VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Romë, 35 të plagosur

Lexo edhe:

35 persona mbetën të plagosur pas një shpërthimi në një pikë karburanti në lindje të Romës.  Sipas mediave italiane, shpërthimi u pasua nga një zjarr i madh.

Shpërthimi ndodhi në një shpërndarës gazi në Via dei Gordiani, në Prenestino.

Mediat lokale raportojnë se shërbimet e emergjencës , përfshirë policinë, një zjarrfikës dhe një ndihmës mjekësor, janë midis të plagosurve.

Ka raportime se një shpërthim dytësor ndodhi në vendngjarje. Ndërsa stacioni i afërt i metrosë, Teano, është mbyllur ndërsa ndërtesat pranë shpërthimit kanë pësuar gjithashtu dëme.

Banorët ikën menjëherë nga shtëpitë e tyre, ndërsa dëshmitarët okularë raportuan një erë të fortë gazi para shpërthimit të parë.

Lajme të lidhura

Para