• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?

Pas sulmeve amerikane në Iran vazhdon të mbetet e paqartë sa të rënda ishin dëmet. Trump pretendon se impiantet bërthamore janë shkatërruar plotësisht. Të tjerë - përfshirë Izraelin - janë shumë më të rezervuar.

08:50 : 26/06/2025
në BOTA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon të jetë i bindur se sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit “i shkatërruan ato plotësisht” dhe e kthyen programin bërthamor të Teheranit “në disa dekada prapa”. Në takimin e NATO-s në Hagë, Trumpi tha se regjimi iranian: “nuk do të ndërtojë më bomba për një kohë të gjatë”.

Po ashtu Trump i quajti njoftimet e New York Times dhe CNN, se prej sulmeve programi bërthamor i Iranit ishte penguar vetëm për disa muaj si “lajme të rreme” dhe përdori fyerje ndaj gazetës dhe stacionit televiziv.

Dëmtime jo shkatërruese

New York Times dhe CNN kishin njoftuar se sipas vlerësimeve fillestare të shërbimeve sekrete bombardimet amerikane gjatë fundjavës nuk arritën t’i shkatërronin objektet bërthamore nëntokësore të Iranit. Sipas raportit të shërbimeve sekrete prej bombardimeve ishin shkatërruar vetëm hyrjet e objektit Fordo, por jo vetë ndërtesat nëntokësore.

Fotografi satelitore e centralit bërthamor Fordo në Iran, ku janë shënuar me jeshile: hyrja e shkatërruar për në objektin nëntokësor, me të kuqe krateret që supozohet se janë shkaktuar prej bombave
Pamje satelitore e centralit bërthamor Fordo në Iran, me jeshile: hyrja e shkatërruar e objektit nëntokësor, me të kuqe krateret që supozohet se janë shkaktuar prej goditjes së bombaveFotografi: Planet Labs/dpa/picture alliance

Raporti pesëfaqësh i shërbimeve sekrete supozon gjithashtu se para se të nisnin sulmet Irani i kishte zhvendosur rezervat e tij të uraniumit të pasuruar në zona të tjera, shkruan New York Times.

Lexo edhe:

Irani shpall përfundimin zyrtar të marrëveshjes bërthamore 10-vjeçare

Analiza: Vendet e BE-së kanë 5 vite kohë për t’u përgatitur për luftë me Rusinë, çfarë parashikon plani

Vlerësim i kujdesshëm nga Izraeli

Izraeli dha një vlerësim të kujdesshëm lidhur me efektin e sulmeve. “Është ende shumë herët për të gjykuar rezultatet e operacionit”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin. Por ai shtoi: “Unë besoj se i kemi dhënë një goditje serioze programit bërthamor. E kemi kthyer atë disa vite prapa.”

Irani flet për dëme të rënda

Ministria e Jashtme iraniane deklaroi se dëmet në impiantet bërthamore ishin të rënda. Një zëdhënës i tha Al Jazeeras se nuk mund të jepte asnjë detaj, por se sulmet prej bombave bunkerë-shkatërruese ishin të forta dhe dëmet të rënda.

IAEA kërkon të inspektojë

Sqarime për gjendjen mund të japë Agjencia e OKB-së për Energjinë Bërthamore, IAEA. Ajo po këmbëngul që t’i lejohet sa më shpejt të jetë e mundur hyrja në impiantet bërthamore të sulmuara.

Austri 2025 | Shefi i IAEA-s, Rafael Grossi
Shefi i IAEA-s, Rafael Grossi: Kthimi i inspektorëve në Iran ka përparësi kryesore.Fotografi: Joe Klamar/AFP/Getty Images

Shefi i IAEA-s, Rafael Grossi, tha se kthimi i inspektorëve të tij ka përparësi kryesore. Ata duhet të vlerësojnë efektet e sulmeve dhe të verifikojnë rezervat e uraniumit të pasuruar, tha ai në një konferencë për shtyp pas një takimi të Kabinetit Austriak të Sigurisë në Vjenë. Kjo përfshin edhe tri impiantet e pasurimit të uraniumit.

Grossi pranoi se inspektimi i objekteve të dëmtuara nga lufta është i vështirë. Kurse radio-televizioni shtetëror i Iranit IRIB njoftoi se parlamenti në Teheran kishte vendosur që ta pezullojë përkohësisht bashkëpunimin me IAEA-n me seli në Vjenë./DW

Etiketa: Iranlufte

Lajme të lidhura

BOTA

Irani shpall përfundimin zyrtar të marrëveshjes bërthamore 10-vjeçare

09:56 : 19/10/2025
BOTA

Analiza: Vendet e BE-së kanë 5 vite kohë për t’u përgatitur për luftë me Rusinë, çfarë parashikon plani

15:36 : 16/10/2025
BOTA

Marrëveshja e paqes në Gaza, Izraeli: Një nga trupat e kthyer nga Hamasi nuk u përket pengjeve!

12:40 : 15/10/2025
BOTA

Komandanti i lartë ushtarak: Nuk do të ketë vendosje të trupave amerikane në Gaza!

21:05 : 11/10/2025
BOTA

Marrëveshja për paqen në Gaza, Kallas: Një shans i vërtetë për t’i dhënë fund luftës

13:20 : 09/10/2025
BOTA

Tmerri i 7 Tetorit 2023: Izraeli pas dy vitesh luftë në Gazë

08:22 : 07/10/2025
Para

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për refugjatët në Shqipëri

TË GJITHA

Serbi: Varësi nga nafta ruse dhe sanksione nga SHBA

13:25 : 19/10/2025

La Repubblica: Qendra për emigrantët në Shqipëri kushton mbi një milion euro për person

13:08 : 19/10/2025

Kapen me drogë dhe armë, arrestohen tre shqiptarë në Selanik

13:00 : 19/10/2025

Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë kërkon lirimin e menjëhershëm të Ulian Barjamit

12:45 : 19/10/2025

Grabitje spektakolare në muzeun e Luvrit, 3 persona marrin bizhuteritë nga koleksioni i Napoleon Bonapartit

12:29 : 19/10/2025

Kërcënimet ndaj Vokshit/ Rezoluta e EPP Women: Dhuna ndaj grave në politikë rrezik për demokracinë

12:11 : 19/10/2025

Zhupa: Policia e shtetit po dështon në garantimin e rendit dhe sigurisë në Sarandë

12:05 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com