• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sulmi kibernetik në Bashkinë Tiranë/ AKSK: Preku infrastrukturat dhe sistemet e informacionit

19:31 : 20/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me sulmin kibernetik të regjistruar ditën e sotme ndaj Bashkisë së Tiranës, ku pas sulmit dyshohet se qëndronte sërish grupi “Homeland Justice”.

AKSK thotë se sulmi kibernetik ka prekur disa prej infrastrukturave dhe sistemeve të informacionit të Bashkisë Tiranë, ku si pasojë, incidenti ka ndikuar në mosfunksionimin normal të disa prej shërbimeve dhe aplikacioneve që administrohen nga kjo bashki.

Më tej thuhet se së bashku me Policinë e Shtetit është ngritur një grup i posaçëm pune, i përbërë nga ekspertë, e cila ka filluar punën për të zbardhur ngjarjen, si dhe për rikthimin në gjendje pune të sistemeve të prekura nga hakerimi.

Deklarata e plotë

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se ditën e sotme është konstatuar një incident kibernetik që ka prekur disa prej infrastrukturave dhe sistemeve të informacionit të Bashkisë Tiranë.

Lexo edhe:

Dokumenti/ Nënkryetari i Bashkisë Blendi Sulaj shkeli lejen e viles me pishinë, por ASHK e çertifikoi

Paralajmëron Google: Mos përdorni Wi-Fi publik, rrezikoni llogaritë bankare

Nga vlerësimi paraprak, incidenti ka ndikuar në funksionimin normal të disa shërbimeve dhe aplikacioneve që administrohen nga kjo bashki.

Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit për rastin, AKSK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha hapat e parashikuara nga procedurat operative të reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të dedikuar pune, i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike. Ky grup ka nisur menjëherë punën në terren në bashkëpunim të ngushtë me stafin teknik të Bashkisë Tiranë për të:

• Kryer analizën fillestare të komprometimit të infrastrukturës dhe identifikimin e pikave të hyrjes së sulmit;
• Izoluar dhe kufizuar përhapjen e ndikimit në sistemet e tjera të ndërlidhura;
• Ndërmarrë masat e para për rikthimin e funksionimit të sistemeve të goditura;
• Hartuar rekomandimet e para për përmirësimin e sigurisë dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës në infrastrukturat përkatëse.

Aktualisht, punonjësit e AKSK-së janë në terren dhe në koordinim të plotë me autoritetet vendore, Policinë e Shtetit, si edhe AKSHI-n për analizën e malware-t si edhe me institucionet përgjegjëse, për të siguruar një rikthim sa më të shpejtë dhe të sigurt të sistemeve në funksionalitet të plotë.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dënon çdo akt që cënon infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbetet i përkushtuar në garantimin e integritetit, konfidencialitetit dhe disponueshmërisë së sistemeve të teknologjisë së informacionit në Republikën e Shqipërisë.

Në vijim do të ofrojmë përditësime të mëtejshme mbi ecurinë e hetimeve dhe masat e ndërmarra, në përputhje me zhvillimet dhe informacionin e konfirmuar teknikisht.

Për çdo informacion zyrtar, qytetarët dhe mediat ftohen të referohen vetëm në kanalet zyrtare të AKSK.

Etiketa: AKSKAutoriteti Kombëtar për Sigurinë KibernetikeBashkiaBashkia e TiraneshakerHakerimiHimeland Justicesulmi kiberneti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dokumenti/ Nënkryetari i Bashkisë Blendi Sulaj shkeli lejen e viles me pishinë, por ASHK e çertifikoi

21:54 : 13/11/2025
Teknologji

Paralajmëron Google: Mos përdorni Wi-Fi publik, rrezikoni llogaritë bankare

12:22 : 12/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, avokatët e Veliajt: Mund të burgosni një person, por jo të vërtetën e tij

13:17 : 08/11/2025
AKTUALITET

“SPAK i vë ‘kërbaçin’ Veliajt”, Hoxha: I shton 3 dosje të reja, inceneratorët dhe…

22:31 : 03/11/2025
AKTUALITET

Sakot zaptojnë Jugun/ Njëri vëlla fushatë për bashkinë, tjetri merr 3 tendera brenda javës me kompaninë 2T

21:03 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

10:25 : 01/11/2025
Para

Merkato, Liverpool siguron mbrojtësin e majtë për 46 milionë euro

TË GJITHA

Atentati në Rinas, Lala: Zona në black out, po hetohet për përfshirje të zyrtarëve

21:55 : 14/11/2025

U zhvatën 30 mijë euro dy grave, kush janë mashtruesit që hiqeshin si amerikanë

21:44 : 14/11/2025

‘Tete Albania’ s’pyet për bashki e ministri, merr bakër pa leje dhe pushon 62 minatorë

21:30 : 14/11/2025

219 milionë lekë “në erë”! Banorët e Gurit të Bardhë pa ujë edhe pas investimit të ri

21:22 : 14/11/2025

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025

Ndërtimi i portit të Vlorës/ Balluku i dha koncensionin 60 mln euro punëtorit pensionist të Salillarit

21:07 : 14/11/2025

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com