Biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, ka dhënë një intervistë për “Pushime On Top” me Lei Kraja. Moderatorja i ka bërë disa pyetje ‘pikante’ modelit, i cili si gjithmonë ka qenë shumë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë me përgjigjet e tij.
Pjesë nga intervista:
Ti ke folur shumë për meshkujt shqiptarë, si të duken këtë verë?
E ke fjalën për djemtë? Kanë ndryshuar sepse e duan të bukurën, vëmendjen dhe protagonizmin. Djemtë dhe burrat shqiptarë janë protagonistë, e tregojnë atë që nga mënyra se si vishen, se si sillen, si ecin. Hapin këmbët, hapin krahët, ngrenë supin, është ai shikimi që ‘do të shqyej’.
Të ndodh shpesh ky shikimi?
Më ndodh shumë dhe më bëri përshtypje sot në plazh, që mirë që kalojnë dhe iu bëj përshtypje se ‘ky gej’, po si fryhen sikur shikojnë në vajzë. Se mënyra se si qëndron një djalë dhe një burrë kur shohin një vajzë, do t’i tregojë se jam unë këtu, ky është territori im, ti je e imja, po unë i kujt isha, i atij?
A ka ndonjë tip mashkulli që të bën të kthesh kokën dhe dua të di si kalove në plazh? A të bëri përshtypje ndonjë djalë, ndonjë burrë?
Unë i dua shumë burrat dhe djemtë, e kjo nuk ka pikë dyshimi tek unë dhe te të tjerët. Por kam një tip djali ose burri që kam qejf, kam qejf pak këto topolakët. E këtu kënaqem shumë, se ka shumë me bark. Dhe e di sa u shkon se e nxjerrin edhe mbi pantallonat e shkurtra, vënë edhe një varëse të trashë, kanë atë qethjen e përgjithshme. Po më josh sepse është shumë e bukur. Do të doja shumë që të mos përdornin parfumin shumë dru. Tipiku i burrit që unë kam qejf është jo shumë i gjatë po as shumë i shkurtër. Do të doja të ishte mbi 1.75 dhe jo më i gjatë se 1.85. Të jetë i mbushur, me krahë dhe këmbë të trasha. I kam qejf djemtë me qime nëpër këmbë, edhe sqetullat e padepiluara.