Eksperti i pronave, Valdrin Pjetri, tha se në 15 vitet e fundit jugu i Shqipërisë është prekur shumë nga falsifikimet e dokumenteve të pronësisë, përfshirë edhe tokat truall që janë shpërndarë sipas ligjit të tokës bujqësore.
I ftuar në emisionin “Log”, i ftuar për çështjen “Shqiptarët dhe pronësia”, Pjetri tha se shumë prona me dokumente të falsifikuara janë regjistruar në hipotekë dhe kanë marrë leje ndërtimi, gjë që e bën shumë të vështirë korrigjimin e situatës. Një problem tjetër janë dokumentet e vjetra që ruhen në arkiva dhe paraqiten si pronësi aktuale, duke shkaktuar konfuzione dhe probleme ligjore.
Në disa raste, dokumente të viteve ’30 përdoren si prova pronësie, megjithëse ato janë vetëm pjesë e arkivit familjar. Kjo ka sjellë shumë raste ku prona mbivendoset dhe krijohen konflikte në gjykata.
Valdrin Pjetri përmendi edhe problemet që kanë lindur pas viteve ’90, kur toka u shpërnda nga Komiteti Ekzekutiv, duke përfshirë edhe raste ku toka është shitur pa të drejtë. Në këto raste, toka pritet të kalojë në pronësi të bashkive.
Në përfundim, Pjetri tha se falsifikimet e dokumenteve dhe përdorimi i dokumenteve të vjetra kanë krijuar shumë probleme ligjore dhe praktike në sistemin e pronësisë në Shqipëri, sidomos në jug të vendit.
Valdrin Pjetri: Në vitin 2020, është ASHK që lëshon titujt e pronësisë për tokat e pandara të patrajtuara me ligjin 7501, është task force e ngritur që i propozon ASHK dhe titullin e pronësisë e lëshon ky institucion.
Komiteti ekzekutiv pas viteve 90-91, shpërndau disa toka në përdorim, në Shkodër, Sarandë, madje në një moment të caktuar që ne kemi hasur problem gjatë trajtimit të disa rasteve, ishte shitja e pronës nga komiteti ekzekutiv, ku qyteti i paguante paratë, por nuk kishte të drejtë shitje të pronës.
Në vitin 2019, në ASHK i dhamë rëndësi zyrës së ankesave dhe unifikuam ankesat nga gjithë vendi dhe aty ndërhymë me akte nënligjore.
Në rastet kur tokat shiteshin nga komiteti ekzekutiv, ne parashikuam që këto prona t’i kalonin në pronësi bashkive.
Dy janë dokumentet që janë falsifikuar më shumë në 15 vitet e fundit kryesisht në pjesën e jugut të Shqipërisë, akti i tokës së marrë në pronësi të falsifikuara pafund është arritur deri aty që është lëshuar në zbatim të ligjit të tokës bujqësore në tokë truall nga nxitimi nga babëzia dhe ato janë regjistruar në hipotekë, kanë hyrë për leje ndërtimi.
Nuk ke ci bën nuk e riparon dot pasojën e prodhuar. E dyta është marrë një dokument i vjetër deri në vitet ‘30, është futur në arkivë si pjesë e familjes x a y, është paraqitur te agjencia e kthimit të pronave në cilësinë e sih- pronarit, sipas ligjit bënë një korrespondencë me arkivën qendrore dhe dalin me një vendim. Ka dokumenta që janë drejt së vërtetës. Mos harrojmë që dhe gjykatat kanë prodhuar shumë mbivendosje.