• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025
në BOTA

Qeveria siriane ka paralajmëruar se do të ripozicionojë forcat e saj në jug të vendit për të rimarrë kontrollin pas ditësh dhune sektare në provincën e Sweidës, një krizë që rrezikon të kthehet në sfidën më serioze të presidencës së sapo nisur të Ahmed al-Sharaa, raporton Financial Times.

Përplasjet nisën javën e kaluar, kur një grabitje në autostradën që lidh Damaskun me Sweidën shkaktoi një valë dhune hakmarrëse mes klaneve beduine sunite dhe milicive druze. Situata u përshkallëzua më tej kur forcat qeveritare, të dërguara për herë të parë në këtë krahinë që nga rrëzimi i Bashar al-Assadit tetë muaj më parë, u përplasën me milicitë druze. Organizatat e të drejtave të njeriut raportojnë për qindra të vrarë, përfshirë civilë, ndërsa të gjitha palët janë akuzuar për mizori, përfshirë ekzekutime të menjëhershme.

Nga ana tjetër, Izraeli ndërhyri duke kryer një seri sulmesh ndaj forcave siriane, madje edhe mbi Ministrinë e Mbrojtjes në Damask, duke pretenduar se po mbronte komunitetin druz dhe duke kërkuar tërheqjen e forcave të Sharaa-s nga Sweida. SHBA ka ndërhyrë për të negociuar një marrëveshje që të shmanget një përshkallëzim më i madh.

Pas përplasjeve të përgjakshme mes beduinëve dhe druzëve që vijuan deri të premten, qeveria siriane e cila një ditë më parë kishte deklaruar tërheqjen nga Sweida njoftoi se po përgatitet të rikthehet për të vendosur rendin.

Lexo edhe:

Takimi me Trump, Putin zbulon vendin ku do të kryhen bisedimet për paqen në Ukrainë

Netanyahu mbledh sot kabinetin e sigurisë për zgjerimin e luftës në Gazë

Kjo krizë ka vënë në pah brishtësinë e Sirisë vetëm tetë muaj pas ofensivës rebele që solli rrëzimin e Assadit dhe fundin e një lufte civile 14-vjeçare. Sharra përballet tani me dilemë: ose të heqë dorë nga ambiciet për të unifikuar vendin, duke lënë jugun në duart e grupeve lokale, ose të rrezikojë një përballje më të ashpër me Izraelin.

Për momentin, Izraeli ka pranuar të lejojë hyrjen e forcave qeveritare në Sweida për 48 orë, “për shkak të paqëndrueshmërisë së vazhdueshme”, sipas një zyrtari izraelit.

Druzët, një komunitet arabo-folës me rreth 1 milion anëtarë të shpërndarë në Liban, Siri, Jordani dhe Izrael, kanë pasur historikisht një marrëdhënie të tensionuar me qeveritë qendrore. Ata ruajtën njëfarë autonomie nën sundimin e Assadit, duke mbajtur milicitë e tyre të armatosura në këmbim të mos përfshirjes në luftën kundër regjimit.

Rënia e Assadit u përshëndet nga një pjesë e druzëve, por komuniteti mbeti i ndarë ndaj Sharaa-s, për shkak të së kaluarës së tij si udhëheqës i një grupi rebel të lidhur me islamistët, të akuzuar për masakra ndaj druzëve gjatë luftës civile.

Druzët nuk kanë pranuar ende të integrohen në institucionet e reja shtetërore dhe kanë refuzuar praninë e forcave të sigurisë në Sweida. Në prill pati një përplasje mes milicive druze dhe forcave të sigurisë që u mbyll me një marrëveshje të brishtë për dorëzimin e armëve, por autoritetet shtetërore u sollën ashpër, duke kërkuar më shumë armë sesa ishte rënë dakord dhe duke përdorur retorikë sektare, çka e përkeqësoi krizën.

Kjo ka shtyrë një pjesë të druzëve që më parë hezitonin të bashkëpunonin me Izraelin, të afrohen me Tel Avivin. Izraeli ka shfrytëzuar vakumin e krijuar pas rënies së Assadit për të marrë territore përgjatë kufirit dhe për të goditur objektiva ushtarake siriane, duke kërkuar gjithashtu që jugu i Sirisë të çarmatoset plotësisht.

Hikmat al-Hijri, një lider i rëndësishëm druz i afërt me Izraelin, ka shtuar thirrjet për më shumë autonomi për Sweidën ide që më parë konsideroheshin margjinale, por tani po gjejnë mbështetje më të gjerë.

Situata është përkeqësuar më tej pas ngjarjeve të fundit, me dokumentime të shtëpive të djegura, trupave të vrarë në rrugë dhe akte poshtërimi ndaj burrave druz, si rruajtja e detyruar e mustaqeve, një shenjë nderi në kulturën e tyre. Presidenti Sharaa pranoi publikisht se janë kryer shkelje dhe premtoi hetime, por besueshmëria e tij tek pakicat është tronditur.

Kjo krizë vjen pasi në mars ndodhën përplasje të ngjashme në bregdet, ku forcat qeveritare u përleshën me mbështetës të Assadit, duke shkaktuar gjithashtu viktima civile.

Ka frikë se ngjarjet në jug mund të çojnë në ndarje të mëtejshme sektare. Disa grupe sunite siriane kanë kërkuar tashmë bojkot ekonomik dhe bllokadë ndaj Sweidës.

Ndërkohë, edhe komunitetet e tjera, si kurdët në verilindje, po ngurrojnë të bashkëpunojnë me qeverinë e Sharaa-s për integrimin e rajoneve autonome.

“Ky është momenti më i rrezikshëm për tranzicionin sirian,” tha Malik al-Abdeh, një analist sirian në Londër. “Si do ta menaxhojë këtë situatë Sharaa, do të përcaktojë fatin e presidencës së tij.”

Një zyrtar sirian e përmblodhi situatën kështu: Ky vend ishte kaq pranë suksesit. Tani gjithçka rrezikon të dalë jashtë kontrollit nga ky episod i tmerrshëm.

Etiketa: Ahmed al-SharaaLuftaluftesirisiria

Lajme të lidhura

BOTA

Takimi me Trump, Putin zbulon vendin ku do të kryhen bisedimet për paqen në Ukrainë

16:35 : 07/08/2025
BOTA

Netanyahu mbledh sot kabinetin e sigurisë për zgjerimin e luftës në Gazë

14:41 : 07/08/2025
BOTA

Drejt arritjes së paqes? Trump planifikon takim me Putin dhe Zelenskyn javën e ardhshme

21:45 : 06/08/2025
BOTA

Lufta në Ukrainë/ Trump pritet të flasë me Zelenskyn

17:28 : 06/08/2025
BOTA

Mediat e huaja: Netanyahu ka vendosur të pushtojë plotësisht Gazën

20:04 : 04/08/2025
BOTA

Kremlini: Putin mund të takohet me Zelenskyn

12:40 : 04/08/2025
Para

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com