• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore

14:03 : 03/07/2025
në BOTA

Agjencia e mbrojtjes civile në Gazë njoftoi se forcat izraelite vranë të paktën 25 persona të enjten, përfshirë 12 në një sulm ndaj një shkolle që strehonte palestinezë të zhvendosur nga lufta që po hyn në muajin e saj të 22-të.

Izraeli ka zgjeruar së fundmi operacionet ushtarake në Rripin e Gazës, ku lufta që nga tetori i vitit 2023 ka shkaktuar kushte të rënda humanitare dhe ka zhvendosur thuajse të gjithë popullsinë prej mbi dy milionë banorësh.

Shumë prej tyre janë strehuar nëpër objekte shkollore, por këto objekte janë goditur shpesh nga sulme ajrore izraelite, të cilat ushtria i arsyeton duke thënë se synojnë militantë të Hamasit që fshihen mes civilëve. Të enjten në qytetin e Gazës, zyrtari i mbrojtjes civile, Mohammad al-Mughayyir, tha për AFP:

“Kemi 12 dëshmorë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, dhe një numër i madh të plagosurish nga një sulm ajror izraelit mbi shkollën Mustafa Hafez, e cila strehon të zhvendosur, në lagjen Al-Rimal”

Pamjet e AFP-së tregonin fëmijë të vegjël që endeshin nëpër ndërtesën e djegur e të shkatërruar, mes grumbujsh me mbetje të karbonizuara që ende lëshonin tym.

Lexo edhe:

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

Irani arrestoni 21,000 persona gjatë luftës me Izraelin

Grupe palestinezësh po kërkonin mes rrënojave dhe mobilieve të dëmtuara që mbulonin dyshemenë. E kontaktuar nga AFP, ushtria izraelite tha se po shqyrtonte raportin, si dhe një tjetër incident në Gazën qendrore, ku sipas Mughayyir-it, të shtënat izraelite vranë persona që po kërkonin ndihma humanitare.

Sipas tij, të shtënat vranë gjashtë persona dhe lanë “një numër të madh të plagosurish” në një zonë ku shpërndaheshin ndihma. Ky është vetëm një nga një sërë incidentesh të përgjakshme që kanë prekur njerëz që përpiqen të marrin ndihmat e pakta në dispozicion.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua të mërkurën se do të zhdukë Hamasin, organizata militante palestineze e shpallur terroriste nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, e cila nisi luftën me sulmin e saj ndaj Izraelit në vitin 2023, megjithëse Hamasi ka thënë se po shqyrton propozime të reja për armëpushim nga ndërmjetësuesit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se përpjekja më e fundit për armëpushim, e cila synon një ndalim fillestar 60-ditor të luftimeve, ka mbështetjen e Izraelit. Sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, që nxiti ofensivën izraelite, rezultoi me vdekjen e 1,219 personave, shumica civilë, sipas një përllogaritjeje të AFP-së bazuar në të dhënat zyrtare izraelite.

Fushata ushtarake hakmarrëse e Izraelit ka shkaktuar deri më tani vdekjen e të paktën 57,012 personave në Gaza, gjithashtu shumica civilë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Kombet e Bashkuara i konsiderojnë këto të dhëna si të besueshme./ REL

Etiketa: gazeizraelLufta

Lajme të lidhura

BOTA

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

16:09 : 13/08/2025
BOTA

Irani arrestoni 21,000 persona gjatë luftës me Izraelin

18:41 : 12/08/2025
BOTA

Të paktën 24 persona të vrarë, intensifikohen sulmet izraelite në Gaza

14:33 : 12/08/2025
BOTA

Deputetja përjashtohet nga Parlamenti i Zelandës së Re pasi kërkon ndëshkimin e Izraelit

12:05 : 12/08/2025
BOTA

Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

13:39 : 10/08/2025
BOTA

Mijëra njerëz protestojnë nga Jeruzalemi në Tel Aviv: Të ndalohet tani lufta në Gaza

09:30 : 10/08/2025
Para

Kroacia thirrje shtetasve të saj që të mos udhëtojnë në Serbi!

TË GJITHA

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025

PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham dyfishon shifrat

22:17 : 13/08/2025

Zjarret në jug, bilanci i dëmeve në blegtori: Qindra zgjoje bletësh dhe dhjetëra krerë bagëtish të ngordhur

22:02 : 13/08/2025

Finalja e Superkupës/ Tottenham e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj PSG-së

21:52 : 13/08/2025

Zjarr i fuqishëm në Ermenj të Gramshit, banorët kërkojnë ndihmë urgjente

21:44 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com