• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Gardianët kamufluan vetëvrasjen, mbaroi në duart e tyre”, dëshmia shokuese për vrasjen në Burgun e Reçit

20:55 : 03/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Një dëshmi shokuese, e fortë nga një ish i dënuar, ka nxjerrë zbuluar një mori institucionesh, të cilat kanë tentuar që të fshehin një ngjarje të rëndë kriminale brenda Burgut të Reçit.

Pjerind Ndoci ka qenë dëshmitar okular më datë 29 qershor 2024, ditë kur 6 gardianët e Reçit rrahën për vdekje të dënuarin Edmond Piraniqi.

Emisioni Fiks Fare vijoi të investigojë ngjarjen e rëndë, disa ditë pasi Prokuroria e Shkodrës dërgoi dosjen në gjykatë, duke marrë të pandehur 6 punonjës, me akuzën e kryerjes së veprimeve arbitrare dhe shkaktim vetëvrasje. Në dosje shkruhet se i burgosuri u rrah para se të tentonte të vriste veten në qeli. Në kamera, shkruan prokuroria, duken veprimet në grup të gardianëve që kapin prej flokësh dhe e godasin me shkelma. Në dosje janë edhe detaje që, i burgosuri i ka pasur këmbët në tokë kur u gjet në dhomën e izolimit.

Pas transmetimit të këtij investigimi, në redaksinë e emisionit Fiks Fare telefonoi një ish i burgosur, Pjerind Ndoci. Pjerindi ka qenë në izolim më datë 29 qershor 2024, në dhomën përballë ku qëndronte po në izolim edhe Edmondi. Ai thotë se Mondi shau doktorin dhe më pas doktori shau të burgosurin. Më pas polici i shërbimit lajmëroi grupin e gatshëm që kanë ardhur menjëherë.

“5 gardianë u futën në dhomën e Mondit dhe e qëlluan për gati 15 deri 20 minuta. Më pas e morën zvarrë në korridor dhe para derës së qelisë sime i ra pantofla. Gjendja e Mondit ishte tepër e rëndë, në gjendje tepër të rënduar dhe me kokën varur. Gardiani e ka qëlluar në korridor dhe e futi më pas në një dhomë tjetër izolimi, duke e qëlluar përsëri” thotë Pjerindi.

Lexo edhe:

Denoncimi i babait: Djali im ndodhet në koma, e rrahën gardianët në Burgun e Reçit

Ai dëshmoi me zë dhe figurë, për kamerën e emisionit Fiks Fare, se gardianët e Burgut të Reçit kanë kamufluar vetëvrasjen.

“Mondi s’kishte takat të vriste veten. Ata gardianët e bënë sikur vrau veten. Unë kam dëshmuar edhe për Avokatin e Popullit dhe Komitetin e Helsinkit. Prokuroria s’më ka marrë në pyetje. Disa ditë pas ngjarjes më kanë transferuar në Tiranë. Jam i gatshëm të dëshmoj për të gjitha këto edhe në prokurori” thotë ish i burgosuri.

Pas kësaj dëshmie, ish i burgosuri flet në telefon me babanë e Edmond Piraniqit. Pjerindi i tregon ngjarjen që s’ka vrarë veten, por ia kanë bërë gardianët që e rrahën. Lulzimi i thotë se do të vijë në Shqipëri pasi është në Francë dhe do t’i marrë dëshminë. Pjerindi i thotë se është i gatshëm të dëshmojë dhe të japë rrëfimin e tij edhe ligjërisht. Lulzimi e falënderon dhe i kërkon numrin e telefonit./ Fiks Fare-Top Channel

Etiketa: burgosuriburgu recitEdmond PiraniqitPjerindi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimi i babait: Djali im ndodhet në koma, e rrahën gardianët në Burgun e Reçit

21:38 : 03/07/2024
Para

SHBA/ Kongresi miraton mega-projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

TË GJITHA

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025

Horoskopi, e premte, 4 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/07/2025

Mbyllen mbi 500 biznese në dy vite në Korçë

22:56 : 03/07/2025

Më të mira kundër fryrjes së stomakut, zbuloni 6 ushqimet më të mira për të lehtësuar shqetësimet

22:51 : 03/07/2025

Presidenti i Lille e konfirmon zyrtarisht: Zhegrova ka kërkuar largimin!

22:47 : 03/07/2025

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

22:43 : 03/07/2025

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com