• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Shkupi synon rregullimin e industrisë së kazinove

15:45 : 26/07/2025
në RAJONI

Ligji i ri për lojërat e fatit në Maqedoninë e Veriut sjell ndryshime të mëdha në mënyrën se si shteti synon ta rregullojë industrinë e kazinove dhe bastoreve. Për Shoqatën e Organizatorëve të Lojërave të Fatit, këto janë masa radikale që do të çojnë në mbylljen e plotë të këtij biznesi.

Industria e lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut pritet të përjetojë transformimin më të madh në historinë e saj, me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për lojërat e fatit, i cili sjell ndryshime të thella që do ta riformësojnë tërësisht këtë sektor.

Sipas dokumentit të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, projektligji i hartuar nga Ministria e Financave, dhe tashmë në fazën përfundimtare të miratimit në Qeveri, përmban ndryshimet më të rëndësishme në nenin 24.

Ky nen parashikon që kazinotë dhe sallat me pajisje elektronike të tipit video-lotari (VLT) të vendosen të paktën 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme.

Lexo edhe:

Kishte kthyer lokalin në kazino, arrestohet 32-vjeçari në Belsh

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup

Meqenëse në ligj nuk janë parashikuar përjashtime, ky rregull vlen edhe për kazinotë që ndodhen brenda hoteleve, nëse këto objekte gjenden brenda gjysmë kilometri nga institucionet arsimore.

Ndryshe nga kazinotë dhe sallat me aparate, bastoret përjashtohen nga ky obligim dhe do të mund të vazhdojnë veprimtarinë e tyre në lokacionet ekzistuese.

Megjithatë, ato do të përballen me kufizime të tjera: do të ndalohet vendosja e pajisjeve VLT në ambientet e bastoreve, përveç në rastet kur ato ndodhen më shumë se 500 metra larg nga shkollat. Edhe në këto raste, numri maksimal i pajisjeve të lejuara do të jetë pesë.

Ligji i ri u jep gjeodetëve një rol të ri dhe të rëndësishëm si “arbitra të fatit”. Ata do të jenë figura kyç në përcaktimin e saktë të lokacioneve ku munden – ose nuk munden – të hapen kazino, duke ndryshuar ndjeshëm situatën aktuale ku këto objekte ndodhen thuajse në çdo rrugë të qyteteve.

Për matjen e distancës prej 500 metrash, drafti qeveritar e përshkruan atë si “rruga më e shkurtër e sigurt” nga hyrja e një shkolle, deri te hyrja e objektit ku zhvillohen lojërat e fatit.

“Në kuptim të paragrafit 2 të këtij neni, distanca përfaqëson rrugën më të shkurtër dhe më të sigurt nga hyrja e një shkolle fillore ose të mesme, deri te hyrja e hapësirës ku organizohen lojëra fati, dhe përcaktohet me një elaborat gjeodetik për përdorim të posaçëm, të përgatitur nga një gjeodet i licencuar ose një kompani e specializuar për punë gjeodetike. Metodologjinë për matjen e distancës, si dhe formën dhe përmbajtjen e elaboratit, do t’i përcaktojë drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive”, thuhet në tekstin e ligjit.

Ligji parashikon, gjithashtu, ulje të ndjeshme të numrit të aparateve elektronike VLT të Drejtorisë Shtetërore të Video-Lotarisë në të gjithë territorin e vendit. Aktualisht janë rreth 7.000 të tilla.

“Sasia e përgjithshme e terminaleve elektronike të video-lotarisë që mund të vendosen në të gjitha ambientet afariste në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kufizohet në jo më shumë se 3.000 njësi, duke u llogaritur çdo muaj veçmas”, thuhet në nenin 64 të projektligjit.

Reklamim i kufizuar dhe licenca më të shtrenjta për lojërat e fatit në Maqedoninë e Veriut

Projektligji i ri për lojërat e fatit në Maqedoninë e Veriut përfshin një sërë masash që ndalojnë reklamimin e këtyre aktiviteteve, si në media, ashtu edhe në pjesën e jashtme të objekteve ku zhvillohen lojëra të fatit.

Reklamimi në televizion dhe radio për organizimin e lojërave të fatit, përfshirë ato online, do të ndalohet çdo ditë nga ora 6 deri në orën 22.

Ligji ndalon, gjithashtu, reklamimin e lojërave të fatit dhe atyre zbavitëse në zonat e zhvillimit industrialo-teknologjik, si dhe çdo lloj reklame në pjesën e jashtme të objekteve afariste, më të madhe se 30 cm në lartësi dhe 100 cm në gjatësi. Përjashtim bëjnë vetëm kazinotë që ndodhen deri në tre kilometra nga një pikë kufitare, dhe që ofrojnë lojëra të veçanta të fatit.

Përveç kufizimeve të reklamimit, projektligji parasheh edhe rritje të detyrimeve tatimore për kazinotë dhe sallat me aparate. Në vend të normës ekzistuese prej 20%, do të aplikohet një normë prej 23% mbi diferencën ndërmjet shumës së arkëtuar dhe shumës së paguar nga të gjitha pajisjet në një kazino, në baza mujore.

Nga kjo shumë, 3% do t’i ndahet Agjencisë për Film, ndërsa 4% do të shkojë për promovimin e turizmit në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.

Qeveria ka propozuar, gjithashtu, ndryshime në mënyrën e dhënies së licencave. Aktualisht, kazinotë paguajnë 600 mijë euro për një licencë që mbulon hapjen e shumë objekteve. Sipas projektligjit të ri, licenca do të kushtojë 750 mijë euro për një periudhë prej gjashtë vitesh, por do të vlejë vetëm për një objekt të vetëm.

Për bastoret, licenca do të kushtojë 210 mijë euro, ndërsa për sallat me aparate elektronike – 100 mijë euro. Për çdo objekt të ri që hapet nga të njëjtët operatorë, do të aplikohet një tarifë shtesë prej 30 mijë eurosh.

Qeveria: Ka kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur me ndryshimet

Ligji i ri për lojërat e fatit ende është në procedurë brenda Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Nga ekzekutivi thonë se, pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, projektligji do t’i dërgohet Kuvendit, dhe publiku do të njoftohet në detaje për përmbajtjen e tij.

Sipas Qeverisë, zbatimi i ligjit do të nisë në janar të vitit 2027, për t’u lënë organizatorëve të lojërave të fatit kohë të mjaftueshme për t’u riorganizuar.

“Qëllimi i ligjit të ri për lojërat e fatit dhe ato zbavitëse është të rregullojë më qartë raportet në këtë sektor, dhe të ofrojë mbrojtje më të madhe për qytetarët. Me këtë projektligj parashihet distancë e detyrueshme e objekteve ku zhvillohen lojëra të fatit nga shkollat fillore dhe të mesme. Forcohen mekanizmat e kontrollit ndaj këtij aktiviteti dhe përhapjes së tij, rriten të gjitha taksat dhe tarifat, dhe futen procedura shtesë për qeverisje të mirë korporative”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë për Radion Evropa e Lirë.

Shoqatat: Industria legale do të mbyllet

Ndaj ndryshimeve ka reaguar Shoqata e Bastoreve Sportive të Maqedonisë (ASOM), e cila i ka kërkuar Qeverisë të tërhiqet nga projektligji.

Ata paralajmërojnë se miratimi i ligjit përmes procedurës së shkurtuar, pa përfshirjen e palëve të interesuara dhe pa debat publik, është përsëritje e praktikës së ndjekur edhe nga qeveria e mëparshme.

“Ky projektligj, sikurse ai paraprak, parashikon distancë prej 500 metrash midis objekteve për lojëra të fatit dhe shkollave. Në praktikë, kjo do të thotë mbyllje e objekteve dhe asgjë më shumë. Fakt është që asnjë vend në botë nuk ka një ligj të tillë, dhe nuk ka asnjë dëshmi se ai ndihmon në mbrojtjen e të miturve. Industria është e rregulluar dhe të miturit nuk kanë qasje në këto ambiente. Taksat që parashihen janë tërësisht joracionale, kundër logjikës së tregut, dhe nuk ekzistojnë në asnjë treg të rregulluar në Evropë apo botë. Nëse qeveria mendon se do të mbushë buxhetin përmes këtij ligji – gabon rëndë. Ky ligj do të çojë në mbyllje të bizneseve dhe rënie të madhe, ose humbje të të ardhurave për shtetin”, thuhet në reagimin e ASOM-it.

Shoqata vlerëson se zhvendosja e detyrueshme e objekteve të tyre, ndalimi i organizimit të lojërave të fatit online për operatorët e licencuar, rritja e paarsyeshme e taksave dhe cenimi i sigurisë juridike të licencave ekzistuese, do të çojnë në mbylljen praktike të industrisë legale.

Kjo nuk është përpjekja e parë

Përpjekjet për të rregulluar industrinë e lojërave të fatit janë bërë disa herë edhe gjatë qeverisë së kaluar të udhëhequr nga LSDM-BDI.

Në mars të vitit 2024, Kuvendi nuk miratoi një projektligj të ngjashëm që parashihte largimin e objekteve për lojëra të fatit më shumë se 500 metra nga shkollat.

Ajo ishte përpjekja e dytë, pasi më 7 shkurt deputetët kishin miratuar një projektligj të tillë, por presidenti i atëhershëm, Stevo Pendarovski, refuzoi ta dekretonte, duke e kthyer procesin përsëri në procedurë parlamentare./REL

Etiketa: kazinoshkup

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kishte kthyer lokalin në kazino, arrestohet 32-vjeçari në Belsh

12:37 : 12/07/2025
RAJONI

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup

12:45 : 30/06/2025
BOTA

Sherr me thika në lagjen Çair të Shkupit, plagosen tre persona! I dëmtuar edhe një 14-vjeçar

22:33 : 17/06/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024
AKTUALITET

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025
RAJONI

RMV/ Arrestohet gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës ku vdiqën 59 persona

21:54 : 25/03/2025
RAJONI

E rëndë në Shkup/ Qiramarrësi qëllon për vdekje me armë pronarin e banesës, më pas vret veten

12:23 : 24/03/2025
Para

Trafik i rënduar në Fushë-Milot, mbyllja e urës së vjetër shkakton kaos

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com