• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy lushnjarë “pronarë” të Sarandës/ Xhindoli dhe Paqsor Buzi rrëmbejnë 60 ha në Heremec për fotovoltaik

09:28 : 29/07/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Fotovoltaikët janë fronti i ri i rrëmbimit të tokave publike, por jo vetëm. Pas dështimit të tentativës për të marrë 832 hektarë në Kaninë të Vlorës, sulmi i radhës është në Sarandë.

Kryetari i Bashkisë të Sarandës, Oltion Çaçi ka dërguar për miratim në Këshillin Bashkiak një projektvendim, për dhënien me qira, me konkurrim, të një sipërfaqeje prej 60 hektarësh në Heremec, pjesë e pasurisë me nr.8 dhe nr.15 zona kadastrale 2806 për zhvillim aktiviteti prodhim energjie nga burime të rinovueshme, nëpërmjet paneleve fotovoltaike.

Rendi i dites i Keshillit Bashkiak Sarande per 30 korrik

Miratimi i projektvendimit është futur në rendin e ditës të mbledhjes që Këshilli Bashkiak i Sarandës do të zhvillojë të mërkurën në datën 30 korrik. Kjo është hera e tretë që Bashkia e Sarandës tenton të privatizojë tokën në Heremec, çka përbën një nga tentativat më këmbëngulëse të plaçkitjes, nga ndonjë ent publik.

Lexo edhe:

Gazetari jep detaje nga afera: “4-AM”, kompania “fantazmë” e fotovoltaikëve të Ballukut

Zbulohen dy biznesmenët që po tentojnë të rrëmbejnë 60 ha tokë në Sarandë për Park Voltaik

Saga e rrëmbimit

Në korrik të vitit 2023, Bashkia e Sarandës i paraqiti Këshillit Bashkiak një projekt vendim “Për miratimin e planit të menaxhimit për ekonominë kullosore “Heremec” me sipërfaqe 1233.21 ha për periudhën 2023-2033”. Kjo ishte një lëvizje djallëzore, e cila kishte qëllime të qarta.

Duke mos i ditur qëllimet e mëvonshme të këtij projekt vendimi, Këshilltarët e kanë miratuar me idenë se Bashkia kërkontë ta menaxhonte këtë pasuri më mirë, duke e shtyrë afatin e menaxhimin nga çdo 1 vit në çdo 10 vjet.

Por në tetor 2023, Bashkia paraqet në Këshill një projekt vendim për “Miratimin në parim të dhënies me qira, me konkurim, të një sipërfaqeje prej 175 ha, pjesë e pasurisë me nr.8 dhe nr.15 zona kadastrale 2806, për zhvillim aktiviteti prodhim energjie nga burime të rinovueshme, nëpërmjet paneleve fotovoltaike”.

Sapo ky projekt vendim bëhet publik, banorët e Nivicës përmes përfaqësueve të tyre, vendosin në dijeni këshilltarët lidhur me pretendimet e tyre, duke nxjerrë në pah “lojën” e Bashkisë që kishte nisur që në korrik. Në fakt Bashkia kishte bërë edhe një lëvizje tjetër për t’i paraprirë kësaj.

Në 10 tetor, pra 10 ditë para se të bënte publik projekt-vendimin, kishte siguruar një certifikatë pronësie dhe një kartelë pasurie nga ASHK Sarandë për pasurinë 8, zona kadastrale 2806 me pronare Bashkinë Sarandë. Edhe pse siguroi certifikatën, Bashkia nuk mundi të shmangte faktin që në kartelën e pasurisë kishte të shkruar vendimin për vendosjen e sekuestros konservative mbi këtë pronë.

Të ndodhur përballe presionit qytetar dhe stepjes së Këshilltarëve, Bashkia anulon kalimin e projekt vendimit për në mbledhjen e 27 tetorit 2023. Por presioni nga lart ishte më i madh se presioni qytetar, kështu që Bashkia vendos kryerjen e dy dëgjesave publike në shkurt 2024 dhe kalimin e projekt vendimit po në këtë muaj për miratim nga Këshilli Bashkiak.

Çuditshëm kësaj rradhe projekt vendimi nuk ka shkuar për një sipërfaqje prej 175 ha por për 60 ha. Por edhe tentativa e shkurtit të vitit të kaluar dështoi pas kundërshtimit të fuqishëm të banorëve të Nivicës. Megjithatë Oltion Çaçi është i vendosur që ta rrëmbejë pronën duke e rikthyer sërish projektvendimin. Këtë herë është e treta e vërteta.

Kompania pas projektit

Ndonëse Bashkia e Sarandës fillimisht e mbajti të fshehtë kompaninë që qëndronte pas projektit, emri i saj u zbulua më vonë. Bëhet fjalë për një kompani të quajtur Park Sol Energy, e cila zotërohet nga dy aksionerë.

Ata janë Agim Xhindoli dhe Paqsor Buzi. I pari një ish demokrat që kaloi ylberin dhe u ul në prehërin e Edi Ramës.

Agim Xhindoli ne podcastin e Edi Rames

Ndërsa i dyti është një nga peshkaqenët më të mëdhenj të buxhetit dhe tenderave publike përmes kompanisë së tij, G.P.G.

Paqsor Buzi

Në 5 vitet e fundit kjo kompani ka marrë më shumë se 150 milionë euro pagesa nga thesari i shtetit për kontrata nga Fondi i Zhvillimit, ARRSH dhe disa bashki të vendit./ Kapitali.al

Etiketa: fotovoltaikHeremecpaqsor buziSarandësXhindoli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari jep detaje nga afera: “4-AM”, kompania “fantazmë” e fotovoltaikëve të Ballukut

17:48 : 17/04/2025
AKTUALITET

Zbulohen dy biznesmenët që po tentojnë të rrëmbejnë 60 ha tokë në Sarandë për Park Voltaik

15:20 : 29/02/2024
Para

E qëlloi mbi 50 herë me thikë buke, vrasësi i 52-vjeçares: E doja, nuk më bënte përshtypje mosha

TË GJITHA

Gjykata Hagës refuzon kërkesën e Mlladiçit për lirimin nga burgu për arsye shëndetësore

19:39 : 29/07/2025

Gjermania përballet me krizën e strehimit/ Planifikon lehtësime ligjore për ndërtimin e banesave

19:34 : 29/07/2025

Video/ Tirana zhvendoset nga “Skënder Halili”, nis fazën përgatitore jashtë vendit

19:29 : 29/07/2025

Britania do të njohë Palestinën në shtator, nëse Izraeli nuk pranon armëpushimin

19:17 : 29/07/2025

Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë

19:16 : 29/07/2025

Duhet një mrekulli për Dritën në Champions, formacionet zyrtare ndaj Copenhagen

19:04 : 29/07/2025

Pëmbytet varka me refugjatë në Detin Mesdhe, 18 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

19:03 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com