horoskopi, 22 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:06 : 21/08/2025
Foto ilustruese

Policia dhe karrotrecët në Himarë bashkëpunojnë për të ‘rrjepur’ emigrantët/ VIDEO

23:04 : 21/08/2025

Prekëse! Shqiptari gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman

22:52 : 21/08/2025

Zjarri në Fushë-Arrëz kërcënon banesat, kërkohet ndërhyrje nga ajri

22:37 : 21/08/2025

Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Dukat

22:21 : 21/08/2025

Rreziqet që vijnë nga uji me klor i rubinetit

22:06 : 21/08/2025

Tronditet Vlora/ Fëmija bie nga ballkoni i një banese, një grua hidhet nga pallati

21:55 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com