• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Task forca e SPAK për krimet zgjedhore, Lala: Duheshin arrestime në flagrancë

21:27 : 21/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për task forcën e ngritur nga SPAK për evidentimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore.

Lala renditi disa nga rastet ku dyshohet për krim zgjedhor, por shtoi se pritshmëritë ndaj SPAK dhe institucioneve ishin më të larta dhe se nuk ka patur arrestime në flagrancë, siç pritet për krime të kësaj natyre.

“Kam patur shumë më tepër pritshmëri për task forcën që u ngrit nga SPAK për hetimin zgjedhor. Prokuroria ka raportuar çështjet, janë mbi 35 raste që janë procedime penale, kryesisht në fushën e korrupsionit apo vepra të tjera penale, që lidhen me zgjedhjet dhe po hetohen. Janë raportuar arrestime, që kanë të bëjnë me babain e një deputete të PSD, në Fier, ka patur disa persona të tjerë në Kukës për PSD, ndërkohë që çështjet më të rëndësishme që duhen parë, lidhen me qarkun e Elbasanit.

Është një cështje që gjatë kontrolleve janë gjetur rreth 200 milionë lekë të vjetra, në shtepinë e një biznesmeni që dyshohet se blinte vota në favor të një kandidati në listën e hapur të PS, por ai ka pretenduar që janë para për shkak të aktivitetit të biznesit. SPAK ka dyshime se do të përdoreshin për shitblerje votash, ndaj ka patur kontrolle në disa baza ose banesa dhe kontrolle personale të disa personave. Them është rast interesant, sepse përgjimet janë lidhur më pas me shumën e parave, por nuk ka persona të arrestuar.

Po ashtu ka patur disa zhvillime, sa i përket Shkodrës, ka patur kontrolle, marrje celulari të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, që është i PS, ndërkohë ka patur kontrolle në baza dhe banesa të personave që dyshohen për krim zgjedhor. Nuk ka të arrestuar por mendoj se ka interes si çështje dhe po kqyren celularët.

Lexo edhe:

Dervishaj: Kodi i ri Penal parashikon lehtësim të krimeve zgjedhore, nuk është gati për konsultim

Krimet zgjedhore/ Dështimi i SPAK-ut, vetëm dy procedime për përdorimin e administratës në zgjedhje

Kemi rastin e Kavajës, Elvis Rroshi, ish kryetari i Bashkisë së Kavajës, e dimë që ka kaluar nga njëra forcë politike te tjetra. Kushëriri i tij kandidonte për PD. Në këtë rast policia ka bërë referim për krim zgjedhor.

Ajo që kam konstatuar me shqetësim, ka të bëjë me faktin që Policia e Shtetit, nuk ka qenë bashkëpunuese pavarësisht se është shfaqur si e tillë në sipërfaqje dhe ka referuar kryesisht, raste që lidhen me opozitën. Kështu e kam parë çfarë ka bërë policia në raport me këto zgjedhje.

A ka patur shitblerje të votës? Këtë e besoj dhe shifrat e tregojnë. A ka patur përdorim të administratës në zgjedhje? Ky është fakt i njohur botërisht, mjafton të shohësh fushatat, përdorimin e automjeteve të ministrave, asfaltet elektorale, por jo domosdoshmërisht janë në kompetencën e SPAK.

Kam pritur shumë më tepër për task forcën e zgjedhjeve. Kishte marrëveshje mes institucioneve dhe mund të kishte arrestime në flagrancë. Por duhet të kemi parasysh që krimin zgjehdor mund të ndëshkohet edhe më vonë. Megjitahtë besoj se do të ketë të ndëshkuar”, tha Lala.

Etiketa: klodiana lalaKrimet zgjedhore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dervishaj: Kodi i ri Penal parashikon lehtësim të krimeve zgjedhore, nuk është gati për konsultim

22:05 : 29/07/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dështimi i SPAK-ut, vetëm dy procedime për përdorimin e administratës në zgjedhje

16:55 : 29/07/2025
AKTUALITET

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025
AKTUALITET

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025
AKTUALITET

“Mori 10 mijë euro borxh”/ Zhdukja e Eraldo Muçit, gazetarja: Ja çfarë iu tha i riu miqve të tij

18:28 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak”/ Lala: SPAK kishte pikëpyetje, por Gjykata e la në burgn

21:26 : 10/07/2025
Para

Pësoi arrest kardiak sapo hyri në det, ndërron jetë 66-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

TË GJITHA

Ngrohja globale, Shqipëria e pambrojtur nga pasojat

08:12 : 11/08/2025

Temperatura përvëluese sot, ja sa do të shënojë termometri

08:05 : 11/08/2025

Këmbimi valutor 11 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:04 : 11/08/2025

Horoskopi, 11 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 10/08/2025

VIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Turqi, qytetarët dalin të panikosur nga ndërtesat

22:54 : 10/08/2025

Zjarri në Poliçan, flakët afrohen pranë spitalit të qytetit

22:40 : 10/08/2025

Jepte para me fajde dhe reklamonte makina luksoze, jeta e shthurur e autorit të vrasjes në Gjilan

22:20 : 10/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com