• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qendra “Emerald” e Lirim Fezollarit në “5 Maj” iu vendos tra me pagesë banorëve, institucionet heshtin

11:15 : 17/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

U favorizua Lirim Fezollari/ GJKKO zgjat edhe me 3 muaj afatin e hetimeve për dosjen “Buka”

U favorizua Lirim Fezollari, GJKKO i kthen SPAK dosjen “Buka”: Tre muaj kohë për plotësim hetimesh

Banorët e zonës “5 Maji” në Tiranë po përballen prej më shumë se dy vitesh me një pengesë serioze që i kufizon në përditshmërinë e tyre dhe u rrit shpenzimet.

Një tra me pagesë, i vendosur në hyrje të qendrës “Emerald” të Lirim Fezollarit, u bllokon qytetarëve aksesin drejt pallateve ku banojnë. Për të kaluar, ata detyrohen të paguajnë një tarifë mujore ose vjetore, pavarësisht se rruga është pjesë e planit urbanistik si rrugë publike kalimi.

Vendosja e këtij trau, sipas banorëve, është e padrejtë dhe pengon të drejtën e lirë të lëvizjes drejt banesave të tyre.

Pavarësisht ankesave të përsëritura ndër vite në institucionet përkatëse si IMT, IKMT dhe Bashkia e Tiranës, deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete. Së fundmi është dorëzuar edhe një ankesë e re, e cila sipas banorëve duhet të nxisë një zgjidhje të menjëhershme për një problem që po zvarritet prej kohësh

“Përshëndetje! Jemi banorë të zonës “5 Maji” dhe prej më shumë se dy vitesh përballemi me një trau pagesor tek hyrja e qendrës Emerald. Për të hyrë në pallatet ku banojmë pas tij , duhet të paguajmë tarifen mujore ose vjetore. Kemi bërë ankesa në IMT, IKMT dhe Bashki, por nuk ka pasur asnjë reagim konkret vetem se heshtje ju lutem postojeni (Anonim) Traun e ka vendosur qendra emerald por ne plan urbanistik eshte rruge kalimi per ne pallatin pas tij. Po, kemi bërë disa ankesa ndër vite, disa janë dorëzuar në sportele, por kemi edhe një ankesë të freskët tek Bashkia/IMT. S’e kemi me vete kopjen tani, por që çështja është reale, e dinë mirë banorët e pallatit Albin Tros”– denoncon një qytetar për JOQ.

  • Skandali i tjetërsimit të truallit mijëra metra katrorë në favor të biznesmenit Lirim Fezollari

Privatizimi skandaloz i aksioneve të shoqërisë publike “Buka” sha dhe tjetërsimi i truallit mijëra metra katrorë në favor të biznesmenit Lirim Fezollari, përfshin në një rol të dorës së parë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Disa dokumenta të siguruara nga “Boldnews.al” tregojnë se Veliaj i ka dhënë Fezollarit leje për ndërtimin e një qendre tregtare në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ndërkohë që çështja e pronësisë së truallit ishte objekt shqyrtimi në gjykatat shqiptare.

Veliaj nuk ka pritur vendimin përfundimtar të formës së prerë. Ai ka miratuar lejen, pavarësisht se trashëgimtarët e familjes Myderizi kishin fituar të drejtën e pronësisë mbi trojet e ish-ndërmarrjes publike, “Buka” sha.

Në foto: Pjesë nga vendimi i Gjykatës së Apelit Administrativ, ku konstatohet se Veliaj nuk ka pritur shqyrtimin gjyqësor për të lëshuar lejen e ndërtimit

Rasti i privatizimit të “Buka” është nën hetim nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Prokurorët dyshojnë se të paktën dy ish-zyrtarë të lartë të qeverisë “Rama”, e konkretisht ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, kanë shkelur ligjin me procedurat e privatizimit të aksioneve shtetërore të “Buka” sha dhe dorëzimi i tyre tek biznesmeni Lirim Fezollari.

Por, të dhënat e redaksisë dëshmojnë se edhe Veliaj nuk është më pak përgjegjës në skandalin që pasoi privatizimin e kompanisë publike.

  • Privatizimi i dyshimtë

Në vitin 2015, Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomisë, ndërmorën procedurat për zhvillimin e ankandit, me synim shitjen e rreth 46 përqind të aksioneve në shoqërinë publike “Buka” sha.

Në atë kohë, biznesmeni Lirim Fezollari zotëronte rreth 40 përqind të kuotave dhe ishte kandidati potencial për blerjen e aksioneve shtetërore.

Procedura e ankandit u kundërshtuar në rrugë gjyqësore nga trashëgimtarët e familjes Myderizi, të cilëve u ishte njohur pronësia e mbi 6 mijë metra katrorë truall, ku më parë gjendej ish-furra elektrike e ndërmarrjes shtetërore “Buka” sha.

Në vitin 2017, Gjykata Administrative e Apelit u dha të drejtë trashëgimtarëve. Por, ndërkohë, Ministria e Ekonomisë, nën drejtimin e Ahmetaj, kishte përfunduar ankandin, duke kaluar aksionet shtetërore tek Fezollari, i cili në përfundim të operacionin financiar zotëronte mbi 86 përqind të kuotave.

Në një kohë të shkurtës pasi mori pronësinë e kuotave dhe, rrjedhimisht edhe kontrollin me asetet e “Buka” sha”, Lirim Fezollari ia shiti trojet një tjetër kompanie, “Tobacco Holding”, e zotëruar po prej tij.

Në vitin 2018, Ministria e Ekonomisë u detyrua të anulojë ankandin e shitjes së aksioneve të “Buka” sha. Sipas këtij vendimi të nënshkruar nga Ahmetaj, situata duhej të kthehej në gjendjen e mëparshme dhe Fezollari ishte i detyruar të rikthente aksionet, përfshirë edhe trojet e ish ndërmarrjes publike.

Në foto: Vendimi për anulimin e privatizimit të aksioneve të “Buka” sha

Pas këtij vendimi, me kërkesë të trashëgimtarëve, është lëshuar urdhëri i sekuestrimit të përmbaruesit gjyqësor, me qëllim mos-tjetërsimin e pronave.

Por trojet ishin tjetërsuar më herët dhe asnjë institucion shtetëror nuk u interesua të vendoste paligjshmërinë në vend. Në kushtet e pasivitetit institucional, biznesmeni Fezollari, nëpërmjet “Tobacco Holding”, aplikon për leje ndërtimi të një godine, ajo që sot njihet si “Qendra Tregtare Emerald Mall”, e ngritur në ish-truallin e “Buka” sha., në zonën e “5 Majit”, në Tiranë.

  • Roli i Veliajt në skandal

Shoqëria “Tobacco Holding Group” sh.p.k., duke pretenduar pronësinë e truallit, i është drejtuar Bashkisë Tiranë për të marrë leje zhvillimore ndërtimi.

Trashëgimtarët e truallit, pasi janë vënë në dijeni të këtij zhvillimi,  i janë drejtuar me kërkesë Bashkisë Tiranë, duke i kërkuar kësaj të fundit të mos miratojë lejen e ndërtimit të kërkuar nga shoqëria “Tobacco Holding Group” sh.p.k, pasi cënon interesat e tyre të fituara me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Me shkresën Nr. Prot, A-34893/1 datë 07.02.2018, Bashkia Tiranë ka refuzuar kërkesën e paditësve për mosmiratimin e lejes ndërtimore për shoqërinë “Tobacco Holding Group” sh.p.k, me arsyetimin se Bashkia Tiranë pezullon proçedurën e shqyrtimit të kërkesës për leje ndërtimi, vetëm nëse nga ana e ZVRPP Tiranë konfirmohet se prona nuk është e lirë për shkak të një vendimi gjyqësor.

Në këto rrethana, paditësit i janë drejtuar Gjykatës Adminsitrative të Shkallës së Parë Tiranë me padinë në gjykim duke kërkuar nga Bashkia Tiranë të mosmiratojë lejen e ndërtimit sipas kërkesës së shoqërisë “Tobacco Holding Group” shpk, si dhe duke kërkuar vendosjen e masës së sigurimit për pezullimin e proçedurës për dhënien e lejes së ndërtimit në pronën e pretenduar nga “Tobacco Holding Group” shpk.

Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e paditësve, në qershor të vitit 2018. Sipas atij vendimi, nga verifikimi i të dhënave të shoqërisë “Buka” sha nuk gjendet i reflektuar vendimi për anulimin e privatizimit dhe rikthimi i situatës së aksionerëve në gjendjen e mëparshme.

Në foto: Ekstrakti i QKR-së për “Buka” sha, që konfirmon se, edhe sot, Lirim Fezollari vijon të jetë aksioneri kryesor, pavarësisht anulimit të privatizimit

Për këtë arsye, përsa kohë nuk ka një reflektim të vendimi gjyqësor të Apelit Administrativ për aksionerët, në momentin e shqyrtimit të kërkesës për pezullimin e lejes së ndërtimit, rezulton që Tobacco Holding e Lirim Fezollarit ka të drejtat të kërkojë zhvillimin e pronës.

Trashëgimtarët Myderizi ankimojnë këtë vendim në Gjykatën Administrative të Apelit. Padia është dorëzuar brenda afateve dhe është pranuar për shqyrtim nga shkalla e dytë Administrative.

Por, ndërkohë që kjo çështje pritej të shqyrtohej në Apel, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duket se e ka pasur me shumë nxitim.

Ai ka nënshkruar lejen e ndërtimit për Fezollarin, mbështetur në vendimin e gjykatës administrative të shkallës së parë Tiranë, një vendim i cili nuk ishte i formës së prerë.

Padia e trashëgimtarëve në Apelin Administrativ u mor në shqyrtim në maj të vitit 2021. Në atë kohë, leja e ndërtimi e Veliajt ishte zbardhur, madje edhe godina e Fezollarit kishte përfunduar ndërtimin.

Në foto: Gjykata Administrative e Apelit pushoi çështjen e trashëgimtarëve, pasi leja e ndërtimit ishte miratuar dhe ndërtesa ishte ndërtuar

Në këto kushte, Gjykata Administrative e Apelit konstatoi se padia e trashëgimtarëve për pezullimin e lejes së ndërtimit kishte mbetur pa objekt, pasi leja ishte miratuar dhe ndërtesa ishte përfunduar.

Në foto: Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e trashëgimtarëve për lejen e ndërtimit, pasi padia ka mbetur pa objekt

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Gjykata e Lartë, e cila rrëzoi rekursin e trashëgimtarëve të truallit, pasi padia e tyre nuk mund të shqyrtohej, për shkak se kishte humbur aktualitetin, vetëm e vetëm për faktin se Erion Veliaj u tregua shumë bujar me Lirim Fezollarin, duke mos pritur përfundimin e shqyrtimit gjyqësor lidhur me lejen e ndërtimit.

Etiketa: Buka sh.aemerald centerLirim Fezollaritra me pagese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U favorizua Lirim Fezollari/ GJKKO zgjat edhe me 3 muaj afatin e hetimeve për dosjen “Buka”

13:20 : 02/04/2025
AKTUALITET

U favorizua Lirim Fezollari, GJKKO i kthen SPAK dosjen “Buka”: Tre muaj kohë për plotësim hetimesh

13:59 : 10/12/2024
AKTUALITET

Dosja “Buka”/ Mbahet seanca paraprake për Ahmetajn, GJKKO vendos më 18 nëntor

12:44 : 04/11/2024
AKTUALITET

Ahmetaj në arrati, GJKKO pezullon për një vit procesin gjyqësor për dosjen “Buka”

10:49 : 16/02/2024
AKTUALITET

“Buka” u kthye në qendër tregtare/ SPAK gjyq për Ahmetajn, “fal” përfituesin Fezollari

10:47 : 16/01/2024
Arben Ahmetaj dhe Lirim Fezollari
AKTUALITET

“Buka”, caktohet data e seancës paraprake për Ahmetajn/ Asnjë akuzë ndaj Fezollarit

16:26 : 15/01/2024
Para

Rama çon fadromën tek “Arena Kombëtare”, procedohen penalisht 7 administratorë lokalesh

TË GJITHA

Zbulimi i arkeologëve: Lini, vendbanimi më i vjetër liqenor në Europë!

15:55 : 17/07/2025

Të shtëna me armë në Sarandë, plagosen dy persona

15:55 : 17/07/2025

Mosha për të drejtën e votimit ulet në 16 vjeç në Britaninë e Madhe

15:46 : 17/07/2025

Liga e Konferencës/ Egnatia përballet me Dinamo Minsk në turin e dytë

15:41 : 17/07/2025

Daja i Shabanit humbet mundësinë për t’u bërë deputet/ Kandidatja e Lapajt kërkon mandatin, kërkesë KQZ

15:41 : 17/07/2025

Paradoksi i ekonomisë shqiptare/ Rritet turizmi, por ulen edhe importet edhe prodhimi vendas

15:40 : 17/07/2025

Teuta e bën zyrtare, Albi Doka firmos me durrsakët

15:32 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com