• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Toyota Yaris”/ Avokatja Erida Lazimi ndikoi “me para” te gjyqtari i Tiranës, SPAK e çon për gjykim

09:48 : 25/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim një prej fraksioneve të dosjes “Toyota Yaris”.

Të pandehur janë marrë shtetasi Astrit Vladi dhe avokatja Erida Lazimi, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas SPAK, avokatja Erida Lazimi i ka premtuar dhe i ka siguruar Astrit Vladit, se do të ndikonte tek gjyqtari i seancës paraprake në Gjykatën e Tiranës, se kundrejt ryshfetit monetar do të favorizonte shtetasin Alfred Vladi.

“Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal janë mbledhur provat e nevojshme të cilat provojnë se:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë në datën 14.09.2020 është zhvilluar seanca paraprake për gjykimin e kërkesës për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.71 viti 2020 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” , e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 179/a dhe 25 të Kodit Penal.

Lexo edhe:

Qytetarët durrsakë udhëtojnë 140 km për ujë të pijshëm, rrjeti i ujësjellësit i papërdorshëm

Grupi Houthi sulmon me dronë Izraelin jugor, mbyllet Aeroporti Ndërkombëtar Ramon

Nga hetimet e kryera është provuar se i pandehuri, Astrit Vladi i ka kërkuar të pandehurës, Erida Lazimi, e cila ushtron profesionin e avokates, të ushtrojë ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, me qëllim për të favorizuar shtetasit, Alfred Vladi etj.

E pandehura Erida Lazimi i ka premtuar dhe i ka siguruar të pandehurit, Astrit Vladi aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, kundrejt përfitimit të parregullt në formë monetare, me qëllim për të favorizuar përsonat, për të cilët ishte kërkuar dërgimi i çështjes në gjyq në atë procedim penal.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Prokuroria e Posaçme thotë se po vijon hetimet paraprake për episode të tjera të kryerjes së veprave penale të korrupsionit aktiv dhe korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Kujtojmë se në fraksionin e parë të dosjes janë marrë të pandehur ish-kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka, oficerja e Policisë Gjyqësore Eriona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe shtetasi Astrit Vladi. Dosja bazohet në komunikimet në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”.

Ndaj kushërinjëve Alfred dhe Elvis Vladi u lëshuan urdhër-arreste në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris’. Prokuroria i akuzoi dy kushërinjtë Elvis Vladi, dhe Alfred Vladi, për krijimin e një organizate me qëllim pastrimin e parave me origjinë kriminale. Por kushërinjtë Vladi nuk u arrestuan asnjëherë nga policia.

Për shkak të manovrave gjyqësore pesë të pandehurit që u akuzuan fillimisht për “Grup të strukturuar kriminal”, përfunduan vetëm me akuzën për “Mosdeklarim të të hollave në kufi”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët durrsakë udhëtojnë 140 km për ujë të pijshëm, rrjeti i ujësjellësit i papërdorshëm

16:52 : 07/09/2025
BOTA

Grupi Houthi sulmon me dronë Izraelin jugor, mbyllet Aeroporti Ndërkombëtar Ramon

16:39 : 07/09/2025
SPORT

ZYRTARE/ Tirana shkarkon Vangjel Milen, aventura e trajnerit zgjati vetëm 2 ndeshje

16:30 : 07/09/2025
AKTUALITET

Produktet me pesticide alarmojnë tregun rajonal, Kosova: S’kemi importuar perime nga Shqipëria

16:22 : 07/09/2025
AKTUALITET

Zjarrfikësi nga Fushë-Arrëzi: Jetojmë me rrezikun çdo ditë, por pagat s’mbajnë familjen! Shteti të vërë dorë

16:10 : 07/09/2025
SHOW BIZ

Bukuroshja me origjinë nga Kosova shpallet Miss Finlanda 2025

16:01 : 07/09/2025
Para

KLP hesht pas sulmeve të Ramës ndaj prokurores Gjeli

TË GJITHA

Qytetarët durrsakë udhëtojnë 140 km për ujë të pijshëm, rrjeti i ujësjellësit i papërdorshëm

16:52 : 07/09/2025

Grupi Houthi sulmon me dronë Izraelin jugor, mbyllet Aeroporti Ndërkombëtar Ramon

16:39 : 07/09/2025

ZYRTARE/ Tirana shkarkon Vangjel Milen, aventura e trajnerit zgjati vetëm 2 ndeshje

16:30 : 07/09/2025

Produktet me pesticide alarmojnë tregun rajonal, Kosova: S’kemi importuar perime nga Shqipëria

16:22 : 07/09/2025

Zjarrfikësi nga Fushë-Arrëzi: Jetojmë me rrezikun çdo ditë, por pagat s’mbajnë familjen! Shteti të vërë dorë

16:10 : 07/09/2025

Bukuroshja me origjinë nga Kosova shpallet Miss Finlanda 2025

16:01 : 07/09/2025

U dërgua me urgjencë në spital, Nuredin Dumani del nga spitali pas vizitave dhe kthehet në burg

15:50 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com