• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA ndërmjetëson armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida

15:58 : 19/07/2025
në BOTA

Forcat e Ministrisë së Brendshme të Sirisë kanë nisur dislokimin në Suveida, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara që synon të shmangë ndërhyrjen e mëtejme të ushtrisë izraelite në provincën e banuar me shumicë druze. Izraeli ka bombarduar forcat e ministrisë siriane si në Suveida ashtu edhe në Damask më herët gjatë kësaj jave, me qëllim që të detyrojë forcat që të tërhiqen, pasi i ka akuzuar për ekzekutime dhe abuzime të tjera të civilëve druzë gjatë dislokimi të tyre në këtë provincë jugore. Që nga java e kaluar, më shumë se 700 persona janë vrarë në Suveida në përplasjet sektare mes druzëve dhe beduinëve sunitë përfshinë edhe qeverinë islamiste në pushtet, Izraelin dhe fise të armatosura nga pjesë të tjera të Sirisë.

Zyra e presidentit të përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, shpalli një “armëpushim të menjëhershëm” në Suveida, duke u bërë thirrje “të gjitha palëve që ta respektojnë plotësisht”. Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë me seli në Britani, tha se vullnetarë të armatosur janë dislokuar në mbështetje nga qeveria islamiste. Luftëtarët druzë thanë se vullnetarët janë kryesisht islamistë.

Marrëveshje mes qeverisë islamiste të Sirisë dhe Izraelit u bë publike nga Uashingtoni të shtunën. I dërguari amerikan për Sirinë, Tom Barrack, tha se presidenti i përkohshëm sirian al-Sharaa dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, “janë pajtuar për një armëpushim” të negociuar nga SHBA-ja. Barrack, që është ambasador i SHBA-së në Ankara, tha se marrëveshja mbështetet nga Turqia – mbështetës i al-Sharaas – si dhe nga Jordania. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të ndalin luftimet dhe të punojnë drejt paqes.

Administrata amerikane, e cila ka mbajtur anën e Turqisë dhe Arabisë Saudite në krijimin e lidhjeve me presidentin islamist, pavarësisht lidhjeve të tij të mëhershme me Al-Kaidan, kritikoi sulmet ajrore të aleatit të saj izraelit ndaj Sirisë më herët gjatë kësaj jave. Al-Sharaa, pas njoftimit amerikan, përmes një fjalimi televiziv u zotua se do të mbrojë pakicat etnike dhe fetare në Siri.

“Shteti sirian është i përkushtuar për të mbrojtur të gjitha pakicat dhe komunitetet në vend… Ne i dënojmë të gjitha krimet e kryera” në Suveida, tha ai.

Lexo edhe:

VIDEO/ Varreza masive e Assadit! Si ish-presidenti sirian zhvendosi dhe groposi 80 mijë trupa të armiqve të tij

Hamasi i dorëzon sonte Izraelit trupat e dy pengjeve

Presidenti i përkohshëm sirian shprehu mirënjohje për “rolin e rëndësishëm të luajtur nga Shtetet e Bashkuara, të cilat edhe njëherë treguan mbështetjen e tyre për Sirinë në këto rrethana të vështira dhe shqetësimin e tyre për stabilitetin e vendit”. Ai gjithashtu falënderoi Turqinë dhe vendet arabe për mbështetjen e tyre./ REL

Etiketa: Ahmed al-SharaaizraelsiriSuveida

Lajme të lidhura

BOTA

VIDEO/ Varreza masive e Assadit! Si ish-presidenti sirian zhvendosi dhe groposi 80 mijë trupa të armiqve të tij

15:58 : 17/10/2025
BOTA

Hamasi i dorëzon sonte Izraelit trupat e dy pengjeve

21:18 : 15/10/2025
BOTA

OKB: Ushtria izraelite po ekzekuton civilë në Gaza, 15 palestinezë të vrarë

18:45 : 15/10/2025
BOTA

Trump i hapur për negociata me Iranin, kritikon Obamën për nënshkrimin e marrëveshjes bërthamore

14:34 : 13/10/2025
BOTA

Incident brenda parlamentit izraelit teksa po fliste Donald Trump

13:29 : 13/10/2025
BOTA

Izraeli sulmon Gazën pas arritjes së armëpushimit

09:02 : 10/10/2025
Para

Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 18 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 17/10/2025

Nga “tatuazhi i dashurisë” te mallkimet, 40-vjeçari shqiptar kthehet në makthin e ish-të dashurës virtuale

23:00 : 17/10/2025

India, forca ushtarake ajrore e treta në botë, tejkalon Kinën

22:56 : 17/10/2025

Policët flenë, hajdutët bëjnë kërdinë në një fshat të Vlorës! Vidhen 50 stalla

22:43 : 17/10/2025

SHBA u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

22:42 : 17/10/2025

“E di që është brenda, por s’hap derën”/ Pronari i “exchange”-it i zhduk të moshuarit 12 mln lekë

22:32 : 17/10/2025

Mbesë dhe viktimë! Historia e vajzës që u abuzua seksualisht nga daja i saj

22:14 : 17/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com