• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ujërat e zeza të Tepelenës derdhen në shtratin e kristaltë të Vjosës

22:12 : 25/06/2025
në AKTUALITET

Përveç puseve të naftës, në bashkinë e Selenicës janë të pranishme edhe 13 miniera apo impiante që merren me nxjerrjen dhe përpunimin e rërës, zhavorrit bituminoz dhe gurit gëlqeror aktivitet i cili po ndikon negativisht në mjedis.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, këto aktivitete minerare janë përqendruar në zonën e lumit të Vjosës, ku depozitimi i mbetjeve ka krijuar tarraca artificiale në brigjet e tij, duke ndryshuar shtratin natyror të këtij lumi të egër.

“Ne kemi një lum të egër, pikërisht për këto karakteristika të tij që ai të ketë një shtrat të paprekur nga dora e njeriut. Kur industria ndërhyn dhe e ndryshon atë, do të thotë se po e cënojmë këtë ekosistem,” shprehet aktivistja mjedisore Besjana Guri për Inside Story.

Plani i menaxhimit për Parkun Kombëtar të Vjosës, që prej shtatorit 2024 ndodhet i pazbatuar në sirtarët e Ministrisë së Turizmit, parashikon ndërprerjen e disa prej këtyre aktiviteteve në përputhje me ligjin për zonat e mbrojtura. Por një sërë pengesash burokratike dhe mungesa e vullnetit politik po e pengojnë zbatimin e tij.

“Shumë nga aktivitetet e parashikuara në plan kërkojnë fonde të jashtëzakonshme. Një pjesë e tyre tejkalojnë kufijtë e parkut, çka kërkon bashkëpunim mes shumë institucioneve  dhe kjo mungon në Shqipëri,” shprehet studiuesi mjedisor Kristi Bashmilli.

Lexo edhe:

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

PD thërret nesër Kryesinë, në fokus zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit

Hidrologu i organizatës EcoAlbania, Olsi Nika, thotë se nuk mund të bashkëjetojnë industria e bitumit dhe naftës me një park kombëtar: “Disa aktivitete duhet të modifikohen, të tjera duhet të ndalohen plotësisht. Është i realizueshëm disiplinimi i tyre, por kërkon vullnet të fortë institucional.”

Sipas Nikës, ndotja nga industria e rëndë nuk është e pranueshme, pavarësisht nëse zona është apo jo park kombëtar: “Nuk mund të derdhësh naftën krudo në një lumë. Plani i menaxhimit përcakton një fazë të daljes nga operimi për disa aktivitete, por shumica duhet të përshtatet me rregullat e parkut.”

Moszbatimi i planit të menaxhimit lidhet edhe me ndryshimet e fundit në ligjin për zonat e mbrojtura. Ndërkohë që ekspertët përgatitnin planin për Parkun Kombëtar të Vjosës, një grup deputetësh socialistë iniciuan ndryshimet në nenet 16 dhe 33 të ligjit, duke zbutur mbrojtjen strikte që kishte më parë zona qendrore.

Me ligjin e ri, hapet rruga për investime dhe ndërhyrje industriale brenda zonave të mbrojtura, duke vënë në rrezik serioz integritetin e një prej pasurive më të çmuara natyrore të vendit./Top Channel

Etiketa: lumi vjosaTepeleneujerat e zeza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

18:36 : 07/10/2025
AKTUALITET

PD thërret nesër Kryesinë, në fokus zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit

16:11 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Braçi lidhje me politikën”/ Corriere della Sera: Sarchi u godit me shkop, u varros pa u kryer autopsia

19:07 : 02/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, mediat italiane: U dhunua për vdekje me shkop

14:02 : 02/10/2025
AKTUALITET

Tepelenë/ Regjistroi në mënyrë fiktive si pacient të dënuarin me arrest shtëpie, procedohet infermieri

19:07 : 01/10/2025
AKTUALITET

“Po negociohet me autorin”/ Artan Hoxha: Zona ku ndodhi vrasja e italianit, e mbushur me parcela kanabisi

22:30 : 30/09/2025
Para

Enea Mihaj në modë, dy skuadra italiane në gjurmët e mbrojtësit shqiptar

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com