Triumfi me përmbysje 2-1 në duelin e kthimit ndaj Sherif Tiraspol, nuk i ka mjaftuar Prishtinës. Skuadra kryeqytetase është eliminuar në raundin e parë të Ligës së Europës, si pasojë e humbjes 4-0 në duelin e parë të luajtur në Moldavi.
Për sa i përket përballjes së sotme e cila përfundoi me rezultatin 2-1, vlen të theksohet fakti se të 3 golat u shënuan në pjesën e dytë.
Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Serobian në minutën e 51-të, teksa Prishtina përmbysi rezultatin falë golave të Namanit dhe Ahmetit në minutat 56 dhe 65.
Te skuadra e Sherif Tiraspol, na minuta e parë u aktivizua ish-sulmuesi i Elbasanit, Amarildo Gjoni, i cili u zëvendësua në minutën e 57-të, ndërkohë që po në minutën e 57-të, u aktivizua nga stoli mesfushori shqiptar Mija.