• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Pellazgologët digjitalë”: Rrjetet sociale si burim për shtrembërimin e origjinën së shqipes

Teza se gjuha shqipe rrjedh nga e ashtuquajtura “pellazgjishte” është një mit që vijon të përhapet gjerësisht në rrjetet sociale pa asnjë provë shkencore. Studiuesit e gjuhësisë e kanë rrëzuar në masë këtë lidhje – ndërsa “pellazgjishtja” vijon të ngjalli kureshtje dhe krenari kombëtare në mjedisin digjital, pa u mbështetur prova gjuhësore të mirëfillta.

19:30 : 26/07/2025
në AKTUALITET, KULTURE

“Pellazgjishtja e lashtë është një gjuhë parahelene e zhdukur (ndërkohë që shqipja e sotme është një pasardhëse e vërtetë e saj…Pellazgjishtja e lashtë, nga e cila rrjedh shqipja e sotme, ka qenë gjuhë zanafillore e folur në Europë, Egje dhe Azinë e Vogël qysh të paktën prej viteve 6500 para Krishtit – koha e Neolitit)…”, shkruhet në një prej postimeve në faqen “Pellazgo-Ilirët”, të krijuar në rrjetin social Facebook që prej 3 marsit 2020.

Mijëra postime të ngjashme në rrjetet sociale vijojnë të përhapen me një narrativë që imponon idenë se gjuha shqipe është pasardhëse e asaj që pretendohet të jetë “gjuha pellazge” – duke krijuar një argumentim të njëanshëm, që paraqet vetëm idetë pro kësaj teze dhe se qëndrimi zyrtar i akademikëve që e mohojnë këtë lidhje apo i studiuesve në tërësi, është një tentativë për manipulimin e së vërtetës.

Postimi me titull “Pellazgët dhe gjuha e tyre”, e vë theksin në teorinë se pellazgjishtja është një gjuhë parahelene, prej së cilës rrjedh edhe gjuha jonë shqipe, duke iu referuar studiuesit “Mathieu Aref”, apo i njohur si Arif Mati, me origjinë shqiptare dhe i lindur në Egjipt. Ai ka publikuar studimin “Kërkime mbi Pellazgët si origjinë e qytetërimit grek” dhe shpesh herë përdoret nga postime anonime për të justifikuar pretendimet e lidhjes së gjuhës shqipe me atë të presupozuar si “pellazgjishte”.

Ekspertët e fushës konstatojnë se tezat për lidhjen e gjuhës shqipe me pellazgjishten përhapen prej dekadash midis shqiptarëve, disa të nxitura prej studuiesve që priren të gjejnë edhe prova për këtë lidhje, por pjesa dërrmuese e studiuesve e kanë rrëzuar zyrtarisht atë që njihet si “teza pellazgjike”.

Lexo edhe:

Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut

Sot provimi i parë i klasës së 9-të, 28 mijë nxënës i nënshtrohen testimit në gjuhën shqipe

“Gjuhëtarët, historianët, arkeologët shqiptarë e kanë rrëzuar ‘tezën pellazgjike’. Gjuhëtarët i shohin ilirishten dhe pellazgjishten si gjuhë të ndryshme. Ata përforëcuan pikëpamjen e gjuhëtarit të shquar [Gustav] G. Meyer, i cili pohonte se gjuha shqipe ishte vazhdim i një prej dialekteve të ilirishtes së vjetër”, analizoi Prof. Dr. Mimoza Kore, nga Departamenti i Gjuhësisë, në Universitetin e Tiranës.

Sipas saj në shekullin e kaluar pati studiues që krijuan terrenin për përhapjen e një lidhjeje midis shqipes dhe pellazgjishtes, duke ngritur hipotezën se shqiptarët ishin stërnipër të pellazgëve dhe se shqipja është bijë e pellazgjishtes-ilirishtes.

“Kjo teori u krijua së pari nga dijetarë të huaj, por më vonë u përqafua dhe pati jehonë të gjerë në rrethin e poetëve dhe shkrimtarëve të Shqipërisë e të arbëreshëve të Italisë, veçanërisht në periudhën e Romantizmit Evropian”, shpjegoi Kore.

Teza se gjuha shqipe rrjedh nga e ashtuquajtura “pellazgjishte” duket se vijon të mbetet një mit që gjen mbështetje të gjerë në rrjetet sociale – megjithëse pa asnjë provë shkencore. Ndërsa gjuhësia shqiptare e ka pranuar zyrtarsisht se shqipja rrjedh pa dyshim nga ilirishtja dhe se në të ka edhe komponentë trakë.

Ilustrim nga një postim në "Facebook" që pompon narrativën e origjinës së gjuhës shqipe nga pellazgjishtja
Ilustrim nga një postim në “Facebook” që pompon narrativën e origjinës së gjuhës shqipe nga pellazgjishtja

Nga kërkimet e hapura që Amfora bëri në rrjetet sociale, rezultoi se mes mijëra postimeve, shpërndarjeve dhe komenteve rreth teorive të pellazgjishtes, pak prej tyre i referohen drejtpërdrejtë teorive apo studimeve nga ekspertët e fushës. Mbështetja e mendimit të lidhjes së origjinës së gjuhës shqipe me pellazgjishten mori hoh fillimisht nga albanologët e huaj, që publikuan një seri studimesh rreth kësaj teze.

“Te ne, ata që e përkrahën këtë tezë, u mbështetën te teoria e formuluar në mënyrë më të plotë nga albanologu i njohur G. V. Hahn në veprën Studime shqiptare (1854), i cili, me autoritetin shkencor që gëzonte, u bë burimi më i besueshëm. Sipas tij, ka shumë shenja që epirotët dhe maqedonët përbënin thelbin e fisit tireno-pellazgjik; ilirishtja (d.m.th. gjuha nga e ka prejardhjen shqipja) është gjuhë pellazgjike në kuptimin më të gjerë të fjalës”, shpjegoi profesoresha Kore.

Pa fakte gjuhësore, të dhëna historike dhe në mungesë të zbulimeve arkeologjike, sot teza pellazgjike ka rënë dhe po kështu lidhja me gjuhën shqipe – megjithëse ajo ka gjetur një terren të gjerë përhapjeje në mjedisin “online”, përmes shumë burimeve që e amplifikojnë ditë pas dite.

“Gjuhëtarët i shohin ilirishten dhe pellazgjishten si gjuhë të ndryshme. Ata përforcuan pikëpamjen e gjuhëtarit të shquar G. Meyer, i cili pohonte se gjuha shqipe ishte vazhdim i një prej dialekteve të ilirishtes së vjetër”, shpjegoi më tej Kore.

Ajo vuri theksin se, “Hahni nuk e shtroi çështjen e përkatësisë së pellazgjishtes në familjen indoeuropiane dhe në kohën e tij kjo çështje nuk ishte e qartë”.

Sipas saj sot studiuesit i mbajnë Pellazgët si popull paraindoeuropian dhe natyrisht edhe gjuhën e tyre si joindoeuropiane. Pellazgët janë përmendur në letërsi, por jo në shkencë. Gjithashtu deri më sot nuk ka ende ndonjë lidhje të provuar shkencërisht mes shqipes dhe gjuhës së supozuar pellazge.

“Nuk ka asnjë lidhje midis shqipes dhe të ashtuquajturës pellazgjishte”, shpjegoi Kore.

Përhapja e tezës nuk kundërshtohet mbi ekzsitencën e “pellazgjishtes” si gjuhë, por në lidhjen e drejtpërdrejtë të gjuhës shqipe si trashëgimtare të saj. Për studiuesit ajo mund të ketë ekzistuar si gjuhë e një popullsie paragreke, por duhet kërkuar ende për gjurmët e saj.

“Ajo mund të ketë ekzistuar si gjuha e një popullsie paragreke, joindoeuropiane dhe në greqishte duhet kërkuar ndonjë gjurmë prej saj. Shqipja është gjuhë indoeuropiane dhe shkon me gjuhët e Veriut të Europës. Kjo e ndan përfundimisht nga pellazgjishtja, nëse kjo ka ekzistuar”, analizoi Prof. Dr. Mimoza Kore.

Media Amfora gjeti dhjetëra postime në të gjitha rrjetet sociale, por bastioni i tyre mbetet “Facebook”-u, ku targetohet një audiencë e moshave të mëdha, që kanë interes për temat historike, por që njëkohësisht mund të jenë më të kufizuar për verifikimin e fakteve përmes burimeve të hapura.

“Pellazgët gjuha e tyre” është një prej dhjetëra grupeve në “Facebook”, që numëron gati 28 mijë anëtarë dhe ku vazhdimisht pompohet teza e “pellazgjishtes”, si një gjuhë identitare për shqiptarët.

Narrativa të tilla kanë krijuar hapësirë edhe për formimin e atyre që pretendojnë të jenë studiues dhe të quhen “pellazgolog”, e që mbrojnë teorinë se gjuha shqipe rrjedh drejtpërdrejtë nga pellazgjishtja.

Në postimet që u analizuan kjo narrativë dezinformuese nga ana tjetër dëmton në diskursin publik edhe marrëdhënien shqiptaro-greke. Ajo e targeton Greqinë si një “armik” që synon dëmtimin e kësaj lidhjeje midis gjuhës shqipe-pellazgjishte, që paraqitet si e vërtetë historike absolute.

Në përforcim të kësaj teze janë realizuar edhe video-dokumetarë, janë mbajtur konferenca dhe deri në publikimin e një fjalori krahasues pellazgjisht‑shqip, që pretendon të dokumentojë fjalët e shqipes së lashtë si pjesë e pellazgjishtes, duke kundërshtuar narrativën akademike tradicionale të prejardhjes së gjuhës shqipe – të cila vijojnë të shpërndahen vazhdimisht në rrjetet sociale.

Studiuesja Kore thekson se autorë si Herodoti dhe Straboni flasin për pellazgët në një kohë më të lashtë dhe i paraqesin si një popullsi të huaj-barbare pra jo-greke dhe me një gjuhë të ndryshme nga greqishtja. Ata i vendosin ata diku në zonën e Detit Egje, kryesisht në Thesali, me përhapje nga njëra anë në Epir dhe nga ana tjetër në Azinë e Vogël, në Kretë dhe në ishujt e tjerë të Egjeut.

“Ata paraqiten ndërkaq gjithkund si një popull legjendar, i mbuluar me mjegullën e një miti, popull pa një bazë historike konkrete”, theksoi profesoreshë Kore.

Ajo që nisi si një teori e sjellë nga dijetarët e huaj u mbështet më vonë edhe nga poetët shqiptarë dhe arbëreshë, gjatë periudhës së Romantizmit Evropian, duke krijuar terrenin për përhapjen e saj deri në ditët tona, me fuqizimin në mjedisin digjital.

Dokumenti i parë i shkruar që dokumenton gjuhën shqipe vijon të mbetet “Formula e Pagëzimit”, e shkruar në vitin 1462 dhe që ka si sfond historik Kuvendin e Matit, si një moment i rëndësishëm për historinë e Shqipërisë dhe jetës kishtare.

Ndërsa zyrtarisht akademikët pajtohen për faktin se gjuha shqipe rrjedh prej familjes indoeuropiane, e cila është familja më e studiuar e gjuhëve. Ajo nuk ka lidhje të ngushtë me asnjë nga gjuhët e kësaj familjeje dhe mendohet se rrjedh në mënyrë të pandërprerë nga një prej gjuhëve antike të Ballkanit./ Geri Emiri, Amfora.al

Etiketa: gjuha shqipePellazgjishtjarrjete sociale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut

18:43 : 20/06/2025
AKTUALITET

Sot provimi i parë i klasës së 9-të, 28 mijë nxënës i nënshtrohen testimit në gjuhën shqipe

10:41 : 19/06/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Denoncimi i 21-vjeçares: Më kanë hapur profil fals për të më prishur imazhin

10:55 : 11/06/2025
AKTUALITET

Testi në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi, dalin tezat 20 minuta pas fillimit të provimit

10:59 : 10/06/2025
AKTUALITET

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

08:02 : 10/06/2025
BOTA

Bllokohet për disa orë X, rrjeti social i Elon Musk

12:00 : 10/03/2025
Para

Zjarret përhapen edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra të reja në 8 orët e fundit

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com