• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump i shkurton Putinit afatin për ndaljen e luftës në Ukrainë

16:39 : 28/07/2025
në BOTA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të shkurtojë afatin që i dha homologut rus, Vladimir Putin, për një armëpushim, nga 10 ose 12 ditë, mes rritjes së zemërimit për bombardimet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë dhe mungesës së përparimit drejt paqes.

Duke folur para gazetarëve në Skoci më 28 korrik, Trump tha se është “shumë i zhgënjyer” me Putinin dhe se “nuk kam pse pres” deri në përfundim të afatit fillestar prej 50 ditësh që u kishte vendosur të dyja palëve më herët gjatë këtij muaji, në rast se Moska nuk arrin një marrëveshje me Kievin.

“Do ta vendos një afat të ri nga 10 apo 12 ditësh, duke nisur nga sot”, u tha Trump gazetarëve teksa u takua me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

“Kur merresh me dikë për një kohë të gjatë, e di se çfarë do të bëjnë ata, apo nuk do të bëjnë”, tha ai. “I dhashë atij [Putinit] një shans. Nuk po e shfrytëzon”, shtoi ai.

Lexo edhe:

Falsifikuan fjalimin e Trump, japin dorëheqjen drejtorët kryesorë të BBC, Tim Davey dhe Deborah Turnes

Pamjet virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Shtëpia e Bardhë nuk ka specifikuar se çfarë hapash mund të ndërmerren nëse Rusia nuk përgjigjet, megjithëse Trump tha se “ndoshta ende mund të arrijmë një marrëveshje me Rusinë, por është shumë vonë në këtë proces”.

Të premten e kaluar, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Trumpit “po i humbë durimi” me Moskën dhe “po i humbë dëshira për të vazhduar që të presë”, duke lënë të kuptohet për pasoja të mundshme serioze.

Ukraina mirëpriti deklaratat e Trumpit.

“Falënderojmë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për qëndrimin e tij të vendosur dhe sinjalin e qartë – paqe përmes forcës”, tha përmes një postimi në Telegram, Andriy Yermak, shefi i Zyrës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Presidenti Trump deklaroi se po e shkurton afatin që i dha Putinit për t’i dhënë fund luftës, sepse beson se përgjigjja është e qartë. Putini kupton vetëm forcën dhe ky mesazh tashmë është përçuar qartë dhe me zë të lartë. Ky është një parim që e mbështet plotësisht edhe presidenti Volodymyr Zelensky”.

Rusia ende nuk ka komentuar zyrtarisht lidhur me deklaratat më të fundit të Trumpit.

Delegacionet ukrainase dhe ruse u takuan më 23 korrik për bisedime paqeje, rundi i tretë në një seri negociatash që nisën më 16 maj, por që kanë rezultuar me pak përparim./REL

Etiketa: donald trumpluftePutin

Lajme të lidhura

BOTA

Falsifikuan fjalimin e Trump, japin dorëheqjen drejtorët kryesorë të BBC, Tim Davey dhe Deborah Turnes

08:35 : 10/11/2025
BOTA

Pamjet virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

08:37 : 09/11/2025
BOTA

Koreja e Veriut paralajmëron për më shumë “veprime sulmuese”

13:00 : 08/11/2025
BOTA

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

17:26 : 07/11/2025
BOTA

Orban: Samiti Trump–Putin në Budapest mund të ndodhë brenda pak ditësh

15:41 : 07/11/2025
BOTA

Nafta, Rusia dhe Ukraina në agjendën e takimit Trump-Orban

08:30 : 07/11/2025
Para

Kodi i ri Penal, Paloka: Enveri do të na duket lule para një mostre si Rama

TË GJITHA

SPAK i çon fletëthirrje Sali Berishës, do të pyetet për 21 janarin

14:17 : 10/11/2025

Gjykata e Parisit liron nga burgu ish-presidentin Nicolas Sarkozy

14:07 : 10/11/2025

EMRAT/ Lejuan kalimin e kamionit me drogë, pezullohen 2 policë të pikës kufitare “Hani i Hotit”

14:00 : 10/11/2025

Berisha: Balluku i ka thënë Ramës se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon

13:45 : 10/11/2025

Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu: Mu bë padrejtësi

13:39 : 10/11/2025
Screenshot

Dokumenti sekret për Asim Vokshin/ KED nën drejtimin e Sadushit shkeli procedurat për verifikimin e integritetit

13:25 : 10/11/2025

“Bela Mafia“ bëhet “belaja Rama”

13:21 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com