Serxho Ujka është lojtari më i r ii Zulte Waregem. Klubi i elitës belge e ka prezantuar mesfushorin me kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.
Egnatia ka përfituar rreth 200 mijë euro nga shitja e liderit të skuadrës. Ujka qëndroi në stol ndërkohë përgjatë ndeshjes së fundit ku Egnatia u turpërua nga Breidablik me rezultatin 5-0.
26-vjeçari do të provojë për herë të parë një eksperiencë jashtë Shqipërisë. Më parë ka luajtur me Laçin, Bylisin dhe Shkënkollin.