• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hartat e zonave kadastrale për çmimet e referencës, rritet taksa e ndërtesës për qytetarët në rrethe

08:20 : 25/07/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Publikohen hartat e zonave kadastrale të çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve për 61 bashkitë në rang vendi.

Për herë të parë harta e çmimeve të referencës së apartamenteve sjell ndarjen e zonave urbane të qyteteve kryesore të vendit në disa zona kadastrale me çmime të ndryshme për shitblerjen, ndryshe nga metodologjia e miratuar në 2018, ku rrethet kishin vetëm një çmim referencë.

Diferencën e bënte vetëm kryeqyteti i cili ndahej në 32 zona kadastrale me çmime të ndryshme reference.

Ndryshimet e metodologjisë të publikuara për konsultim në projektvendimin e Ministrisë së Financave rrisin në mënyrë të ndjeshme çmimet në zonat bregdetare.

Në Durrës çmimi i referencës trefishohet referuar me çmimin aktual. Çmimi maksimal për Durrësin propozohet 200 mijë lekë për metër katror në zonën ku po ndërtohet projekti i marinës së jahteve. Edhe për ishullin e Sazanit propozohet çmimi prej 200 mijë lekë për metër katror.

Lexo edhe:

Shkeljet e “Bankers” me naftën, si manipulohej sasia e vërtetë për të mos paguar taksat

Reformat e Gonxhes/ Qeveria i heq taksat magazinave të Sokol Krajës me VKM të personalizuar

Ndër çmimet më të larta në rang vendi, pas zonës së ish Bllokut dhe Piramidës dhe stadiumit Air Albania në Tiranë. Ndërsa për zonat bregdetare të Sarandës Vlorës propozohen çmime të ulëta sesa Durrësi.

Çmimet për disa nga zonat e reja kadastrale që shtohen në rrethe:

Qendra urbane Elbasan

  • Zona nr.1 rruga “Rinia”, rruga “Janaq Kinica”, “Zaranika” çmimi 60 mijë lekë/m2
  • Zona nr.2 përfshin rrugët “Vasil Llapushi”,  “Thoma Kalefi”, “Nos Josifi” deri te “Shkumbini” çmimi  50,300 lekë /m2
  • Zona nr.3 përfshin rrugën “Abdulla Bej Tirana” çmimi 50,300 lekë/m2

Qendra Urbane Fier

  • Zona nr.1 përfshin rrugën “Loni Papuçiu” çmimi 62,000 lekë/m2
  • Zona nr.2 përfshin rrugët “Gori Sota”, “Çerçem Çela” çmimi 57,162 lekë/m2
  • Zona nr.3 përfshin rrugët “Skënderbeu”, “Bishanaka” çmimi 57,162 lekë/m2

Qendra Urbane Lushnjë

  • Zona nr.1 përfshin rrugët “Vath Koreshi”, “Misto Mane”, “Roza Haxhiu”, Bulevardi Kongresi i Lushnjës  çmimi 47,000 lekë/m2
  • Zona nr.2 përfshin rrugën Lusnjë Ballagat çmimi 45,571 lekë/m2
  • Zona nr.3 përfshin rrugët “lazgush Poradeci”, “Koli Bozo”, Vath Koreshi”, “Adem Haxhiu” çmim 49,000 lekë/m2

Qendra Urbane Pogradec

  • Zona nr.1 përfshin nga stadiumi “Gjergji Kyçyku”,  rrugën e Vilave, rrugën e Drilonit çmimi 60,000 lekë/m2
  • Zona nr.2 përfshin zonën urbane mbi vijën liqenore çmimi 50,000 lekë/m2

Qendra Lezhë

  • Zona nr.1 rrugët “Riviera” dhe “Fran Ivanaj” çmimi 70,000 lekë/m2
  • Zona.2 zona e Tales  çmimi 70,000/m2
  • Zona nr.3  rrugët “Shtraus” dhe “Manaticë” çmimi 63,000 lekë/m2
  • Zona nr.4 rruga “Varosh” çmimi 56,000 lekë/m2
  • Zona nr.5 rruga “Çamëria” çmimi 60,000 lekë/m2

Qendra Urbane Shkodër

  • Zona nr.1 çmimi i referencës 70,000 lekë/m2
  • Zona nr.2 përfshin “Loro Boriçin” çmimi 65,000 lekë/m2
  • Zona nr.3 përfshin rrugën “Tepe” çmimi 61,000 lekë/m2

*Kliko LINKUN KËTU dhe LINKUN KËTU për të parë çmimet e referencës në të gjitha qarqet.

Rritja e çmimeve të referencës për 61 bashkitë në vend, të publikuara së fundmi për konsultim te projektvendimi i Ministrisë së Financave, pritet automatikisht të rrisë detyrimin e qytetarëve për taksën e ndërtesës.

Çmimet e referencës të vendosura nga qeveria, përdoren jo vetëm për shitblerjen e pasurive të paluajtshme, por edhe për llogaritjen e vlerës së pronës që disponojnë banorët.

Metodologjia e miratuar nga qeveria përcakton se vlera e apartamentit që disponon një qytetar llogaritet mbi çmimet e referencës. Ndërsa detyrimi për taksën e ndërtesës përcaktohet mbi vlerën e apartamentit. Si rrjedhojë, rritja e detyrimit të taksave për qytetarët do të jetë në % të njëjtë me rritjen e çmimeve të referencës.

Sa rritet detyrimi për taksën e ndërtesës në rrethe

Rritja e çmimeve fiskale do të sjellë rritje të pagesës vjetore të taksës së ndërtesës si për apartamentet e banimit ashtu edhe për bizneset.

Për shtëpitë niveli i taksës së ndërtesës si për apartamente edhe për njësi tregëtare llogaritet mbi vlerën e shtëpisë apo të dyqanit.

Për të dyja kategoritë pushteti vendor e llogarit vlerën e ndërtesës (si për banim dhe për aktivitet tregtar) sipas çmimeve të referencës.

Për shtëpitë e banimit shkalla e taksës së ndërtesës për qëllime banimi, pra për apartamentet është 0,05% e vlerës, por është në diskrecionin e Këshillit Bashkiak që mbi shkallën kombëtare të miratojë nivel + 30% më të lartë apo -30% më të ulët.

P.sh marrim shembull qytetin e Vlorës, duke e llogaritur detyrimin për taksën e ndërtesës së apartamenteve mbi shkallën kombëtare prej 0,05%.

Në Vlorë çmimi aktual i referencës 61,800 lekë për metër katror. Vlera e një apartamenti me sipërfaqe 90 m2 llogaritet 61,800 lekë/m2 x 90 m2  = 5,562,000 lekë vlera e shtëpisë

Detyrimi për taksën e ndërtesës 0,05 % x 5,562,000 lekë  = 2,781 lekë detyrimi vjetor.

Çmimi i ri i referencës për zonën nr.1 në Vlorë propozohet 98,000 lekë/m2. Vlera e apartamentit llogaritet 98,000 lekë/ m2 x 90 = 8,820,000 lekë.

Detyrimi për taksën 0,05% x 8,820,000 = 4,410 lekë detyrimi vjetor.

Rritja nga ndryshimi i referencave 4,410- 2,781 = 1,629 lekë në vit apo 58.6% sa rritja e çmimit të referencës. / MONITOR

Etiketa: cmimet e referencesndertesaqyetarëtrrethetaksazona kadastratale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkeljet e “Bankers” me naftën, si manipulohej sasia e vërtetë për të mos paguar taksat

16:08 : 04/08/2025
AKTUALITET

Reformat e Gonxhes/ Qeveria i heq taksat magazinave të Sokol Krajës me VKM të personalizuar

17:32 : 01/08/2025
BOTA

DW: Tarifa për turistët i sjell Venecias 5,4 milion euro fitime

08:37 : 31/07/2025
AKTUALITET

Tabela, sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

08:21 : 31/07/2025
AKTUALITET

Më të lartat në Korçë e Kamëz/ Zbardhen taksat e reja të ndërtesve për 119 zonat kadastrale në rrethe

08:00 : 28/07/2025
AKTUALITET

Betonizimi/ Bashkitë arkëtojnë 47 milionë euro nga taksa e ndërtesës

16:51 : 27/07/2025
Para

Këmbimi valutor 25 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

TË GJITHA

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

23:02 : 15/08/2025

Horoskopi, e shtunë, 16 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/08/2025

Korçë/ U plagos me thikë, 27-vjeçari niset drejt Spitalit të Traumës

22:43 : 15/08/2025

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

22:22 : 15/08/2025

Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

22:19 : 15/08/2025

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

22:16 : 15/08/2025

Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

21:53 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com